-
EVENTI VIRTUAL ERASMUS+ KA107 – UNIVERSITETI I PADOVES.
- Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë, më datat 3 dhe 4 Nëntor 2020, mori pjesë në aktivitetin online “Si të menaxhojmë lëvizjen ndërkombëtare të krediteve (ICM) nën programin Erasmus+”, organizuar prej Universitetit të Padovës (UniPd) – Itali.Fal nismës të Prof. Ermal Feleqit si një ish student i UniPd, universiteti ka një marrëveshje ndër-institucionale në kuadër të programit Erasmus+ KA107 dhe ka patur një bashkëpunim të frytshëm prej vitit 2016.Aktiviteti kishte si qëllim krahas rrjetëzimit me kolegë nga e gjithë bota, të mbështesë institucionet për të përfituar sa më shumë nga projektet e Lëvizjes Ndërkombëtare të Kredive (ICM).
Prej këtij universiteti prestigjoz 800- vjeçar, Universiteti i Vlorës u zgjodh si Praktikë e mirë për të ndarë eksperiencën e tij në implementimin e ICM-ve, vlerësim ky, i cili na motivon akoma edhe më shumë për të punuar drejt ndërkombëtarizimit të institucionit tonë.
Sektori i Projekteve dhe Marrëdhëniveve me Jashtë si përfaqësuese e UV-së, prezantoi në këtë takim për të pranishmit një përmbledhje të dokumentave, instrumentave të prodhuar dhe përdorur në drejtim të ndërkombëtarizimit dhe vecanërisht të implementimit të ICM-ve, në përmbushje kështu edhe të Planit Strategjik të UV-së sipas Skenarit të Zhvillimit “Ndërkombëtarizimi” dhe Linjave strategjike të tij, duke rritur njëkohësisht vizibilitetin e UV-së ndërkombëtarisht.
- Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë, më datat 3 dhe 4 Nëntor 2020, mori pjesë në aktivitetin online “Si të menaxhojmë lëvizjen ndërkombëtare të krediteve (ICM) nën programin Erasmus+”, organizuar prej Universitetit të Padovës (UniPd) – Itali.Fal nismës të Prof. Ermal Feleqit si një ish student i UniPd, universiteti ka një marrëveshje ndër-institucionale në kuadër të programit Erasmus+ KA107 dhe ka patur një bashkëpunim të frytshëm prej vitit 2016.Aktiviteti kishte si qëllim krahas rrjetëzimit me kolegë nga e gjithë bota, të mbështesë institucionet për të përfituar sa më shumë nga projektet e Lëvizjes Ndërkombëtare të Kredive (ICM).
-
VIZITA MONITORUESE E PROJEKTIT ALMARS
- Zyra Kombëtare Erasmus+ në Shqipëri Në ambjentet e Qendrës së Kërkimit Shkencor pranë UV-së, në datën 11 Nëntor 2020 u zhvillua vizita monitoruese nga zhvilloi për projektin “Capacity Building for Blue Growth and curriculum development of Marine Fishery in Albania”- ALMARS i mbështetur nga programi Erasmus+ “Ndërtim Kapacitetesh për Arsimin e Lart”. Projekti, i përbërë nga 10 (dhjetë) partnerë, ka për objekt kryesor rritjen e industrisë së peshkimit detar në Shqipëri.Pjesëmarrës gjatë vizitës monitoruese ishin përfaqësues të Zyrës Kombëtare Erasmus+ në Tiranë, staf akademik dhe administrativ i UV-së anëtarë të grupit të punës së projektit, përfaqësues nga partnerë të tjerë shqiptarë të projektit përkatësisht nga Universiteti Bujqësor i Tiranës, Drejtoria e Shërbimeve të Peshkimit dhe Akuakulturës, AlbAdriatico2013 Ltd, si dhe në bashkëbisedim online përfaqësues nga Universitetit i Durrësit “Aleksandër Mojsiu” dhe Universiteti i Split-it i cili është dhe Kordinatori kryesor i projektit.Rëndësi të vecantë gjatë monitorimit ju kushtua ecurisë së projektit, objektivave të paketave të punës së projektit, aktiviteteve dhe punëve të zhvilluara deri më tani si dhe ndarjen e pengesave të hasura gjatë implementimit të tij.
Në takim, u theksua rrugëtimi për hapjen e programit të studimit Master i Përbashkët Profesional në Peshkimin Detar në Universitetin e Vlorës, Universitetin Bujqësor të Tiranës dhe në Universitetin e Durrësit; procesi i prokurimit të pajisjeve për hapjen e qendrave të trajnimit detar; pengesat e hasura dhe ndikimi i gjendjes së pandemisë në implementimin e projektit si dhe hapat dhe aktivitetet që do të vijojnë.Për më shumë informacion rreth projektit ALMARS vizitoni website-in: http://almars-project.eu/
- Zyra Kombëtare Erasmus+ në Shqipëri Në ambjentet e Qendrës së Kërkimit Shkencor pranë UV-së, në datën 11 Nëntor 2020 u zhvillua vizita monitoruese nga zhvilloi për projektin “Capacity Building for Blue Growth and curriculum development of Marine Fishery in Albania”- ALMARS i mbështetur nga programi Erasmus+ “Ndërtim Kapacitetesh për Arsimin e Lart”. Projekti, i përbërë nga 10 (dhjetë) partnerë, ka për objekt kryesor rritjen e industrisë së peshkimit detar në Shqipëri.Pjesëmarrës gjatë vizitës monitoruese ishin përfaqësues të Zyrës Kombëtare Erasmus+ në Tiranë, staf akademik dhe administrativ i UV-së anëtarë të grupit të punës së projektit, përfaqësues nga partnerë të tjerë shqiptarë të projektit përkatësisht nga Universiteti Bujqësor i Tiranës, Drejtoria e Shërbimeve të Peshkimit dhe Akuakulturës, AlbAdriatico2013 Ltd, si dhe në bashkëbisedim online përfaqësues nga Universitetit i Durrësit “Aleksandër Mojsiu” dhe Universiteti i Split-it i cili është dhe Kordinatori kryesor i projektit.Rëndësi të vecantë gjatë monitorimit ju kushtua ecurisë së projektit, objektivave të paketave të punës së projektit, aktiviteteve dhe punëve të zhvilluara deri më tani si dhe ndarjen e pengesave të hasura gjatë implementimit të tij.
