Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë, për vendin e lirë të punës për personel ndihmësakademik me karakter administrativ me kohëzgjatje të caktuar Specialist Arkive

njoftim punesim

NJOFTIM

 

Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë, bazuar në Urdhërin Nr. 114, datë 17.12.2018 të Rektorit, shpall njoftimin për konkurim të hapur, për vendin e lirë të punës në Universitetin “Ismail Qemali” Vlorë:

PERSONEL NDIHMËSAKADEMIK ME KARAKTER ADMINISTRATIV 

ME KOHEZGJATJE TE CAKTUAR SPECIALIST ARKIVE

 

Përshkrimi i vendit të punës

Specialisti i arkivës ka për mision që, në mbështetje të legjislacionit në fuqi për arkivat, të mirëmbajë, të kujdeset dhe të garantojë sigurimin e kushteve për organizimin dhe mirëadministrimin e dokumentacionit që ndodhet në Zyrën e Arkivit të UV-së.

Të lëshojë kopje të njëhësuara dokumentacioni nga fondi i arkivit të UV-së, sipas rregullave të caktuara.

 

Kritere të përgjithshme që duhet të plotësoj/në kandidati/ët

  • Të jetë shtetas/e shqiptar/e.
  • Të zotrojë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur.
  • Të ketë zotësi të plotë për të vepruar.
  • Të jetë i aftë nga ana shëndetësore për të kryer detyrën përkatëse.
  • Të zotërojë aftësitë e nevojshme profesionale për vendin e punës për të cilin konkuron;
  • Të ketë aftësinë e punës në grup dhe të komunikimit etiko-profesional me kolegët dhe eprorët;
  • Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë të Gjykatës për kryerjen e një vepre penale si dhe të mos jetë person nën hetim;
  • Kandidati nuk duhet të ketë patur background negativ në eksperiencat e mëparshme në punë dhe të mos jenë marrë ndaj tij masë disiplinore “largim nga puna”
  • Të mos jetë në proces gjyqësor me Universitetin “Isamil Qemali” Vlorë;
  • Të mos ketë vepruar ose propaganduar në drejtim të prishjes së imazhit të universitetit dhe autoriteteve drejtuese të UV-së, në median vizive dhe/apo të shkruar, rrjetet sociale etj.
  • Të ketë eksperiencë në punë.

 

Kritere të veçanta

  1. Të ketë diplomë universitare në shkencat shoqërore.
  2. niveli minimal i diplomës “Master Profesional”. Preferohen kandidatët që kanë kualifikime në fushën e menaxhimit të arkivave.
  3. Të ketë njohuri shumë të mira për Ligjin nr. 9141 datë 06.11.2003 “Për Arkivat” dhe aktet nënligjore për menaxhimin e arkivave.
  4. Të ketë njohuri shumë të mira për rregullat e organizimit të administratës dhe funksionimit të veprimtarisë administrative në përgjithësi dhe të UV-së në veçanti.
  5. Preferohen kandidatët që njohin një prej gjuhëve të Bashkimit Europian, të certifikuara, ose me dëshmi të dokumentuara nga Universiteti i Tiranës.
  6. Të ketë njohuri shumë të mira praktike në përdorimin e kompjuterit.
  7. Të ketë eksperiencë në punë mbi 3 vite.

 

 

 

Dokumentacioni i kërkuar

  • Formulari i aplikimit i plotësuar nga aplikanti. Gjendet në adresën univlora.edu.al
  • Jetëshkrim/ CV;
  • Diploma/t universitare (kopje e noterizuar);
  • Lista e notave e studimeve universitare (origjinal);
  • Për diplomat e marra në universitetet e huaja, duhet të dorëzohet fotokopje e noterizuar e certifikatës së njohjes nga organi kopetent.
  • Libreza e punës (origjinal ose kopje të noterizuar)
  • Kopje e noterizuar e dëshmive të njohjes së gjuhës së huaj
  • Kopje e noterizuar e dëshmive të njohjes së kompjuterit
  • Kopje e noterizuar e certifikatave ose diplomave të kualifikimeve apo specializimeve;
  • Dëshmi apo diploma të studimeve, të trajnimeve dhe kualifikimeve të tjera, te jene te noterizuara.
  • Referenca nga punëdhënës të mëparshëm që provojnë vlerësimet pozitive në punë.
  • Raport mjekësor për aftësinë në punë, lëshuar 3 muajt e fundit (origjinal);
  • Vërtetim i gjendjes gjyqësore (dokument origjinal i lëshuar nga Ministria e Drejtësisë, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë dhe Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Vlorë);
  • Fotokopje të kartës së identitetit ID;

Shënim:

Diplomat, çertifikatat, gradat dhe titujt e fituar në institucione të huaja arsimore, të shoqërohen me çertifikatën e njehsimit, bazuar në nenin 92 të Ligjit nr. 80/2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e Arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”.

