VENDIM Nr. 723, datë 6.12.2018

njoftime

VENDIM
Nr. 723, datë 6.12.2018
PËR NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.288, DATË 21.5.2018, TË KËSHILLIT TË
MINISTRAVE,“PËR MIRATIMIN E KUFIRIT MAKSIMAL TË TARIFËS VJETORE
TË SHKOLLIMIT PËR STUDENTËT QË NDJEKIN STUDIMET NË INSTITUCIONET
PUBLIKE TË ARSIMIT TË LARTË, NË NJË PROGRAM TË CIKLIT TË PARË TË
STUDIMEVE, NË NJË PROGRAM TË INTEGRUAR TË STUDIMEVE OSE NË NJË
PROGRAM TË STUDIMEVE PROFESIONALE ME KOHË TË PLOTË”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 7, të ligjit nr.80/2015, “Për
arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”,
me propozimin e ministrit të Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Këshilli i Ministrave
VENDOSI:
1. Pika 4 e vendimit nr.288, datë 21.5.2018, të Këshillit të Ministrave, shfuqizohet.
2. Ngarkohen Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë dhe institucionet publike të arsimit të lartë për
zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare.
KRYEMINISTRI
Edi Rama