-
VIZITA MONITORUESE E PROJEKTIT KNOWHUB
- Zyra Kombëtare Erasmus+ në Shqipëri zhvilloi në datën 10 Nëntor 2020, në ambjentet e Qendrës së Kërkimit Shkencor pranë UV-së, vizitën monitoruese të projektit “Reconnecting universities and enterprises to unleash regional innovation and entrepreneurial activity- KNOWHUB” i mbështetur nga programi Erasmus+ “Ndërtim Kapacitetesh për Arsimin e Lartë”.Pjesëmarrës gjatë vizitës monitoruese ishin përfaqësues të Zyrës Kombëtare Erasmus+ në Tiranë, staf akademik dhe administrativ i UV-së nën cilësinë e anëtarit të grupit të punës së projektit, si dhe në bashkëbisedim online përfaqësues nga Universiteti Europian i Tiranës.Gjatë vizitës monitoruese u diskutuan objektivat e projektit, cështjet që ky projekt adreson, arritjet/ aktivitetet e realizuar gjatë vitit të parë të implementimit të tij, hapat në vijim, rëndësia e qëndrueshmërisë së projektit dhe sesi do arrihet ajo pas përfundimit të tij. Në takim u theksua hapja e qëndrave të komercializimit (HUB) si dhe impakti që kjo qendër do të ketë në nivel lokal dhe jo vetëm.Projekti, i përbërë nga 11 (njëmbëdhjetë) partnerë ka për qëllim kryesor ngritjen e Qendrave të Komercializimit (HUB) në të gjitha universitetet pjesëmarrëse, që do të shërbejnë si një pikë ndërlidhëse midis IAL-ve dhe ndërmarrjeve/bizneseve dhe shoqërisë.
Risia e këtij projekti është një shërbim, që deri tani ka munguar në universitetet e shqiptarëve dhe jo vetëm.Për më shumë informacion rreth projektit KNOWHUB vizitoni website-in: https://knowhub.eu/
- Zyra Kombëtare Erasmus+ në Shqipëri zhvilloi në datën 10 Nëntor 2020, në ambjentet e Qendrës së Kërkimit Shkencor pranë UV-së, vizitën monitoruese të projektit “Reconnecting universities and enterprises to unleash regional innovation and entrepreneurial activity- KNOWHUB” i mbështetur nga programi Erasmus+ “Ndërtim Kapacitetesh për Arsimin e Lartë”.Pjesëmarrës gjatë vizitës monitoruese ishin përfaqësues të Zyrës Kombëtare Erasmus+ në Tiranë, staf akademik dhe administrativ i UV-së nën cilësinë e anëtarit të grupit të punës së projektit, si dhe në bashkëbisedim online përfaqësues nga Universiteti Europian i Tiranës.Gjatë vizitës monitoruese u diskutuan objektivat e projektit, cështjet që ky projekt adreson, arritjet/ aktivitetet e realizuar gjatë vitit të parë të implementimit të tij, hapat në vijim, rëndësia e qëndrueshmërisë së projektit dhe sesi do arrihet ajo pas përfundimit të tij. Në takim u theksua hapja e qëndrave të komercializimit (HUB) si dhe impakti që kjo qendër do të ketë në nivel lokal dhe jo vetëm.Projekti, i përbërë nga 11 (njëmbëdhjetë) partnerë ka për qëllim kryesor ngritjen e Qendrave të Komercializimit (HUB) në të gjitha universitetet pjesëmarrëse, që do të shërbejnë si një pikë ndërlidhëse midis IAL-ve dhe ndërmarrjeve/bizneseve dhe shoqërisë.
-
VIZITA MONITORUESE E PROJEKTIT BLUEWBC
- Në datën 10 Nëntor 2020, Zyra Kombëtare Erasmus+ në Shqipëri zhvilloi në ambjentet e Qendrës së Kërkimit Shkencor pranë UV-së, vizitën monitoruese të projektit “Sustainable development of Blue economies through higher Education and innovation in Western Balkan Countries – BLUEWBC” i mbështetur nga programi Erasmus+ “Ndërtim Kapacitetesh për Arsimin e Lart”.Pjesëmarrës gjatë vizitës monitoruese ishin përfaqësues të Zyrës Kombëtare Erasmus+ në Tiranë, staf akademik dhe administrativ i UV-së si anëtarë të grupit të punës së projektit dhe në bashkëbisedim online përfaqësues nga Universitetit i Tiranës dhe nga Drejtoria e Përgjithshme Detare.Gjatë takimit rëndësi të veçantë iu kushtua objektivave dhe rezultateve të pritshme të projektit, aktivitetet e zhvilluara, arritjet dhe sfidat gjatë implementimit të tij, pengesat e hasura në marrjen e fondeve, shpërdarja e buxhetit të projektit, plani për disiminimin dhe websiti i projektit, procesi i prokurimit të pajisjeve, pengesat e hasura në implementimin e projektit si dhe hapat dhe aktivitetet që do të vijojnë.Projekti BLUEWBC i përbërë nga 9 (nëntë) Partner ka për objektiva kryesore:
-Të rritet aftësia dhe kompetencat e arsimit të IAL në I&E duke synuar konceptin e
Ekonomisë Blu në Malin e Zi dhe në Shqipëri.
-Të sigurojë burime njerëzore kompetente në I&E në ekonominë blu dhe fushat përkatëse
-Të krijojë një mjedis mbështetës për I&E përmes bashkëpunimit midis IAL, partnerëve
industrialë dhe autoriteteve publike.
