Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë, bazuar në Urdhërin nr.221 datë 27.11.2024 të Rektorit, shpall njoftimin për konkurim të hapur, për vendin e lirë të punës në Universitetin “Ismail Qemali” Vlorë:
Personel administrativ me kohë të plotë, në pozicionin “Shofer”, pranë Sektorit të Shërbimeve, Drejtoria e Shërbimeve Mbështetëse, në Universitetin “Ismail Qemali” Vlorë.
Detyrat dhe përgjegjësitë
- Të zbatojë në kohë dhe me cilësi detyrat e ngarkuara nga eprori direkt;
- Të mbajë kontakt të rregullt me eprorët e linjës per çdo problem disipline, furnizimi apo kërkesë të çfarëdoshme;
- Të shënojë çdo lëvizje në fletët e udhëtimit;
- Përmbushë çdo detyrë tjetër apo porosi (me shkrim dhe me gojë) të eproreve të linjës, që nuk përbëjnë shkelje ligjore dhe nuk cënojnë dinjitetin e punonjësit;