Zhvillohet seminari i akredituar nga QKEV “Antibiotikët; antibiotiko-rezistenca sfidë për shëndetin global”

njoftime Njoftime FSHP seminare

 

Ditën e shtunë, dt 11.01.2020, pranë ambienteve të Fakultetit të Shëndetit Publik, UV, u zhvillua seminari i akredituar nga QKEV me 6 kredite për ofruesit e kujdesit shëndetësor, me temë; “Antibiotikët; antibiotiko-rezistenca sfidë për shëndetin global”

Realizimi i këtij aktiviteti u mundësua nga stafi i Departamentit të Infermierisë; koordinatore Majlinda Zahaj dhe lektorët: Rozeta Luçi, Inva Zotaj, Denada Selfo, Arbëresha Gurguri dhe Hava Çelaj, si dhe me mbështetjen e Dekanes se FSHP dhe rektoratit të UV.

Qëllimi i këtij aktiviteti ishte njohja me rolin dhe rëndësinë e përdorimit të antibiotikëve si një hallkë e rëndësishme në parandalimin e rezistencës bakteriale.

Rezistenca antibiotike është një nga sfidat më të mëdha të shëndetit publik të kohës sonë.

Antibiotikët janë medikamente të rëndësishme që përdoren për mjekimin e infeksioneve bakteriale si në njerëz e në kafshë dhe jo në infeksionet virale. Antibiotikët po humbasin efektivitetin e tyre, që do të thotë më shumë vdekje dhe më shumë komplikacione për njerëzit, pasi ne nuk po i përdorim ato siç duhet. Nëse bakteret bëhen rezistente ndaj antibiotikëve shumë infeksione të thjeshta do të bëhen përsëri të rrezikshme për shëndetin e tonë.

Eshtë e rëndësishme që antibiotikët të përdoren në mënyrën e duhur, antibiotikun e duhur, në dozën e duhur, në kohën e duhur dhe për periudhën e duhur.