• +355 33 222288
  • info@univlora.edu.al

Njoftime ne UniVlora

Bursa Erasmus+ për staf akademik në "Gheorghe Asachi Technical University of Iaşi", Rumani

UniVlora

Thirrje mobiliteti për stafin e UV-së në “Gheorghe Asachi Technical University of Iaşi” në Rumani.

Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë në bashkëpunim me “Gheorghe Asachi Technical University of Iaşi” hap thirrjen për mobilitete stafi në kuadër të Programit Erasmus+KA171 ICM.

Mobiliteti përfshin:
  • Lloji i mobilitetit: Mësimdhënie.
  • Numri i kuotave: 1 (një).
  • Periudha e mobilitetit: 7 ditë (5+2) gjatë semestrit pranverë 2025.
  • Dieta ditore: 140 Euro/ditë.
  • Shpenzime udhëtimi: 275 Euro. Shpenzimet e udhëtimit përllogariten në bazë të largësisë sipas linkut: https://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/resources/distance-calculator_en
Kriteret për aplikantët:
  • Personel akademik i punësuar me kontratë me angazhim me kohë të plotë me afat të pacaktuar në UV, i cili lidhet me fushat sipas kodeve ISCED në marrëveshjen ndër-institucionale: 0713 Electricity and energy dhe 0715 Mechanics and metal trades.
  • Njohja e gjuhës angleze ose rumune minimumi niveli B2.
Kriteret dhe procedura e përzgjedhjes:

Stafi do të përzgjidhet në bazë të skemës së miratuar në rregulloren “Për Implementimin e Marrëveshjeve Ndër-institucionale në Kuadër të Programit Erasmus+ KA171 International Credit Mobility’’(https://univlora.edu.al/wp-content/uploads/2019/05/Vendim-Senati-nr.-19.pdf)

Dokumentet e nevojshme për aplikim:
  • Formular i aplikimit.
  • Kopje të pasaportës.
  • Vërtetim punësimi.
  • CV në gjuhën angleze.
  • Certifikata e gjuhës së huaj që vërteton njohjen e gjuhës së huaj të kërkuar sipas marrëveshjes së mobilitetit. Përjashtim nga ky detyrim bëjnë stafi që është i diplomuar për gjuhë angleze.
  • Vërtetim nga Rektori / Dekani i Fakultetit tuaj që ju lejon të shkëputeni për të kryer mobilitetin.
Dokumentet duhet të dorëzohen pranë Sektorit të Marrëdhënieve me Jashtë pranë Rektoratit, Kati i II-të brenda datës 28/04/2025.

Më shumë informacion mbi universitetin pritës gjendet në linkun tuiasi.ro/

Për më shumë informacion rreth skemës së mobilitetit dhe mënyrës së aplikimit mund të kontaktoni me Sektorin e Marrëdhënieve me Jashtë (international@univlora.edu.al ).

Formularin e aplikimit shkarkojeni këtu:
Formular staf akademik

Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë ju uron suksese!

UniVlora
Bursa Erasmus+ për studentë në “Romanian Naval Academy Mircea cel Batran”, Rumani
UniVlora
Leksion i hapur me pjesëmarrjen e Akademisë së Forcave të Armatosura
UniVlora
Raporti i analizës së rezultateve të pyetësorit të Alumni-t

Programet Tona

Scroll to top