Në kuadër të festave të fundvitit , Departamenti i Infermise dhe Kujdesit Shendetesor, Fakulteti i Shëndetit, realizuan aktivitetin promocional: “Dhuro kohë dhe dashuri”
Bota e çdo fëmije është e veçantë dhe unike , çdo fëmijë në imagjinatën e tij krijon personazhet me të cilët dëshiron të kalojë kohën dhe thur ëndërra për të ardhmen duke kultivuar kështu një personalitet që do ta bëjë atë të identifikueshëm në shoqëri.
Jeta është një udhëtim i gjatë, një lojë sfiduese e viteve dhe kohës por çdo minutë që kalojmë me fëmijët i ndihmojmë ata të përforcojnë qëndrime dhe sjellje të cilat do t’i marrin me vete për vite me radhë .
Eshtë emocion i veçante të jesh prane fëmijëve dhe të dhurosh për ta kur sheh sytë e tyre të shkëlqejnë nga emocioni se cili do jetë miku i tyre i ri.
Eshtë kaq e lehtë të dhurosh dashuri, nuk duhet shumë, thjeshtë dhuro pak nga koha jote dhe një buzëqeshje.
Krijimi i një atmosfere të bukur dhe argëtuese për fëmijët ishte qëllimi i aktivitetit që u zhvillua në Kopshtin Nr 7, Vlorë nga studentet e vitit te dyte bachelor Infermieri & Mami, të cilët kishin përgatitur dhurata për secilin fëmije të këtij kopshti.