Ky fakultet disponon në ambjentet e tij dy laboratore të sherbimit infermieror, laboratorin e infermierisë bazë dhe një laborator të anatomisë normale. Të dy këta laboratorë janë të kompletuar me një set pajisjesh bazë për të praktikuar procedurat Bazë të Infermieritikës dhe për të lehtësuar përvetësimin e njohurive anatonike bazë. Praktika mësimore është një eksperiencë tjetër e cila ndiqet gjatë tre viteve akademike. Gjatë saj studentet infermierë aplikojne parimet shkencore të infermierisë si dhe përvetësojnë rolin e infermierit në shërbimet shëndetësore. Qëllimi kryesor I praktikës mësimore është nxitja e të mësuarit në rolin profesional në situatë reale, nëpërmjet praktikimit dhe integrimit të njohurive teorike në praktiken profesionale në shërbimet shëndetësore.
Departamenti i Infermierisë
Është një nga Departamentet më të vjetër të Universitetit “Ismail Qemali” Vlorë, i hapur në kuadrin e Fakultetit të Infermierisë qysh në hapat e para të këtij Universiteti në vitin 1994.
Gjithnjë e më tepër po rriten kërkesat për një asistencë infermierore bashkëkohore, në përputhje me nevojat e zhvillimit dhe shëndetit komunitar. Spektri i kompetencave infermierore po vjen duke u zgjeruar vazhdimisht dhe programet që ne ofrojmë synojnë formimin e specialistëve të infermieristikës për të sotmen e për të ardhmen.
Departamenti ynë ofron mundësi jo vetëm për formimimin infermieror bazë, por edhe për karrierë infermierore të mëtejshme nëpërmjet diplomave të nivelit të dytë për mastera profesionale dhe shkencorë, ku përfshihen edhe studime në fushën e edukimit dhe menaxhimit infermieror. Diplomat që ofron ky department kanë qenë ndër më të kërkuarat në vite dhe aktualisht në këtë departament studiojnë mbi 500 studentë me kohë të plotë dhe 120 studentë me kohë të pjesshme.
Departamenti i Kujdesit Shëndetësor
Misioni i Departamentit të Kujdesit Shëndetësor, Fakulteti i Shëndetit Publik të Universitetit ‘Ismail Qemali’ Vlorë është të formojë profesionistë shëndeti të të gjitha niveleve akademike, të aftë për tu përshtatur me tregun e punës, brenda dhe jashtë vendit.
Qëllimet e tij janë:
- Të krijojë, të transmetojë, të zhvillojë e të mbrojë dijet me anën e mësimdhënies, kërkimit shkencor dhe shërbimeve komunitare.
- Të formojë specialistë të lartë në fushën e kujdesit shëndetësor, të kualifikuar dhe të përshtatshëm për tregun e punës në Shqipëri dhe në vende të tjera perëndimore.
- Të ofrojë mundësi për të përfituar nga arsimi gjatë të gjithë jetës (edukimi në vazhdimësi).
- Të ndikojë në shëndetin komunitar nëpërmjet programeve dhe aktiviteteve të promocionit shëndetësor.
- Të ndihmojë zhvillimin social në nivel rajonal dhe kombëtar.
- Të Integrojë mësimdhënien në Kërkim shkencor.
Qendra Studimore për Shëndetin Publik
Misioni i Qendrës Studimore për Shëndetin Publik në FSHP është të vlerësojë, të marri financime nga granti i punës kërkimore-shkencore dhe veprimtarive krijuese ku përfshihen fondet për kërkimin shkencor, të monitorojë dhe të administrojë studimet dhe projektet në fushën e Shkencës dhe të Kërkimit në Fakultetin e Shëndetit Publik.
Gjithashtu, Qendra Studimore e Shëndetit Publik ka si qëllim menaxhimin e projekteve dhe studimeve në fushën e Shëndetit Publik si dhe transferimin, modernizimin dhe rinovimin e teknologjive të tyre. Qendra do të funksionojë si një strukturë koordinuese për studime dhe projekte brenda Fakultetit të Shëndetit Publik dhe grupeve kërkimore shkencore të njësive të tjera bazë, dhe bashkëpunime me Drejtoritë e Shëndetit Publik dhe Institucione të ngjashme brenda dhe jashtë vendit bazuar në marrëveshjet bilaterale dhe multilaterale të bashkëpunimit midis Fakultetit të Shëndetit Publik dhe institucioneve të ndryshme.
Qendra Studimore e Shëndetit Publik për çështjet e përmbajtjes dhe të vlerësimit të studimeve e të projekteve, mbështetet me ekspertizë nga komisionet e përhershme për përcaktimin e politikave të kërkimit shkencor, që propozohen nga Drejtuesi i Qendrës dhe miratohen nga stafi akademik i qendres, në përputhje me rregulloren e funksionimit të kësaj qendre
Diploma të cilat ofron ky fakultet;
Departamenti i Infermierisë
BSc në Infermieri të Përgjithshme
MP në Infermieri Patologjike
MP në Infermieri Kirurgjikale
MSc në Shkenca Infermierore
Departamenti i Kujdesit Shëndetësor
BSc në Infermieri Mami
MP në Infermieri Pediatrike