-Të forcojë reputacionin dhe njohjen e IAL-ve në lidhje me I&E në rajon dhe ndërkombëtar.Për më shumë informacion rreth projektit BLUEWBC vizitoni website-in: www.bluewbc.eu
- Në datën 10 Nëntor 2020, Zyra Kombëtare Erasmus+ në Shqipëri zhvilloi në ambjentet e Qendrës së Kërkimit Shkencor pranë UV-së, vizitën monitoruese të projektit “Sustainable development of Blue economies through higher Education and innovation in Western Balkan Countries – BLUEWBC” i mbështetur nga programi Erasmus+ “Ndërtim Kapacitetesh për Arsimin e Lart”.Pjesëmarrës gjatë vizitës monitoruese ishin përfaqësues të Zyrës Kombëtare Erasmus+ në Tiranë, staf akademik dhe administrativ i UV-së si anëtarë të grupit të punës së projektit dhe në bashkëbisedim online përfaqësues nga Universitetit i Tiranës dhe nga Drejtoria e Përgjithshme Detare.Gjatë takimit rëndësi të veçantë iu kushtua objektivave dhe rezultateve të pritshme të projektit, aktivitetet e zhvilluara, arritjet dhe sfidat gjatë implementimit të tij, pengesat e hasura në marrjen e fondeve, shpërdarja e buxhetit të projektit, plani për disiminimin dhe websiti i projektit, procesi i prokurimit të pajisjeve, pengesat e hasura në implementimin e projektit si dhe hapat dhe aktivitetet që do të vijojnë.Projekti BLUEWBC i përbërë nga 9 (nëntë) Partner ka për objektiva kryesore:
-
DITET ERASMUS 2020 – VIDEO “UNE JAM ERASMUS, PO JU?”
- Në kuadër të ditëve Erasmus+ 2020 studentët e UV-së përfitues të programit Erasmus+ realizuan një video ku jo vetëm promovuan programin Erasmus+, por u dhanë përgjigje pyetjeve më të shpeshta që çdo student mund të ketë mbi aplikimin dhe përfitimin prej bursave Erasmus+.
https://youtu.be/pTEXXGU746Y
- Në kuadër të ditëve Erasmus+ 2020 studentët e UV-së përfitues të programit Erasmus+ realizuan një video ku jo vetëm promovuan programin Erasmus+, por u dhanë përgjigje pyetjeve më të shpeshta që çdo student mund të ketë mbi aplikimin dhe përfitimin prej bursave Erasmus+.
-
DITET ERASMUS 2020: UV NJË PRAKTIKË E MIRË PËR IMPLEMENTIMIN E “ICM” DHE PROJEKTET “CBHE”
- Zyra Kombëtare Erasmus+ në bashkëpunim me Delegacionin Europian në Shqipëri zhvilluan në datën 16 Tetor 2020, në ditët dedikuar programit Erasmus+ një takim në ambjentet e Europe House, Tiranë, për audiencën në livestream në Facebook të Delegacionit. Universiteti i Vlorës ishte përzgjedhur si një praktikë e mirë për implementimin e ICM-ve. Gjatë aktivitetit u përmendën disa prej pikave të forta të Universitetit “Ismail Qemali” Vlorë, të cilin e evidentojnë si një praktikë e mirë dhe ndër të cilat rendisim:
– UV është i vetmi universitet në Shqipëri, i cili ka të aprovuar një rregullore të mirë strukturuar për implemtinin e ICM-ve për personel dhe studentë. Kjo rregullore garanton një proces të ndershëm, transparent dhe të mirë dokumentuar që nga fillimi i aplikimit e deri në përfundim të mobilitetit.
– Guida për studentët hyrës Erasmus+, e cila azhornohet çdo vit akademik dhe është vlerësuar për shkak të informacionit praktik dhe të dobishëm nga studentët e jo vetëm.
– Shumëllojshmëria e lëndëve të ofruara në gjuhë të huaj.
– Zgjerimi i hartës së bashkëpunimeve me universitetet partnere.
– Aktivitete të larmishme informuese mbi përfitimet dhe mundësitë e ofruara nga programi Erasmus+.
Falë numrit të madh të marrëveshje ndërkombëtare që Universiteti i Vlorës ka, një në trembëdhjetë studentë të UV-së, sëpaku një herë brenda një cikli studimi, mund të fitojnë bursë Erasmus+ në një nga universitetet partnere.
Gjithashtu, në këtë event, UV-ja ishte përzgjedhur nëpërmjet projektit “TEAVET– Zhvillimi i kompetencave të mësimdhënësve për një sistem gjithëpërfshirës të AFP-së në Shqipëri” si një praktikë e mirë në projektet mbi rritje kapacitetesh në arsimin e lartë, në sesionin informues të organizuar nga Zyra Kombëtare Erasmus+ në bashkëpunim me Delegacionin Europian në Shqipëri. Me anë të këtij projekti të sukseshëm dhe frytdhënës u arrit rritja e kapaciteteve të dymijë mësuesve, të cilët jo vetëm u trajnuan, por edhe u çertifikuan. Gjithashtu, projekti arriti të krijojë një sistem të regjistrimit të mësuesve duke realizuar në këtë mënyrë gjithëprfshirjen.
- Zyra Kombëtare Erasmus+ në bashkëpunim me Delegacionin Europian në Shqipëri zhvilluan në datën 16 Tetor 2020, në ditët dedikuar programit Erasmus+ një takim në ambjentet e Europe House, Tiranë, për audiencën në livestream në Facebook të Delegacionit. Universiteti i Vlorës ishte përzgjedhur si një praktikë e mirë për implementimin e ICM-ve. Gjatë aktivitetit u përmendën disa prej pikave të forta të Universitetit “Ismail Qemali” Vlorë, të cilin e evidentojnë si një praktikë e mirë dhe ndër të cilat rendisim:
-
NDËRTIM KAPACITETESH NË UV PËRMES PROJEKTEVE ERASMUS+, ARRITJET DHE SFIDAT
- Më 15 Tetor 2020 u realizua me sukses nga Universiteti i Vlorës seminari online “Ndërtim kapacitetesh në UV përmes projekteve Erasmus +. Arritjet dhe Sfidat”. Fokusi i aktivitetit ishte jo vetëm në promovimin e përfitimeve prej projekteve në kuadër të programit Erasmus+ CBHE, por mbi të gjitha diskutimin e sfidave apo pengesave që UV dhe IAL-të në përgjithësi hasin gjatë implementimit të tyre.
