A mund të kryej një transferim?
1. Universiteti i Vlorës lejon mundësi për transferime të
studentëve midis programeve të të njëjtit cikël, brenda vetë
institucionit apo institucioneve të ndryshme të arsimit të lartë, si
dhe për transferime nga programet e mëparshme në programe të studimeve
të ciklit të parë.
2. Vendimi për njohjen e plotë ose të pjesshme të krediteve të
grumbulluara nga një student, me qëllim vazhdimin e studimeve, i takon
Fakultetit që pranon studentin, sipas kritereve të përcaktuara në
rregulloren e tij.
Si mund të kryhet transferimi i studentëve?
Transferimet drejt Universiteteve të tjera
Studentët e Universitetit Ismail Qemali të Vlorës të cilët duan
të tranferohen në universitete të tjera të vendit, në të njëjtën degë
dhe sistem, paraqesin kërkesën në zyrën e rregjistrimit per terheqjen e
listes se notave.
Pas përgjigjes së pranimit nga universiteti pritës, përcillet
dokumentacioni i plotë i studentit; detyrimet e shlyera me notat
përkatëse, dëftesa e shkollës së mesme, dokumentacioni i bursës, etj.
Pas kryerjes së transferimit studenti humb statusin e studentit të Universitetit.
Transferimet për në Universitetin e Vlorës
Për studentët që duan të transferohen në Universitetin Ismail Qemali të Vlorës, komisioni i ekuivalentimit, i ngritur pranë çdo Departamenti, mbi bazën e dokumentacionit që dërgon universiteti përkatës, përcakton detyrimet që do të ketë studenti, nëse pranohet në atë degë, sipas planit mësimor në fuqi si dhe njohjen e shlyerjes së lëndëve me ekuivalencë.