Thirrje mobiliteti për stafin e UV-së në “International Center of Professional Studies” në Serbi.
Universiteti “Ismail Qemali”, Vlorë në bashkëpunim me “International Center of Professional Studies” hap thirrjen për mobilitete stafi në kuadër të Programit Erasmus+KA171 ICM.
Mobiliteti përfshin:
- Lloji i mobilitetit: Mësimdhënie.
- Numri i kuotave: 2 (dy).
- Periudha e mobilitetit: 7 ditë (5+2) gjatë semestrit pranverë 2025.
- Dieta ditore: 140 Euro/ditë.
- Shpenzime udhëtimi: 180 Euro. Shpenzimet e udhëtimit përllogariten në bazë të largësisë sipas linkut: https://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/resources/distance-calculator_en
Kriteret për aplikim:
- Personel akademik i punësuar me kontratë me angazhim me kohë të plotë me afat të pacaktuar në UV, i cili lidhet me fushat sipas kodeve ISCED në marrëveshjen ndër-institucionale: 0913 Nursing and Midwifery.
- Njohja e gjuhës angleze minimumi niveli B2.
Kriteret dhe procedura e përzgjedhjes:
Stafi do të përzgjidhet në bazë të skemës së miratuar në rregulloren “Për Implementimin e Marrëveshjeve Ndër-institucionale në Kuadër të Programit Erasmus+ KA171 International Credit Mobility’’(https://univlora.edu.al/wp-content/uploads/2019/05/Vendim-Senati-nr.-19.pdf)
Dokumentet e nevojshme për aplikim:
- Formular i aplikimit.
- Kopje të pasaportës.
- Vërtetim punësimi.
- CV në gjuhën angleze.
- Certifikata e gjuhës së huaj që vërteton njohjen e gjuhës së huaj të kërkuar sipas marrëveshjes së mobilitetit. Përjashtim nga ky detyrim bëjnë stafi që është i diplomuar për gjuhë angleze.
- Vërtetim nga Rektori / Dekani i Fakultetit tuaj që ju lejon të shkëputeni për të kryer mobilitetin.
Dokumentet duhet të dorëzohen pranë Sektorit të Marrëdhënieve me Jashtë pranë Rektoratit, Kati i II-të brenda datës 17.04.2025.
Më shumë informacion mbi universitetin pritës gjendet në linkun international.iceps.edu.rs
Formularin e aplikimit mund ta shkarkoni këtu. Për më shumë informacion rreth skemës së mobilitetit dhe mënyrës së aplikimit mund të kontaktoni me:
- Prof. Asoc. Enkelejd Mëhilli, Koordinator i marrëveshjes (mechili@univlora.edu.al)
- Sektorin e Marrëdhënieve me Jashtë (international@univlora.edu.al)
You need to be sure there isn't anything embarrassing hidden in the repeat predefined chunks as nessing hidden in the repeat predefined chunks as necessary, making this the first true generator on the Internet.