 

Mënyra e aplikimit

Dokumentat duhet të dorëzohen vetëm nëpërmjet shërbimit postar në adresën

Universiteti “Ismail Qemali”, Vlorë,

Lagjja. “Pavarësia”, Rr. “Kosova” 9400  Vlorë, Shqipëri.

-Drejtoria e Komunikimit dhe e Burimeve Njerëzore.

Specialist Arkive

 

Afati për aplikim

  • Afati për të aplikuar është 2 dy (javë) kalendarike. Ky afat fillon nga data e nesërme e publikimit të njoftimit  në web-site zyrtar të Universitetit “Ismail Qemali” Vlorë: univlora.edu.al. (njoftimi u publikua në datën 18.12.2018 dhe afati përfundon në datën 02.01.2019).
  • Dokumentacioni i dorëzuar në shërbimin postar pas datës 02.01.2019, do t’i kthehet aplikantit pa veprime.

 

Procedura e punësimit të personelit ndihmësakademik me karakter administrativ

  • Punësimi i personelit ndihmësakademik me karakter administrativ në UV bëhet me konkurs.
  • Konkurimi do të kryhet në dy faza: vlerësimi i dosjes dhe intervista e drejtëpërdrejtë e kandidatit.
  • Dokumentacioni i dorëzuar nga aplikanti në kundërshtim me kërkesat e shpallura, nuk do të merret në konsideratë nga Komisioni ad hoc. Vlerësimi do të kryhet vetëm mbi bazën e dokumentacionit të konsideruar të vlefshëm.
  • Komisioni ad hoc njofton kandidatët për rezultatet e vlerësimit të fazës së parë.
  • Ankesat në lidhje me vlerësimin e kandidatëve dhe zbatimin e procedurave nga komisioni ad hoc, paraqiten te Rektori brenda 5 (pesë) ditëve.
  • Kandidatit i lind e drejta e ankimit nga e nesërmja e njoftimit të vendimit për fazën e parë të vlerësimit të dokumentacionit të dorëzuar. Në këtë rast, Rektori urdhëron komisionin ad-hoc për pezullimin e procedurës së konkurimit deri në përfundimin e procedurës së shqyrtimit të ankimit. Kur vlerëson se ankimi është i pranueshëm, brenda 10 (dhjetë) ditëve nga e nesërmja e njoftimit të ankimit, Rektori vendos me një akt të ri anullimin, shfuqizimin ose ndryshimin e vendimit të komisionit ad-hoc. Vendimi i rektorit i njoftohet komisionit ad-hoc i cili në vijim cakton datën dhe njofton kandidatët fitues për zhvillimin e intervistës me gojë.
  • Kandidati i cili kalon fazën e parë të kualifikimit të dosjes, por nuk paraqitet në fazën e dytë të intervistës me gojë, skualifikohet nga konkurimi.
  • Komisioni ad hoc vlerëson dhe rendit kandidatët konkurues sipas pikëzimit të vendosur në rregulloren e UV-së dhe ia përcjell Rektorit i cili vendos në mënyrë përfundimtare mbi secilën kandidaturë.
  • Kundër vendimit të fazës së dytë për vlerësimin e intervistës, kandidati ka të drejtën e ankimit brenda 5 (pesë) ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e njoftimit të këtij vendimi. Në këtë rast, Rektori urdhëron shqyrtimin e ankimit. Kur vlerëson se ankimi është i pranueshëm, brenda 10 (dhjetë) ditëve nga e nesërmja e njoftimit të ankimit, rektori vendos me një akt të ri anullimin, shfuqizimin ose ndryshimin e vendimit të komisionit ad-hoc.
  • Vendimi përfundimtar i Rektorit për miratimin e klasifikimit përfundimtar dhe shpalljen e fituesit, i njoftohet palëve të interesuara.
  • Rektori emëron kandidatin fitues dhe nënshkruan kontratën e punës.

 

Formular-aplikimi-per-personel-akademik
Formular-aplikimi-per-personel-administrativ
 

Skema e vlerësimit të  kandidatëve për punonjës ndihmës akademik me karakter administrativ

Diplomë Universitare  në Shkencat Shoqërore (niveli minimal i diplomës “Master Profesional”

20 pikë

 

Diplomë/ Dëshmi/ Cerifikata në menaxhimin e arkivave

20 pikë

Eksperienca në punë (max 10 pikë)

Për çdo 1 vit mbi tre vjet 5 pikë

 

Dëshmi të njohjes së gjuhës së huaj

5 pikë

Dëshmi të njohjes së kompjuterit

5 pikë

Vlerësime pozitive të përvojave të mëparshëme të punës ( max 10 pikë)

5 pikë për çdo vlerësim

Intervista

30 pikë

Shkresa e Kritereve