Thirrje për mobilitet studimi për studentë në kuadër të Programit “Erasmus +” për komponentin KA1 International Credit Mobility.
Universiteti “Ismail Qemali”, Vlorë në bashkëpunim me Universitetin Anadolu (Anadolu University) në Turqi në kuadër të Programit “Erasmus+” për komponentin KA1, fton të gjithë studentët e UV-së të aplikojnë për mobilitet studimi.
Llojet e mobilitetit përfshijnë:
– Shkëmbimin e studentëve për studim.
– Kohëzgjatja: 5 muaj
– Numri i mobiliteteve: 1 (një)
– Periudha e mobilitetit: Semestri “Vjeshtë” i vitit akademik 2022-2023
– Bursa: 800 Euro/muaj
– Shpenzime udhëtimi: 275 Euro
Shpenzimet e udhëtimit përllogariten në bazë të largësisë sipas linkut: https://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/resources/distance-calculator_en
Kriteret për aplikantët:
– Të jetë student “Bachelor” (përjashtohen studentët e vitit të parë) në Ekonomiks, Histori, Mësuesi për Arsim Parashkollor dhe Mësuesi për Arsimin fillor.
– Të jetë student “Master” në Ekonomiks, Histori, Mësuesi për Arsim Parashkollor dhe Mësuesi për Arsimin Fillor, Master i shkencave në Drejtësi, Master i shkencave në Marrëdhënie ndërkombëtare (program 2-vjecar), Master profesional në Shkenca administrative (program 2-vjecar), Master profesional në mësuesi për Gjuhë Angleze.
Kriteret e përzgjedhjes:
Studentët do të përzgjidhen në bazë të skemës së miratuar në rregulloren “Për
Implementimin e Marrëveshjeve Ndër-institucionale në Kuadër të Programit “Erasmus+” KA107 International Credit Mobility’’, sipas kritereve të mëposhtme:
– Merita akademike.
– Kompetenca gjuhësore.
– Pjesëmarrja në mobilitete në të njëjtin cikël studimi.
Kritere të tjera shtesë:
– Prioritet do t’u jepet studentëve që u përkasin grupeve me diversitete sociale ekonomike, gjinore, racore, ngjyre, aftësi të veçanta, etj.
– Barazia gjinore (aty ku është e mundur, të përzgjidhen kandidatë të barabartë në numër për nga gjinia).
Dokumentet e nevojshme për aplikim:
– Formular aplikimi.
– Kopje e dokumentit identifikues / pasaportë.
– Vërtetim studenti.
– Transkript notash.
– Letër motivimi.
– Dokument që vërteton njohjen e gjuhës angleze, minimumi niveli B1.
– Dokument që vërteton aftësinë e kufizuar (nëse e dispononi).
– Dokument që vërteton që studenti është anëtar i komunitetit rom ose egjiptian (nëse e dispononi).
– Dokument që vërteton që studenti vjen nga familje që trajtohen me ndihmë ekonomike ose bursë nga shteti (nëse e dispononi).
Dorëzimi i dokumentave të aplikimit kryhet në një nga mënyrat e mëposhtme:
– Elektronikisht (të skanuara në formatin pdf) në adresat:
– Dorazi pranë Sektorit të Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë pranë Rektoratit, Kati i I-rë.
Afati i fundit i aplikimit është 17/04/2023.
Procedura e përzgjedhjes:
· UV ngre një komision ad-hoc, i cili do t’i rendisë kandidatët në bazë të skemës së pikëzimit si dhe kritereve të thirrjes.
· Kandidatët fitues do të njoftohen prej SPMJ-së në adresën e tyre të email-it.
· Kandidatët aplikues kanë të drejtën e ankimimit kundër vendimit të komisionit ad-hoc pranë Rektorit brenda 5 (pesë) ditëve nga marrja e njoftimit.
· Në përfundim të afatit të ankimimit, SPMJ përcjell listën e studentëve të nominuar pranë Universitetit pritës.
· Studentët e përzgjedhur do të kontaktohen prej universitetit pritës për të vazhduar më tej me procedurat e nevojshme.
Përpara fillimit të mobilitetit studentët fitues plotësojnë një dokument të quajtur Learning Agreement (Marrëveshje që vendoset midis studentit që aplikon, universitetit të origjinës si dhe universitetit prites, në të cilën paracaktohen kurset me kreditet përkatëse sipas kriterit të numrit minimal të krediteve që studenti do të ndjekë gjatë semestrit në universitetin pritës, të cilat do t’i njihen në përfundim të tij dhe në vijim të studimeve në universitetin e origjinës).
KUJDES! Studenti, i cili do të kryejë gjatë një semestri mobilitetin në universitetin pritës, duhet të zgjedhë lëndë ekuivalente/ngjashme me ato që do të zhvillonte në UV në po atë semestër. Kreditë të pazgjedhura nga studentët që aplikojnë për mobilitet, për shkak të ndryshimeve midis programeve të studimit të UV-së dhe atyre të universitetit pritës, mbeten pjesë e detyrimeve akademike të programit të studimit që ndjek studenti aplikant të cilat ai/ajo duhet t’i shlyejë sipas rregulloreve përkatëse të UV-së.
Më shumë informacion mbi universitetin pritës gjendet në linket:
Për më shumë informacion rreth skemës së mobilitetit dhe mënyrës së aplikimit mund të kontaktoni me:
· Sektorin e Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë (international@univlora.edu.al)
Universiteti “Ismail Qemali”, Vlorë ju uron suksese!
FORMULAR APLIKIMI STUDENT Anadolu