• +355 33 222288
  • info@univlora.edu.al

Njoftime ne UniVlora

Vizitë studimore nga pedagogë të Departamentit të Drejtësisë, UV në Universitetin e Salentos

UniVlora

Pedagogë të Univeristetit të Vlorës, Departamenti i Drejtësisë, gjatë muajit maj, zhvilluan një vizitë studimore në Universitetin e Salentos, Itali, me temë “AI in Education: Ethics, Innovation, and Practical Implementation” në kuadër të zbatimit të projektit EDUFAIR, së bashku me partnerë nga Shqipëria dhe Kosova.

Përfaqësues të këtij Departamenti, pasi u njohën me eksperiencën e Universitetit të Salentos mbi sfidat dhe risitë që sjellë aplikimi i Inteligjencës Artificiale në Edukim, diskutuan më gjerësisht rreth impaktit të inteligjencës artificiale në procesin e mësimdhënies dhe mësimnxënies, si dhe mbi implementimin e strategjive efektive si, Plani i Veprimit mbi Edukimin Digjital (2021-2027). Shkëmbimi i njohurive me stafin akademik të Universitetit të Salentos, ishte një përvojë e vlefshme në kuadrin e eksplorimit dhe garantimit të mëtejshëm të rregullave etike në përdorimin e moderuar të inteligjencës artificiale.

Gjatë vizitës studimore u inkurajua diskutimi i hapur, u propozuan zgjidhje konkrete dhe u ndërtuan ura bashkëpunimi për Universitetin e Vlorës në të ardhmen. Në fjalën e mbajtur, Koordinatorja e Projektit Prof. Asoc. Jonida Mehmetaj, ndër të tjera, prezantoi dhe ofertën akademike të Departamentit të Drejtësisë, duke ftuar studentët e pranishëm të zgjidhnin programet tona të studimit, të cilat janë konkurruese dhe në përputhje me ekzigjencat e tregut të punës.

Konsolidimi i bashkëpunimit mes universiteteve do të vijojë të intensifikohet edhe në ëorkshop-in e radhës, i cili do të mbahet në Fakultetin e Shkencave Humane, si pjesë thelbësore e ndërveprimit akademik dhe gjithëpërfshirjes së aktorëve politikbërës, shoqërisë civile dhe strukturave të biznesit, të cilat tashmë e kanë të ndërlidhur agjendën e tyre me inteligjencën artificiale.

Projekti “Përparimi i arsimit të lartë cilësor në Ballkanin Perëndimor përmes lehtësimit të Integrimit të IA në Mësimdhënie, Mësimdhënie dhe Kërkim” – #EDUFAIR (Numri i projektit 101175331) është një projekt ambicioz, me një konsorcium prej 8 partnerësh nga Ballkani Perëndimor dhe BE, të financuar nga Programi i Edukimit të Lartë në Tiranë të Evropës.


Partnerët:

UNIVERSITETI “ISMAIL QEMALI”, VLORE
SCiDEV
KOLEGJI PROFESSIONAL I TIRANËS
QENDRA SHKENCE DHE INOVACION PER ZHVILLIM CCIS
QENDRA PER STUDIME KRAHASUESE DHE NDERKOMBETARE
UNIVERSITETI “FAN S NOLI”
UNIVERSITETI KADRI ZEKA,
KOLEGJI UNIVERSUM
UNIVERSITA DEL SALENTO
UNIVERSITETI I STUDIMEVE TË BIBLIOTEKAVE DHE TEKNOLOGJIVE TË INFORMACIONIT

UniVlora
Trajnim për pajisjen e monitorimit të ajrit KUNAK!
UniVlora
Dita Botërore e Dhurimit të Gjakut
UniVlora
Takim me Z. Scott Miller – Ekspert Ndërkombëtar në Politikë Fiskale dhe Zhvillim Ekonomik

Programet Tona

Scroll to top