UDHËZIM Nr. 37, datë 4.12.2018 PËR NJË NDRYSHIM NË UDHËZIMIN NR. 29, DATË 10.9.2018, “PËR VEPRIMTARINË DHE NGARKESËN MËSIMORE TË PERSONELIT AKADEMIK NË INSTITUCIONET E ARSIMIT TË LARTË”, TË NDRYSHUAR

njoftime

UDHËZIM Nr. 37, datë 4.12.2018 PËR NJË NDRYSHIM NË UDHËZIMIN NR. 29, DATË 10.9.2018, “PËR VEPRIMTARINË DHE NGARKESËN MËSIMORE TË PERSONELIT AKADEMIK NË INSTITUCIONET E ARSIMIT TË LARTË”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të nenit 102 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, të pikës 8 të nenit 59 të ligjit nr. 80/2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, ministri i Arsimit, Sportit dhe Rinisë

UDHËZON:

Në kreun II, të udhëzimit nr. 29, datë 10.9.2018, të ministrit të Arsimit, Sportit dhe Rinisë, “Për veprimtarinë dhe ngarkesën mësimore të personelit akademik në institucionet e arsimit të lartë”, të ndryshuar, bëhen këto ndryshime:

a) Pika 6 riformulohet si vijon: “6. Ngarkesa e plotë mësimore vjetore e personelit akademik me kohë të plotë përmban deri në 3 (tri) lëndë në semestër, në bazë të programeve të përcaktuara nga njësia bazë.”

b) Në pikën 12, në fund të shkronjës “e”, të shtohet:

“Ndjekja e 1 orë praktike spitalore në shkenca mjekësore teknike është 0.5 orë mësimore.”.

Ky udhëzim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare.