Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë, shpall njoftimin për konkurim të hapur, për vendin e lirë të punës:
“Personel ndihmësakademik me karakter administrativ me kohë të plotë, në pozicionin “Specialist Sondazhesh” pranë Sektorit të Sigurimit të Brendshëm të Cilësisë dhe Akreditimit, në Universitetin “Ismail Qemali” Vlorë.
DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË
Roli dhe misioni i “Specialistit të Sondazheve” pranë Sektorit të Sigurimit të Brendshëm të Cilësisë dhe Akreditimit është i lidhur ngushtë me përmirësimin e vazhdueshëm të cilësisë në Universitetin “Ismail Qemali”. Ky specialist ka një funksion thelbësor në mbledhjen, analizimin dhe interpretimin e të dhënave që lidhen me performancën dhe përmbushjen e standardeve të cilësisë dhe akreditimit dhe do të ketë këto të detyra:
- Krijimi dhe Zhvillimi i Sondazheve
- Administrimi dhe Koordinimi i Sondazheve
- Përpunimi dhe Analiza e të Dhënave të Sondazheve
- Raportimi dhe Paraqitja e Rezultateve
- Koordinimi i Sondazheve të kënaqësisë së studentëve
- Mbështetje për vlerësimin e cilësisë dhe strategjive të Universitetit.
- Organizimi i Aktiviteteve të Sondazheve dhe Anketave
- Pjesëmarrja në Hartimin e strategjive të Kërkimit dhe Cilësisë.
- Detyra të tjera, të caktuara nga përgjegjësi i sektori.
KRITERE TË VEÇANTA QË DUHET TË PLOTËSOJË KANDIDATI PËR “SPECIALIST SONDAZHESH” JANË:
- Të zotërojë diplomë të nivelit "Bachelor" dhe "Master" me fushë të papërcaktuar arsimi, me mesatare jo me te ulët se 7.5 e përbashkët për të dyja nivelet e diplomës .
- Të këtë njohuri të mira në një prej gjuhëve të Bashkimit Europian të certifikuara ose me dëshmi të dokumentuara (Anglisht, Gjermanisht, Italisht, Spanjisht dhe Frëngjisht), preferohet gjuha angleze;
- Të ketë të paktën 5 vite eksperiencë pune në administrat publike (vërtetuar me librezē pune)
- Të ketë njohuri të mira praktike në përdorimin e programeve baze të kompjuterit (vërtetuar me diplomë/certifikatë)
KRITERE SHTESE:
- Të ketë njohuri të mira për rregullat e organizimit të administrates dhe funksionimit të veprimtarisë administrative në përgjithësi dhe të UV-së në veçanti.
- Te jenë të hapur dhe bashkëpunues për të punuar në grup
KRITERE TË PËRGJITHSHME QË DUHET TË PLOTËSOJË/ KANDIDATI/ËT
- Të jetë shtetas/e shqiptar/e.
- Të zotrojë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur.
- Të ketë zotësi të plotë për të vepruar.
- Të jetë i aftë nga ana shëndetësore për të kryer detyrën përkatëse.
- Të zotëroj aftësitë e nevojshme profesionale për vendin e punës për të cilin konkuron;
- Të ketë aftësi të mira komunikuese etiko-profesionale, të bashkëpunimit dhe të punës në grup me kolegët dhe eprorët;
- Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë të Gjykatës për kryerjen e një vepre penale me dashje si dhe të mos jetë person nën hetim për vepra të rënda penale;
- Kandidati nuk duhet të ketë patur background negativ në eksperiencat e mëparshme në punë dhe të mos jenë marrë ndaj tij masë disiplinore “largim nga puna”;
- Të mos jetë në proces gjyqësor me Universitetin “Isamil Qemali” Vlorë;
- Të mos ketë vepruar ose propaganduar në drejtim të prishjes së imazhit të Universitetit “Ismail Qemali” Vlorë dhe autoriteteve/organeve drejtuese të saj, në median vizive dhe/apo të shkruar, rrjetet sociale etj.
DOKUMENTACIONI I KËRKUAR QË DUHET TË DORËZOJË KANDIDATI:
- Letër interesi për pozicionin (formulari i aplikimit i plotësuar nga aplikanti, gjendet në adresën www.univlora.edu.al),
- Jetëshkrim/Curriculum Vitae,
- Diploma/t universitare (kopje te noterizuara),
- Lista e notave të studimeve universitare (origjinal),
- Dëshmi e kualifikimeve, trajnimeve apo specializimeve (kopje te noterizuara),
- Artikuj të botuar, projekte shkencore, etj,
- Libreza e punës ose vërtetim zyrtar për periudhën kohore të punësimit nga organi tatimor (origjinal ose kopje të noterizuar),
- Rekomandime nga profesor/profesor i asociuar ose/dhe punëdhënësi i fundit,
- Referenca që provojnë vlerësimet pozitive në punë,
- Dëshmi e njohjes e gjuhës së huaj (origjinal ose kopje të noterizuar),
- Dëshmi e njohjes se kompjuterit (origjinal ose kopje të noterizuar)
- Raport mjekësor për aftësinë në punë, lëshuar 3 muajt e fundit (origjinal),
- Vendim i gjendjes gjyqësore (dokument i lëshuar nga Ministria e Drejtësisë, Gjykata e Rrethit Gjyqësor dhe Prokuroria e Rrethit Gjyqësor ku kandidati ka vendbanimin),
- Letërnjoftimi ID (fotokopje.
Shënim: Diplomat, çertifikatat, gradat dhe titujt e fituar në institucione të huaja arsimore, të shoqërohen me çertifikatën e njehsimit, bazuar në nenin 92 të Ligjit nr. 80/2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e Arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”.
Kandidatët të cilët dorëzojnë dokumentacion të pa noterizuar, ose kanë mungesë në dokumentacion nuk do të merren në shqyrtim nga komisioni
MËNYRA E APLIKIMIT
Dokumentat duhet të dorëzohen vetëm nëpërmjet shërbimit postar në adresën: Universiteti “Ismail Qemali”, Vlorë, Sektori i Burimeve Njerëzore dhe Protokoll-Arkivës.
Aplikim për punësim/pozicioni i punës: “Specialist Sondazhesh” pranë Sektorit të Sigurimit të Brendshëm të Cilësisë dhe Akreditimit Lagjja “Pavarësia”, Rr. “Kosova” 9400 Vlorë, Shqipëri
AFATI PËR APLIKIM
✓ Afati për të aplikuar është 10 ditë kalendarike. Ky afat fillon nga dita e parë e shpalljes në faqen zyrtare të internetit të UV-së. (njoftimi do të publikohet në datën 17.06.2025 dhe afati përfundon në datën 26.06.2025).
✓ Dokumentacioni i dorëzuar në shërbimin postar pas datës 26.06.2025, do t’i kthehet aplikantit pa veprime.
FAZAT NË TË CILËN DO TË KALOJË KONKURIMI
Konkurimi do të kryhet në dy faza: 1. Vlerësimi i dosjes dhe 2. Intervista me gojë:
1. Vlerësimi i dosjes parashikon verifikimin e dokumentave nëse kandidatët plotësojnë kushtet dhe kërkesat për vendin vakant, vlerësimin e arsimimit, përvojës në punë, trajnimet e kualifikimet e lidhura me fushën përkatëse si dhe vlerësimet pozitive;
2. Intervista e strukturuar me gojë, e kryer drejtëpërsëdrejti me kandidatin i jep mundësi komisionit të vlerësojë më në thellësi kandidatin përtej asaj që paraqitet në CV ose letër motivimi, me qëllim vlerësimin e aftësive komunikuese, karakterin, cilësitë, motivimin, dhe përshtatshmërinë e kandidatit me pozicionin që do të aplikojë.
MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE
Struktura e ndarjes së pikëve të vlerësimit të kandidatëve, është si më poshtë vijon:
- 70 pikë për vlerësimin e dokumentacionit të dorëzuar, e ndarë në: 30 pikë arsimimi, 20 pikë përvojë në punë, 10 pikë për trajnime apo kualifikime të lidhura me fushën përkatëse, 10 pikë për vlerësimet e rezultateve individuale në punë.
- 30 pikë intervista e strukturuar me gojë, ku, me një grup të njëjtë pyetjesh për të gjithë kandidatët, vlerësohen njohuritë, aftësitë dhe formimi i tyre.
MËNYRA E NJOFTIMIT DHE KOMUNIKIMIT ME KANDIDATËT
Komunikimi dhe njoftimi i kandidatëve do të mundësohet nga zyra e burimeve njerëzore të UV-së nëpërmjet postës elektronike.
You need to be sure there isn't anything embarrassing hidden in the repeat predefined chunks as nessing hidden in the repeat predefined chunks as necessary, making this the first true generator on the Internet.