Aktiviteti u organizua nëpërmjet platformës GoToMeeting me pjesëmarrjen e Rektorit të Universitetit të Vlorës, Prof. Dr. Roland Zisi, Përfaqësueses së Zyrës Kombëtare Erasmus+, Znj. Erida Curraj, Zv. Rektorit për Kërkimin Shkencor dhe Zhvillimin Insitucional, PhD. Enkelejd Mëhilli, koodinatorët e projekteve, personeli akademik i UV-së si dhe palët e interesuara.Nën drejtimin e Zv. Rektorit, koordinatorët dhe anëtarët e grupit të punës të projekteve prezantuan sipas axhendës së planifikuar një përmbledhje të qëllimit, objektivave, rezultateve si dhe sfidave të hasura gjatë implementimit të projekteve.
Në përfundim të aktivitetit, Zv. Rektori ndau me të pranishmit konkluzionet e këtij seminari, të cilat do të materializohen më tej në një paketë rekomandimesh adresuar insitucioneve respektive.
- Më 15 Tetor 2020 u realizua me sukses nga Universiteti i Vlorës seminari online “Ndërtim kapacitetesh në UV përmes projekteve Erasmus +. Arritjet dhe Sfidat”. Fokusi i aktivitetit ishte jo vetëm në promovimin e përfitimeve prej projekteve në kuadër të programit Erasmus+ CBHE, por mbi të gjitha diskutimin e sfidave apo pengesave që UV dhe IAL-të në përgjithësi hasin gjatë implementimit të tyre.
-
Aktiviteti i monitorimit të implementimit të ICM në UV
- Më datë 04 Qershor 2020 është zhvilluar me sukses, në përputhje me planifikimin e bërë nga Agjencia Ekzekutive EACEA në Bruksel, prej Zyrës Kombëtare Erasmus+, takimi online monitories mbi Programin “Shkëmbime Studentore dhe Stafi (ICM), Erasmus+ në Universitetin “Ismail Qemali” Vlorë për periudhen 2018-2020.Qëllimi i takimit përfshinte monitorimin e zbatimit të procedurave dhe dokumentacioneve të marrëveshjeve ndërinstitucionale dhe dokumenteve të tjera detyruese (learning, mobility and grant agreements, visibility and publicity obligation), evidentimin e problematikave të mundshme dhe rekomandimin e zgjidhjeve për to.Të pranishëm në këtë takim ishin përfaqësuesja e Zyrës Kombëtare Erasmus+ në Shqipëri Znj. Erida Curraj, student hyrës dhe dalës në UV, staf akademik dhe administrativ si dhe Sektori i Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë (SPMJ).Takimi filloi me prezantimin e përgatitur nga SPMJ ku Znj. Rezarta Sinanaliaj prezantoi para të pranishmëve përvec rezultateve të arrituar gjatë periudhes së raportimit edhe pengesat e hasura të shkaktuara vecanërisht prej pandemisë COVID19.Gjatë takimit të pranishmit ndan eksperiencat e tyre si dhe vështirësitë gjatë realizimit të mobilitetit apo mbështetjes akademike dhënë për implementimin me sukseses të ICM në UV.UV është vlerësuar prej Zyrës Erasmus+ në Shqipëri gjatë këtij takimi për standartet e vendosura në implementimin e ICM. Si praktikë e mirë është vlerësuar rregullorja e implementimit të ICM, guida për studentët hyrës por edhe mbështetja e stafit akademik në ofrimin e disa prej kurseve në gjuhë të huaj në mënyrë vullnetare, mbështetje e cila ka rezultuar mjaft frytëdhënëse duke rritur numrin e studentëve hyrës në UV. Sot në UV kanë realizuar mobilitetin e tyre 13 student. Procedurat joburokratike përsa i përket ekuivalentimit të lëndëve që studentëve u njihen në UV me përfundimin e mobilitetetit gjithashtu përbën një pikë të fortë në implementimin e suksesshëm të ICM-ve. Të njëjtin vlerësim UV ka marrë edhe prej studentëve hyrës dhe dalës të pranishëm në këtë monitorim.
Prej Zyrës Kombëtare Erasmus+ në Shqipëri gjatë takimit u dhanë gjithashtu disa rekomandime qoftë për zgjidhjen e problemeve financiare të studentëve / stafit por edhe për rritjen e numrit të studentëve duke përdorur mentorimin individual nëpërmjet studentëve
UV aktualisht ka 63 marrëveshje ndërinstitucionale me Universitete nga 20 vende të Programit. Ndërmjet UV dhe universiteteve patnere vetëm gjatë dy viteve 2018-2020 janë realizuar në total 94 mobilitete për student dhe 92 mobilitete për staf akademik dhe administrativ.
Ende mbetet një sfide zgjerimi i hartës me shtete si Gjermania, Hollanda, Franca apo shtete të tjera të vendeve të programit me të cilët UV ende nuk ka marrëveshjeve bilaterale, si dhe nxitja e interesit të studentëve për të qenë pjese e programit ICM Erasmus +.
