Departamenti i Ekonomiksit ofron një kurrikulum formues në diplomat:
- Bachelor në Ekonomiks,
- Master Profesional Ekonomiks në Sipërmarrje,
- Master Shkencor në Ekonomiks.
Diplomat të cilat janë të orjentuara drejt tregut të punës, u garantojnë studentëve një formim cilësor dhe të qendrueshem si shkencor dhe profesional të bazuar tek një staf pedagogjik të kualifikuar brenda dhe jashte vendit, qoftë ky stafi efektiv i departamentit apo tek profesorët e ftuar.
Departamenti i Ekonomiksit në sajë të projekteve dhe programeve nderkombëtare si ERASMUS, TEMPUS, Jean Monnet, etj, është partner me mjaft Universitetete të huaja perëndimore në Gjermani, SHBA, Angli, Itali, Francë, Spanje etj, duke ofruar mundësinë që studentët tanë të jenë përfitues të bursave të këtyre programeve shkëmbimi.
Departamenti i Ekonomiksit, aktualisht ka 7 pedagogë efektivë nga të cilët 1 Profesor Doktor, dhe 6 Doktorë shkencash, si edhe staf akademik të ftuar me profesorë dhe personalitete ndër më në zë brenda dhe jashtë vendit.
Kjo guidë përmban një pasuri informacionesh të rëndësishme për shumë nga aspektet e studimit në Degën e Ekonomiksit pranë Universitetit të Vlorës “Ismail Qemali”.
Ne shpresojmë që kjo guidë tju japë përgjigje për shumicën e pyetjeve tuaja, por ne ju inkurajojmë që të vizitoni Departamentin për një kontakt më të drejtpërdrejtë pasi jemi gjithmonë këtu për t’ju ndihmuar dhe orientuar në lidhje me gjithçka të rëndësishme mbi departamentin tonë.
- Prezantimi Hyrës
Nëpërmjet studimit të teorisë ekonomike, politike, dhe institucionet, qëllimi i departamentit është të rrisë aftësinë e studentëve për të menduar objektivisht, në mënyrë kritike, dhe imagjinative, për të inkurajuar kuriozitet intelektual dhe dëshirë për dije, për të rritur aftësinë për të identifikuar, për të marrë, organizuar dhe interpretuar të dhënat përkatëse objektivisht, dhe për të zhvilluar aftësitë efektive të komunikimit me gojë dhe me shkrim.
Kurrikula në ekonomiks përmban një grup bazë të kurseve teorike, një seri kursesh mbi aftësitë sasiore, dhe kurse specializimit në terren që përfshijnë aplikimet e teorisë ekonomike dhe analizën sasiore për fushat kryesore të studimit brenda disiplinës.
Studenti, kur studion ekonomiks, si në nivelin Bachelor ashtu edhe në nivelin e dytë të studimeve, duhet të ketë aftësi të caktuara. Këto janë:
- Aftësi abstraksionimi: Aftësia e balancimit midis thjeshtimit dhe gjetjes së lidhjes në zgjidhjen e problemeve;
- Aftësi deduktive: Aftësia për të punuar nisur nga supozimet dhe për të bërë argumente logjike;
- Aftësi për të ndërtuar diagrama: Aftësinë për të njohur marrëdhëniet dhe për ti paraqitur ato në diagrama, dhe të jetë i aftë për të sqaruar atë që tregojnë dhe nuk tregojnë diagramat;
- Aftësi matematikore: Aftësia për të kuptuar dhe paraqitur parimet ekonomike duke përdorur simbolet dhe ekuacione të thjeshta matematikore.