Merrni një diplomë profesionale brenda një periudhe të shkurtër dhe përgatituni për tregun e punës me aftësi specifike dhe praktike për industrinë . ....
Zbuloni një gamë të gjerë programesh të ciklit të parë që ofrojnë njohuri të thelluara dhe aftësi praktike për një karrierë të suksesshme....
Thelloni ekspertizën tuaj me studime të avancuara në fusha të ndryshme dhe zhvilloni kompetencat për tregun e punës dhe kërkimin shkencor ...
Ngjituni në nivelin më të lartë akademik, duke zhvilluar aftësi kërkimore dhe duke kontribuar me studime origjinale. Me mbështetjen e profesorëve dhe përfshirjen në projekte kombëtare e ndërkombëtare, do të formoheni si ekspertë të pavarur, gati për të udhëhequr zhvillimet shkencore dhe inovacionin në akademi, industri dhe shoqëri.
Bëhuni pjesë e Universitetit "Ismail Qemali", Vlorë dhe nisni rrugëtimin tuaj akademik drejt një të ardhmeje të suksesshme.
Zgjidhni nga një gamë e gjerë programesh studimi të përshtatura për tregun e punës dhe zhvillimin profesional.
Zhvillimi i Kërkimit Shkencor paralelisht me mësimdhënien është një nga shtyllat kryesore të metodës së mësimdhënies sonë.
Eventet në Universitetin "Ismail Qemali" të Vlorës synojnë të nxisin bashkëpunimin akademik, inovacionin dhe angazhimin e studentëve në disiplina të ndryshme.
Jeni të ftuar të na bashkoheni në bisedën e hapur që do të zhvillohet.
Universiteti “Ismail Qemali” i Vlorës, në bashkëpunim me Raiffeisen Bank Albania, do të organizojë më datë 3 nëntor 2025, sesionin interaktiv me temë: “Edukim Financiar me Raiffeisen Youth”.
Nga auditorët në inxhinierët e sigurisë të së nesërmes. Fuqia fillon këtu!
Gjatë periudhës 30-vjeçare të ekzistencës së vet, Universiteti Ismail Qemali i Vlorës ka bërë përpjekje serioze e të vazhdueshme për rritjen e nivelit të mësimdhënies dhe të veprimtarisë kërkimore shkencore.
Universiteti "Ismail Qemali", Vlorë ka nënshkruar një numër të konsiderueshëm marrëveshjesh në kuadër të programit Erasmus + KA1. Me anë të këtyre marrëveshjeve UV-ja synon të rrisë shkëmbimin e studentëve, personelit akademik, personelit ndihmësakademik dhe personelit administrativ.