[slide-anything id=”20154″]
- Më datë 04 Qershor 2020 është zhvilluar me sukses, në përputhje me planifikimin e bërë nga Agjencia Ekzekutive EACEA në Bruksel, prej Zyrës Kombëtare Erasmus+, takimi online monitories mbi Programin “Shkëmbime Studentore dhe Stafi (ICM), Erasmus+ në Universitetin “Ismail Qemali” Vlorë për periudhen 2018-2020.Qëllimi i takimit përfshinte monitorimin e zbatimit të procedurave dhe dokumentacioneve të marrëveshjeve ndërinstitucionale dhe dokumenteve të tjera detyruese (learning, mobility and grant agreements, visibility and publicity obligation), evidentimin e problematikave të mundshme dhe rekomandimin e zgjidhjeve për to.Të pranishëm në këtë takim ishin përfaqësuesja e Zyrës Kombëtare Erasmus+ në Shqipëri Znj. Erida Curraj, student hyrës dhe dalës në UV, staf akademik dhe administrativ si dhe Sektori i Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë (SPMJ).Takimi filloi me prezantimin e përgatitur nga SPMJ ku Znj. Rezarta Sinanaliaj prezantoi para të pranishmëve përvec rezultateve të arrituar gjatë periudhes së raportimit edhe pengesat e hasura të shkaktuara vecanërisht prej pandemisë COVID19.Gjatë takimit të pranishmit ndan eksperiencat e tyre si dhe vështirësitë gjatë realizimit të mobilitetit apo mbështetjes akademike dhënë për implementimin me sukseses të ICM në UV.UV është vlerësuar prej Zyrës Erasmus+ në Shqipëri gjatë këtij takimi për standartet e vendosura në implementimin e ICM. Si praktikë e mirë është vlerësuar rregullorja e implementimit të ICM, guida për studentët hyrës por edhe mbështetja e stafit akademik në ofrimin e disa prej kurseve në gjuhë të huaj në mënyrë vullnetare, mbështetje e cila ka rezultuar mjaft frytëdhënëse duke rritur numrin e studentëve hyrës në UV. Sot në UV kanë realizuar mobilitetin e tyre 13 student. Procedurat joburokratike përsa i përket ekuivalentimit të lëndëve që studentëve u njihen në UV me përfundimin e mobilitetetit gjithashtu përbën një pikë të fortë në implementimin e suksesshëm të ICM-ve. Të njëjtin vlerësim UV ka marrë edhe prej studentëve hyrës dhe dalës të pranishëm në këtë monitorim.
-
Trajnim: “Hapat dhe Teknikat e Shkrimit të një Projekt Propozimi Cilësor” në Fakultetin e Shëndetit Publik
- Me kërkesë së Drejtueses së Qendrës Kërkimore Shkencore në Fakultetin e Shëndetit Publik për trajnimin dhe rritjen e kapacitetit të stafit të Qendrës mbi shkrimin e projekt propozimeve cilësore dhe aplikimin për fonde/grante kërkimore, Sektori i Marrëdhenieve me Jashtë dhe Projekteve (Drejtoria e Sigurimit të Brendshëm të Cilësisë dhe Projekteve) në UV-së organizoi në dt. 16 Janar 2020 pranë ambjeteve të kësaj Qendre, trajnimin me temë “Hapat dhe Teknikat e Shkrimit të një Projekt Propozimi Cilësor”.Në trajnim morën pjesë stafi i Qendrës Kërkimore Shkencore në Fakultetin e Shëndetit Publik si dhe studentë të vitit të fundit në programin Master të këtij Fakulteti. Metodologjia e përdorur gjatë trajnimit solli një ndërthurrje të anës teorike me atë praktike, duke u dhënë mundësi pjesëmarrësve të marrin informacion të detajuar mbi konceptet dhe elementet bazë të një projekt propozimit, duke i vënë ato në zbatim nëpërmjet shembujve konkret dhe punëve në grup.Pjesëmarrësit në trajnim u pajisën gjithashtu me Manualin: “Si të shkruajmë një projekt propozim cilësor”, të përgatitur nga Specialistja për Projektet pranë UV-së.Ky trajnim vin në vijëmësi të trajnimit me po të njëjtën temë të organizuar në nivel institucional nga Sektori i Marrëdhënieve me Jashtë dhe Projekteve në fund të vitit 2019 nga ku u evidentua nevoja që trajnime të këtij formati të organizohet edhe në nivel departamenti.Prezantimi[slide-anything id=”20229″]
-
Dita Kombëtare Informuese Erasmus+
- Zyra Kombëtare Erasmus+ në bashkëpunim me Agjensinë Ekzekutive për Arsimin, Mediat dhe Kulturën në Bruksel organizoi më 17.12.2019 në ambjentët e Europe House në Tiranë, Ditën Kombëtare Informuese Erasmus+. Aktiviteti kishte për qëllim promovimin e Programit Erasmus+, informimin mbi mundësitë që ky program ofron për universitetet dhe studentët si dhe ndarjen e praktikave më të mira mes pjesëmarrësve mbi aplikimin e projekt propozimeve CBHE, Jean Monnet dhe ICM.
Pjesë e axhendës së aktivitetit ishte dhe Universititeti “Ismail Qemali” Vlorë, i përzgjedhur si një nga universitetet e vlerësuar Best Practice në implementimin e ICM-ve dhe në aplikimin e projekti propozimeve Jean Monnet. Përfaqësues të Universitetit në këtë takim ndanë me të pranishmit eksperiencën e UV-së si dhe pikat e forta të cilat kanë cuar në këtë sukses.
UV-ja u bë pjesë gjithashtu e panairit të kontakteve midis Universiteteve të organizuar gjatë këtij eventi, ku i’u shpërndanë pjesëmarrësve Guida dhe fletpalosje të UV-së si dhe u paraqitën video promovuese të aktiviteteve Erasmus+ të organizuar nga UV.
[slide-anything id=”17840″]
- Zyra Kombëtare Erasmus+ në bashkëpunim me Agjensinë Ekzekutive për Arsimin, Mediat dhe Kulturën në Bruksel organizoi më 17.12.2019 në ambjentët e Europe House në Tiranë, Ditën Kombëtare Informuese Erasmus+. Aktiviteti kishte për qëllim promovimin e Programit Erasmus+, informimin mbi mundësitë që ky program ofron për universitetet dhe studentët si dhe ndarjen e praktikave më të mira mes pjesëmarrësve mbi aplikimin e projekt propozimeve CBHE, Jean Monnet dhe ICM.
