Fakulteti i Ekonomise

Mirë se erdhët në Fakultetin e Ekonomisë së Universitetit “Ismail Qemali” Vlorë

Fakulteti i Ekonomise, i akredituar nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, ofron programe Bachelor në Financë, Administrim Biznesi, edhe në Manaxhim Turizmi tek një grup studentësh të talentuar dhe të afirmuar.

Fakulteti i Ekonomise u ofron studentëve tanë mundësinë të studjojnë dhe të punojnë me një staf akademik të perkushtuar dhe me një kurikulum akademik që është përgatitur për të përmbushur nevojat e biznesit global, gjithmonë në ndryshim. Në klasat tona përgjatë studimeve tuaja do të ndjeni energji pune dhe do të keni përkushtim të plotë nga stafi akademik i fakultetit. Fakulteti i Ekonomise ju ofron një vlerë të jashtëzakonshme për ndërtimin e një kariere fitimprurëse.

Ju lutem të eksploroni  pjesën  tjetër të faqes tonë të internetit  për t’u informuar më shumë rreth programeve tona, stafit akademik, aktivitetet, dhe gjerësia e mundësive që ky univeristet ju ofron.