FE – Departamentet

Fakulteti i Ekonomisë, i akredituar nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, ofron programe Bachelor në Financë, Administrim Biznesi dhe Manaxhim Turizëm tek një grup studentësh të talentuar dhe të afirmuar.

Fakulteti i Ekonomise u ofron studentëve tanë mundësinë të studjojnë dhe të punojnë me një personel akademik të përkushtuar dhe me një kurikulum akademik që është përgatitur për të përmbushur nevojat e biznesit global, gjithmonë në ndryshim. Në klasat tona përgjatë studimeve tuaja do të ndjeni energji pune dhe do të keni përkushtim të plotë nga personeli akademik i fakultetit. Fakulteti i Ekonomisë ju ofron një vlerë të jashtëzakonshme për ndërtimin e një kariere fitimprurëse.

Ju lutem të eksploroni  pjesën  tjetër të faqes tonë të internetit  për t’u informuar më shumë rreth programeve tona, stafit akademik, aktivitetet, dhe gjerësia e mundësive që ky univeristet ju ofron.

 Departamenti i Financës dhe Kontabilitetit

Mbledh së bashku një grup me studentë të talentuar dhe pedagogë që punojnë në fushat që janë të rëndësishme dhe koherent mbi kërkimet që sot në menaxhimin e riskut, çmimit të aseteve, qeverisjen e korporatave dhe strategjitë, mbi jetën financiare të bizneseve, etj.

Këto fusha interesi kanë një lidhje të përbashkët me nocionin e riskut. Risku ndikon në të gjitha aspektet e aktiviteteve ekonomike dhe financiare dhe është në qendër të teorisë financiare.

Ne tentojmë të zhvillojmë njohuritë në këtë fushë dhe të pajisim studentët tanë me një program të pasur dhe të gjerë studimi që do t’i përgatisë për sukses në karrierën e tyre profesionale.

Studentët e Diplomuar të Departamentin e Financës dhe Kontabilitetit mund të punësohen si: analist financiar, këshillues për financat personale, kontabilist, këshillues për fiskalitetin, Kontabël i miratuar, Ekspert kontabël, Analist buxheti, Agjent/Broker, Vlerësues, Drejtues pasurish, Këshillues/Analist, Drejtues ndërtimi,si dhe në pozicione të tjera si në tregun e letrave me vlerë dhe shërbimeve financiare.

Studentët mund të gjejnë shumë mundësi për punë në fusha të tilla si: Bankat Tregëtare, Kompanite Financiare, Planifikimi Financiar, Sigurime, Bankat Investuese, Menaxhimi i Fondeve, etj.

Departamenti i Biznesit

Synon të ofrojë një formim të shkëlqyer akademik për të përgatitur profesionistët e ardhshëm të cilët do të kontribuojnë në zhvillimin rajonal dhe kombëtar të vendit. Përmes bashkëpunimit me njësi të tjera të Universitetit tonë, organizata të ndryshme, universitete të tjera brenda dhe jashtë vendit ne pretendojmë të ofrojmë njohuri, sjellje dhe aftësi akademike duke kontribuar në përgatitjen e profesionistëve në fushën e biznesit. Ne u sigurojmë studentëve tanë:

  • Cilësi në mësimdhënie dhe përdorimin e formave bashkëkohore;
  • Përgatitje të lartë profesionale;
  • Krijimin e mundësive të studentëve tanë për punësim dhe vazhdimin e një niveli Master pas përfundimit të ciklit 3-vjeçar;
  • Zhvillimin e aktiviteteve kërkimore shkencore;
  • Pjesëmarrje dhe përfaqësim dinjitoz në aktivitete kombëtare dhe ndërkombëtare;
  • Prezantim cilësor të departamentit: Artikuj Shkencor të botuar, Libra të botuar, konferenca në të cilat kanë referuar.

Departamenti i Biznesit përgatit specialistë të lartë për çdo sektor së fushës të ekonomisë. Studentët përgatiten me njohuritë e nevojshme në të gjitha disiplinat shkencore që kanë të bëjnë me menaxhimin, organizimin dhe administrimin e burimeve financiare, operacionale dhe atyre njerëzore.

Departamenti i Ekonomiksit

Interesi për Ekonomiksin si degë është në rritje dhe kjo për arsye se Ekonomiksi është i dobishëm për mënyrën e të menduarit që u mëson studentëve njohuri të veçanta që ai përçon. Mënyra ekonomike e të menduarit është analitike, e qartë, konciz dhe rigoroz.

Njerëzit që studiojnë në ekonomiks janë të aftë në zgjidhjen e problemeve, sepse ata mësojnë të identifikojnë problemet, të përcaktojnë zgjidhje alternative, të përcaktojnë se çfarë të dhënash janë të rëndësishme dhe të peshojnë objektivisht kostot dhe përfitimet në marrjen e vendimeve.

Përveç kësaj për të përvetësuar një mënyrë të dobishme të të menduarit, dega e ekonomiksit studion një sërë temash të cilat kanë implikime të rëndësishme për vendimet menaxheriale. Ekonomistët studiojnë se si janë ndërmarrë vendimet e bizneseve dhe vendimet personale në kushte të një informacioni të pasigurt dhe jo të plotë, dhe sigurojnë informacione në brendësi të problemit duke përfshirë edhe planifikimin afat-shkurtër dhe atë afat-gjatë.

Një program i fortë si në aspektin teorik dhe në aspektin e aplikuar të ekonomiksit u mundëson studentëve të përdorin njohuritë e tyre për të kuptuar sjelljen ekonomike dhe siguron një bazë për vlerësimin e politikës ekonomike. Studentët fitojnë njohuri edhe mbi institucionet ekonomike si dhe një kuptim të mënyrës se si funksionon një sistem kompleks ekonomik. Këto aftësi mund të aplikohen në përmbushjen e përgjegjësive të punës në një shumëllojshmëri sektorësh dhe grupe profesionesh.

Ekonomistët kanë mundësi punësimi në banka dhe në institucione të tjera financiare, pranë firmave konsulente, organizatave kombëtare dhe ndërkombëtare, apo dhe agjensive qeveritare në të gjitha nivelet, si dhe në universitete.

Diploma të cilat ofrohen nga ky Fakultet janë;

Departamenti i Biznesit:

BSc në Administrim Biznesi

BSc në Manaxhim Turizmi

BSc në Marketing

MP në Administrim Publik

MP Sipermarrje në Turizem

MP në Marketing

MS në Administrim Biznesi

 

Departamenti i Financës dhe Kontabilitetit;

BSc në Financë

BSc në Kontabilitet

MP në Financë

MP në Kontabilitet

MS ne Financë

MS në Pasuri të Paluajtshme

 

Departamenti i Ekonomiksit:

BSc në Ekonomiks

MP Ekonomiks në Sipërmarrje

MS në Ekonomiks