-
Trajnim: “Hapat dhe Teknikat e Shkrimit të një Projekt Propozimi Cilësor
- Drejtoria e Sigurimit të Brendshëm të Cilësisë dhe Projekteve (Sektori i Marrëdhenieve me Jashtë dhe Projekteve) pranë UV-së organizoi në dt. 25 Nëntor 2019 pranë Bibliotekës së Godinës C, trajnimin me temë “Hapat dhe Teknikat e Shkrimit të një Projekt Propozimi Cilësor”.
Trajnimi kishte për qëllim rritjen e kapaciteteve të kërkuesve të rinj/personel akademik pranë UV-së mbi shkrimin e një projekt propozimi cilësor dhe aplikimin për fonde/grante kërkimore.
Trajnimi u organizuar në dy seksione: Në seksionin e parë u mbajtën prezantime mbi hapat dhe teknikat bazë për shkrimin e një projekt propozimi cilësor prej Sektorit të Marrëdhenieve me Jashtë dhe Projekteve pranë UV-së, ndërsa në seksionin e dytë u mbajtën referime prej personelit akademik të UV-së lidhur me teknikat dhe mundësitë e financimit për kërkime shkencore nga kërkuesit e rinj.
Ky ishte viti i dytë që UV ndërmerr trajnime të këtij formati të cilat përkojnë me periudhën e aplikimenve për grante me financim të BE-së.
Pjesëmarrësit në trajnim u pajisën gjithashtu me Manualin: “Si të shkruajmë një projekt propozim cilësor”, të përgatitur nga Specialistja për Projektet pranë UV-së.
Trajnimi u vlerësua maksimalisht nga pjesëmarrësit si dhe u sygjerua që trajnime të tilla të organizohen edhe në nivel departamenti me pjesëmarrjen e të gjithë personelit akademik.
Bashkëlidhur gjendet axhenda dhe materialet e trajnimit (Shkrimi i Raportit Shkencor, Hapat dhe Teknikat e Shkrimit te nje Projekt Propozimi Cilesor, MANUAL – Si të shkruajmë një projekt propozim cilësor)
[slide-anything id=”17673″]
- Drejtoria e Sigurimit të Brendshëm të Cilësisë dhe Projekteve (Sektori i Marrëdhenieve me Jashtë dhe Projekteve) pranë UV-së organizoi në dt. 25 Nëntor 2019 pranë Bibliotekës së Godinës C, trajnimin me temë “Hapat dhe Teknikat e Shkrimit të një Projekt Propozimi Cilësor”.
-
Promovim i programeve Erasmus+ me Znj. Patricia Stanciu nga Universiteti i Transilvanisë, Rumani
- Me qëllim disiminimin dhe promovimin e programit Erasmus+ ICM si dhe nxitjen e studentëve për t’u bërë përfitues të bursave të studimit/ praktika mësimore në universitetet me të cilët UV ka bashkëpunim, Drejtoria e Sigurimit të Brendshëm të Cilësisë dhe Projekteve, Sektori i Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë pranë UV-së organizoi më datë 07.11.2019 një aktivitet me studentë të fakultetit të Shkencave Teknike.
Aktiviteti u hap prej Znj. Patricia Stanciu e cila vjen në UV prej Zyrës Erasmus+ në Universitetin e Transilvanisë në Brasov, Rumani (Transylvania University of Brasov, Romania). Gjatë prezantimit të saj Znj. Stanciu informoi studentët mbi mundësitë që Universiteti i Transilvanisë ofron në kuadër të programit Erasmus+ si dhe i ftoi ata të bëhen pjesë e kësaj eksperience, jo vetëm pranë universitetit të cilën ajo përfaqëson, por dhe pranë Universiteteve të tjera me të cilat UV ka një marrëveshje bashkëpunimi, duke e cilësuar këtë si një nga eksperiencat më të bukura dhe më të vlefshme për studentët, jo vetëm nga ana akademike por dhe ajo social- kulturore.
Në fund të takimit, Zyra e Marrëdhënjeve me Jashtë dhe Projekteve pranë UV-së, zhvilloi një bashkëbisedim me studentët e pranishëm mbi barrierat që ata hasin gjatë procesit të aplikimit dhe pritshmëritë e tyre gjatë mobilitetit, si dhe dhanë një informacion të detajuar mbi 12 thirrjet për shkëmbim studentor që UV-ja eshte perfitues per vitin akademik 2019-2020.
Znj. Stanciu, vjen pranë Universitetit të Vlorës në kuadër të Marrëveshjes Erasmus+ KA107 që UV ka me Universitetin e Transilvanisë në Brasov. Në fillim të mobilitetit të saj, Znj. Stanciu zhvilloi gjithashtu një takim bashkëbisedues me stafin e Zyrës së Marrëdhënjeve me Jashtë pranë UV-se ku shkëmbyen mes njëri-tjetrit, përvojat, praktikat më të mira si dhe diskutuan mbi mundësitë e bashkëpunimit në të ardhmen në kuadër të pragramit Eramsus+ midis dy institucioneve.
[slide-anything id=”17692″]
- Me qëllim disiminimin dhe promovimin e programit Erasmus+ ICM si dhe nxitjen e studentëve për t’u bërë përfitues të bursave të studimit/ praktika mësimore në universitetet me të cilët UV ka bashkëpunim, Drejtoria e Sigurimit të Brendshëm të Cilësisë dhe Projekteve, Sektori i Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë pranë UV-së organizoi më datë 07.11.2019 një aktivitet me studentë të fakultetit të Shkencave Teknike.
-
Erasmus+ “Contact Seminar” me Ballkanin Perëndimor
- Erasmus+ “Contact Seminar” me Ballkanin Perëndimor, u zhvillua në datat 24-25 Tetor, në Tiranë.
