Kurset e detyruara

Kërkesat për Titullin "Doktor" (Titulli PhD)

Titulli "Doktor" është një titull Kërkues dhe akordohet në bazë të evidencimit të aftësive të përgjithshme, përkushtimit specifike në një fushë të caktuar, dhe veçanësisht në aftesinë e investigimit të pavarur sic mund të tregohet në prezantimin e një dizertacioni kërkues origjinal me një cilësi të lartë. Si rrjedhim, Programet e Doktoraturës janë më fleksibël e të ndryshëm nga programet e Titujve të tjerë të studimit.

Kërkesat kryesore: Programi duhet të unifikohet në funksion të një objektivi të qartë, ai duhet të gëzojë aprovimin e pjesës më të madhe të komitetit të Aprovimit të brendshëm studentor, dhe duhet të konsistojë në një sasi të caktuar kreditesh për kërkimet e Doktoraturës.

Trasferimi i Krediteve: I shtohen një programi Doktorature jo më shumë se 30 kredite të një Titulli Master, të një istitucioni tjetër. Nësë studenti zotëron një Titull Master në një lëndë të ndryshme nga Programi i Doktoraturës, vlerësimi i Master-it nuk do të përfshihet në program, me përjashtim të rastit kur njësia akademike i apelohet dekanatit të Universitetit. Të gjitha kurset, përveç titullit Master, të kryera pranë universiteteve të tjera për të qenë të referushëm për Titullin PhD duhet të kryen pranë një istitucioni një leshon titullin "Doktor" dhe duhet të aprovohen si kredite-titulli nga Universiteti i Vlorë-s. Të gjithë kurset, për të qenë të trasferueshëm duhet të jenë në nivel diplome, të vlerësuar me 8 apo më shumë, apo të vlerësuar me gërma, B apo më mirë, dhe duhet te jetë e vërtetueshme lidhja e drejtëpërdrejtë me titullin që kërkohet. Të gjitha këto kërkesa duhet të paraqiten nëpërmjet një peticioni të Komitetit te Mbikqyrjes jo më vonë se simestri i III i studimeve PhD. Numri total i krediteve (përshirë dhe 30 kreditet e Master-it) që mund të trasferohen nuk mund të jetë më shumë se 45, dhe gjithësesi studenti duhet të japë provimin kualifikues pranë Universitetit të Vlorës.