ZYRAT – Zyra e marredhenies me publikun (Historiku)

Në maj të vitit 2011 u krijua Zyra e Marrëdhënieve me Publikun. Objektivi kryesor i zyrës së MP është promovimi i imazhit të universitetit, duke bërë transparente punën dhe aktivitetet e universitetit para mediave dhe opinionit publik. Gjatë këtij viti zyra jonë shpesh ka qenë pjesë e bashkëpunimit mes institucioneve të ndryshme si Ministria e “Mirëqënies Sociale dhe Rinisë” për organizimin e një aktiviteti me temë “Strategjia e Rinisë”, nën kujdesin e veçantë të vet Ministrit Z. Erjon Veliaj dhe Rektorit Prof.Dr. Albert Qarri. Biseda kishte natyrën e promovimit të strategjisë në fjalë, për të përfshirë në ide e sygjerime aktorët kryesorë të saj, të rinjtë..Gjithashtu në bashkëpunim me Ministrin e Shëndetësisë , në bazë të një udhëzimi “Per mbrojtjen e shëndetit nga produktet e duhanit “ zyra jonë mori të gjitha masat për zbatimin e këtij udhëzimi si:

  • Afishimi I logos për ndalimin e pirjes së duhanit
  • Afishimi i institucioneve përgjegjëse për kontrollin dhe zbatimin e këtij ligji
  • Publikimi në faqen tonë zyrtare për të gjtha masat për parandalimin e pirrjes së duhanit në ambjentet e UV-së.

Marrëdhëniet Publike janë një mënyrë e përcjelljes së mesazhit te publiku me qëllim ndikimin mbi opinionin e tij, përmes një tërësie mjetesh komunikimi si : botimet eventet, investimet etj

Zyra jonë luan një rol mjaft të rëndësishem në kuadër të punës së universitetit si drejtuesi kryesor për krijimin dhe mbarëvajtjen e marrëdhënieve me institucionet publike dhe jo publike si dhe me persona të tretë.Administrata Publike duhet t’I shërbejë qytetarëve ,kjo është një e drejtë e pamohueshme e njohur me ligj dhe zyra e marrëdhënieve me publikun shërben si urë lidhëse midis studentëve dhe zyrave si, zyra e studentit ,zyra e rregjistrimit ,zyra e kancelares etj duke krijuar në mënyre të tillë një urë komunikimi ndërmjet tyre.Ky sektorë ka për detyrë të pres qytetaret t’i dëgjoj me vëmëndje dhe të sqaroj ata për problemet që parashtrojnë në përputhje me rregulloren tonë.