Ky seminar mblodhi së bashku përfaqësues të zyrave të marrëdhënieve me jashtë/projekteve akademikë, prej rreth 200 institucionesh të Arsimit të Lartë nga 34 vende të Programit Erasmus+, si dhe nga vendet partnere të Ballkanit Perëndimor (Shqipëri, Bosnje Herzegovina, Mali i Zi dhe Kosova). Universiteti i Vlorës u përfaqësua në këtë takim prej Drejtoreshës së Drejtorisë së Sigurimit të Brendshëm të Cilësisë dhe Projekteve, Znj. Rezarta Sinanaliaj.
Qëllimi i këtij seminari ishte rritja e numrit të aplikimeve në rajon në thirrjen e rradhës për projekt propozime në kuadër të programit Erasmus+, duke ofruar mundësi konkrete rrjetëzimi.
Prej veprimtarive të mbështetura nga programi Erasmus+, ky seminar pati në focus të vecantë, Transferimin Ndërkombëtar të Krediteve (ICM) dhe rritjen e kapaciteteve në arsimin e lartë (CBHE). Sipas përfaqësuesit të Komisionit Europian për Marrëdhëniet Ndërkombëtare Z.Albert Sesé, Universiteti i Vlorës “Ismail Qemali”, është renditur ndër katër universitetet shqiptare të cilët vlerësohen si partner mjaft aktiv përsa i përket marrëveshjeve të bashkëpunimit në komponentin ICM.
Për gjatë dy ditëve u zhvilluan seksione për zgjerimin e rrjetëzimit ndërmjet Institucioneve të arsimit të lartë të vendeve të BE-së dhe Rajonit të Ballkanit Preëndimor si dhe disa workshop, ku u trajtuan çështje të tilla si njohja e ndërsjelltë e kualifikimeve dhe periudhave të të mësuarit jashtë vendit, format e aplikimit Erasmus +, si dhe procesi i përzgjedhjes dhe mbështetjes së pjesëmarrësve.
[slide-anything id=”17699″]
- Erasmus+ “Contact Seminar” me Ballkanin Perëndimor, u zhvillua në datat 24-25 Tetor, në Tiranë.
-
Dita Erasmus @ UV – Unë jam Erasmus! Po Ju?
- Në 11.10.2019 në kuadrin e ditëve ndërkombëtare dedikuar Erasmus+, studentët e UV, pjesëmarrës në programet Alumni të Erasmus+, ndanë me studentët, pedagogët dhe gjimnazistët, potencialisht studentë të ardhshëm të UV, eksperincën e tyre në mobilitetet e kryera në Universitete të ndryshme të BE-së në kuadër të këtij programi.Ky aktivitet u organizua nga Drejtoria e Sigurimit të Brendshëm të Cilësisë dhe Projekteve, Sektori i Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë pranë UV-së dhe kishte për qëllim informimin e të rinjve, studentë të UV-së, si dhe gjimnazistëve maturantë të rrethit të Vlorës mbi programin e shkëmbimit Erasmus+ dhe mundësitë që ky program ofron për ta.Erasmus+ është një program i Bashkimit Evropian (BE) që mbështet financiarisht një sërë veprimtarish në fushat e Arsimit, Trajnimit, Rinisë dhe Sportit duke përfshirë këtu dhe shkëmbimet ndërkombëtare të studentëve, stafit akademik dhe administrativ, qarkullimin e praktikave më të mira midis institucioneve të arsimit të lartë dhe forcimin e lidhjeve midis arsimit dhe tregut të punës.[slide-anything id=”16576″]
-
Dita Informuese e Erasmus+ (Maj 2019)
- Më 31 Maj 2019 në sallën “Rilindja” të Universitetit të Vlorës u zhvillua një takim të hapur me studentët e UV-së rreth mundësive që programi Erasmus + ofron për ta, aplikimet për shkëmbimet studentore dhe rritja e kapaciteve në Arsimin e Lartë në Shqipëri. Gjatë këtij takimi, Zyrës Kombëtare Erasmus+ në Shqipëri bashkëbisedoi me studentët e pranishëm mbi bursat e ofruara në programet e shkëmbimit akademik afatshkurter dhe programet e plota master të përbashkët, hapat dhe kriteret e aplikimeve individuale si dhe i dha përgjigjie pyetjeve dhe paqartësive të tyrë.[slide-anything id=”16458″]
-
Vizitë monitoruese për projektin MARDS
- Më 31 Maj 2019 Stafi i Zyrës Kombëtare Erasmus+ ndërmori vizitën monitoruese për projektin Erasmus+ CBHE “Reformimi i studimeve të doktoraturës në Mal të Zi dhe Shqipëri (MARDS)” në implementim nga Universiteti i Vlorës.Projekti 3 vjecar (Nëntor 2018- Tetor 2021) MARDS trajton një nga problemet më të mprehta në sistemet arsimore malazeze dhe shqiptare, studimet e doktoraturës. Objektivi i tij kryesor është rindërtimi i tyre në përputhje me parimet e Salzburgut dhe krijimi i shkollave pilote, të përbashkëta, të qëndrueshme dhe moderne ndërmjet dy vendeve partnere.Projekti koordinohet nga Universiteti i Montenegros, në Malin e Zi, dhe përfshin 15 institucione partnere nga Austria, Sllovenia, Kroacia, Sllovakia, Mali i Zi dhe Shqipëri. Partnerët shqiptarë në projekt janë: Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, Universiteti Politeknik i Tiranës, Universiteti Metropolitan në Tiranë, Universiteti i Vlorës “Ismail Qemali”, Ministria e Arsimit, Rinisë dhe Sporteve, Unioni i Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë.[slide-anything id=”16459″]
-
Vizitë monitoruese për projektin TEAVET
- Më 31 Maj 2019 Stafi i Zyrës Kombëtare Erasmus+ ndërmori vizitën monitoruese për projektin Erasmus+ CBHE “Zhvillimi i kompetencave të mësimdhënësve për një sistem gjithëpërfshirës të AFP-së në Shqipëri (TEAVET)” në implementim nga Universiteti i Vlorës.Projekti 3 vjecar (2017-2020) TEAVET synon zhvillimin e një sistemi gjithëpërfshirës për trajnimin e mësuesve me kompetenca gjatë gjithë jetës.Projekti koordinohet nga Universiteti Leon-it, në Spanjë dhe përfshin 10 institucione partnere nga Finlanda, Austria dhe Shqipëria. Ministria e Arsimit, Rinisë dhe Sporteve, Universiteti i Sporteve në Tiranë “Vojo Kushi”, Universiteti i Durrësit “Aleksandër Moisiu”, Universiteti i Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”, Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, Universiteti i Gjirokastrës “Eqerem Cabej”, Universiteti i Korcës “Fan S. Noli” dhe Universiteti i Vlorës “Ismail Qemali” janë partnerët shqiptarë në projekt.[slide-anything id=”16463″]
-
Diskutim mbi mundësitë e financimit nga BE-së
- Pranë ambjenteve të Rektoratit më datë 31 Maj 2019 u zhvillua një takim bashkëpunues midis Rektorit të Universitetit “Ismail Qemali” Vlorë Prof. Dr. Roland Zisi, Znj. Xheni Sinakoli, Menaxhere Programi në Komisionin Evropian dhe Znj. Aida Breti Koordinate e Zyrës Kombëtarë të Erasmus+ në Shqipëri. Në fokus të takimit ishin diskutimet mbi bashkëpunimet e krijuara deri më tani nën ombrellën e Bashkimit Evropian dhe mundësitë për aplikim projektesh me financim të BE nga Universiteti i Vlorës.
-
Seminar informues mbi hapat dhe teknikat e shkrimit të një projekt propozimi cilësor
- Në datën 15.11.2018 në sallën “Rilindja” të Universitetit të Vlorës u zhvillua seminari informues me titull “Hapat dhe Teknikat e shkrimit të një projekt propozimi cilësor”Në kuadër të hapjes së thirrjeve IPA dhe Erasmus + CBHE, seminari kishte për qëllim rritjen e kapaciteteve në shkrimin e një projekt- zhvillimi cilësor.Ideja e hartimit të një manuali se si të shkruhet një projekt propozim cilësor lindi nga nevoja dhe ambicia e institucionit për të rritur kapacitetet e veta njerëzore për të qenë tanimë jo vetëm partner në një projekt propozim, por pse jo dhe lider i një konsortciumi. Kjo ambicie është mëse e justifikuar pasi UV (staffi i UV-së) ka krijuar tashmë një eksperiencë të suksesshme prej disa vitesh në një sërë projektesh të implementuara.
Pjesëmarrës në aktivitet ishin personel akademik, ndihmës akademik dhe administrativ i UV-së.
[slide-anything id=”16471″]
- Në datën 15.11.2018 në sallën “Rilindja” të Universitetit të Vlorës u zhvillua seminari informues me titull “Hapat dhe Teknikat e shkrimit të një projekt propozimi cilësor”Në kuadër të hapjes së thirrjeve IPA dhe Erasmus + CBHE, seminari kishte për qëllim rritjen e kapaciteteve në shkrimin e një projekt- zhvillimi cilësor.Ideja e hartimit të një manuali se si të shkruhet një projekt propozim cilësor lindi nga nevoja dhe ambicia e institucionit për të rritur kapacitetet e veta njerëzore për të qenë tanimë jo vetëm partner në një projekt propozim, por pse jo dhe lider i një konsortciumi. Kjo ambicie është mëse e justifikuar pasi UV (staffi i UV-së) ka krijuar tashmë një eksperiencë të suksesshme prej disa vitesh në një sërë projektesh të implementuara.
-
Rëndësia e përfshirjes së studentëve në politikat e vlerësimit të UV-së
- Në datën 19.11.2018 u zhvillua në sallën “Rilindja” të Universitetit të Vlorës aktiviteti mbi rëndësinë e përfshirjes së studentëve në politikat e vlerësimit të UV-së. Ky aktivitet kishte për qëllim informimin dhe inkurajimin e studentëve të UV-së për t’u përfshirë në vlerësimin e institucionit si dhe në ngritjen e Këshillave studentor. Pjesëmarrës në aktivitet ishin student të UV-së.[slide-anything id=”16475″]
-
Dita informuese Erasmus+ (Nëntor 2018)
- Në datën 19.11.2018 në sallën “Rilindja” të Universitetit të Vlorës u zhvillua aktiviteti me temë “Dita e informimit Erasmus+ (Mobiliteti i Krediteve)” dhe “Shkëmbimet për mastera të përbashkëta”. Në fokus të këtij aktiviteti ishin studentët e UV-së dhe informimi tyre mbi shkëmbimet afatshkurtra të ofrura nga programi Erasmus + International Credit Mobility si dhe nxitja e studentëve për të aplikuar në thirrjet e shpallura në faqen zyrtare të internetit të UV-së (ëëë.univlora.edu.al). Aktiviteti u cel me fjalën përshëndetëse të Prof. Dr. Roland Zisi, Rektor i UV-së për të vijuar më pas me znj. Aida Bërxolli, koordinatore e zyrës shqiptare Erasmus+ duke theksuar disponueshmërinë e institucioneve për të asistuar studentët në procesin Erasmus+ICM.[slide-anything id=”16478″]
-
Sesion informues nga përfaqësues të zyrës Kombëtare Erasmus + në Shqipëri
- Në bibliotekën “Nermin Vlora Falaski” të Universitetit të Vlorës “Ismail Qemali” u zhvillua nga përfaqësues të zyrës kombëtare e Erasmus + në Shqipëri një trajnim dhe sesion informues për të gjithë personelin akademik të UV-së, të cilët planifikojnë të aplikojnë si pjesë e një konsorciumi ose jo, per projekte CBHE sipas thirrjes së re për propozim 2019, në kuadër të programit Erasmus+. Gjatë aktivitetit u evidentuan ide të reja për shkrim projektesh.[slide-anything id=”16480″]