Literatura e ofruar nga Institucioni, përmes Bibliotekës së tij, është multidisiplinare. Në bibliotekë gjenden tituj nga 10 fusha të ndryshme studimi, të cilat janë të klasifikuara sipas Klasifikimit Dhjetor Universal (KDU). Të interesuarit (përdoriuesit) gjejnë në Bibliotekë literaturë për çështje të përgjithshme, për shkencën dhe diturinë, për filozofinë, psikologjinë, shkencat shoqërore dhe nëndarjet e tyre, ekonominë dhe nëndarjet e saj, drejtësinë, matematikën dhe shkencat e natyrës, shkencat e aplikuara si mjekësia dhe teknologjia, linguistika dhe letërsia, gjeografia, historia si dhe materiale që trajtojnë artin, kulturën dhe sportin. Fondi i BUV është kapitali libror, tërësia e materialeve të shtypura, e njësive bibliografike, që, përbën një fond të hapur, aktiv (jo pasiv).
Në përputhje me strategjinë e zhvillimit dhe ndërkombëtarizimit që harton UV, edhe BUV, është e motivuar, që, si pjesë e së tërës, ka kryejë detyrën e saj me profesionalizëm, me dashuri dhe kulturë ndaj përdoruesve, duke i administruar me efikasitet e dobishëm burimet e shkruara. Në fond përfshihen dhe disertacione të doktorantëve të diplomuar, që janë pedagogë të UV. Në arkiv përfshihen dhe gazetat zyrtare qysh nga viti 1992, si dhe revista ekonomike, periodikë, korespondenca me Bankën e Shqipërisë, si buletine informative, indekse etj.ka gjithashtu tema të diplomave të studentëve të FSHT, FE, si dhe një pjesë nga FSHH (Departamenti i Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë, me të cilin kemi dhe një bashkëpunim shembullor për veprimtari promovuese apo dhe konferenva shkencore e tryeza të rrumbullakta në mjediset e bibliotekës)
Oraret e punës së Bibliotekës shpallen jo vetëm në mjediset e Institucionit, por në të njëjtën kohë ato bëhen publike edhe në web-in e UV. Biblioteka qëndron e hapur prej orës 8:00 deri në orën 20:00, nga e hëna në të premte. Ditën e shtunë dhe të diel, si dhe ditët e festave zyrtare është e mbyllur.
Për t’u anëtarësuar në BUV duhen dokumentet e nevojshme për regjistrim. Anëtarësimi kryhet pa pagesë; anëtarësimi kryhet për të realizuar shërbimin e huazimit të materialeve bibliotekare; anëtarësimi bëhet për një periudhë njëvjeçare. Anëtarësimi kryhet mbi bazën e dokumentacionit të poshtëshënuar: Dokument identifikimi (kartë identiteti / pasaportё / çertifikatë); Dy foto tё formatit të vogël; Vёrtetim Studenti nga fakulteti dekan/ e dhe kryesekretar/e), firmosur dhe vulosur. Përdoruesi disponon një kartelë regjistrimi përmes të cilës siguron literaturën. Kartela e regjistrimit përmban informacionin e dhënë si më poshtë: Numrin e kartelës, emër, mbiemër, atësi dhe datëlindje, fakulteti ku studion, numri i telefonit, adresa e banimit, numri i letërnjoftimit, si dhe nënshkrimi i përgjegjësit të bibliotekës dhe lexuesit.
Kemi krijuar një mjedis i bollshëm që të përcjell dashuri dhe përkushtim ndaj librit. Synimi i BUV mbetet mbështetja e lehtësimi i punës së stafit akademik për pajisjen me literaturën e duhur dhe në kohë të studentëve. Me rritjen e numrit të botimeve të universitetit, dhe të veprimtarisë akademike të tij, libraria zgjeroi hapësirën në funksion të librit, shtoi titujt e kolanat dhe, çfarë është më e rëndësishmja, u rrit profesionalisht, duke u shndërruar në një qendër informacioni e shërbimi, falë edhe përkushtimit e angazhimit të stafit të saj. Libraria është perceptuar t’i ofrojë shërbim një komuniteti sa më të larmishëm lexuesish, duke ofruar njohuri e këndvështrime ndryshe ose duke i ndihmuar në rritjen e shkallës së integrimit nëpërmjet titujve të shumtë që ofron.
Deri më tani, institucioni nuk ka mundur të ofrojë shërbimin e-book. Ky shërbim, në ndihmë të studentëtve dhe pedagogëve, është krijuar me miratimin edhe të strukturës së re dhe pritet të funksionojë së shpejti, duke shkuar drejt lirisë së plotë të informacionit për përdoruesit.
Puna jonë është objekt i përmirësimit të vazhdueshëm në funksion të rritjes së shërbimit e për këtë bashkëveprojmë me zyrat e administratës: si Drejtorinë e IT dhe Statistikave, Drejtorinë e Prokurimeve dhe Shërbimeve, Sektorin e Komunikimit dhe Publikimeve, Sektorin e Këshillimit të Studentëve dhe Alumni-it, Zyrën e Arkivave, Drejtorinë e Financave dhe Realizimit të Buxhetit, me sekretaritë mësimore, sidomos me Administratorin dhe patjetër me Zëvendës/ Rektorin për Zhvillimin Institucional dhe Komunikimin, për përvojën europiane, për thjeshtësinë, diturinë dhe edukatën e punës që reflekton për përmirësimin e punëve në UV. Sipas specifikave të sektorit, jemi gjithmonë në kontakt hierarkik me rektoratin, kur kërkohet dhe me vetë Rektorin. Ndjejmë të nevojshme në të ardhmen të kemi një bashkëpunim më të fryshëm dhe korrekt me të gjitha zyrat e administratës, sipas organigramës, me fakultetet dhe departamentet. Gjithashtu mbajmë kontakt me mësuesit e letërsisë së shkollave të mesme të qytetit, për të thithur e përzgjedhur për të vijuar studimet në UV talentet letrare, që janë dhe nxënës/ maturantë cilësorë. Buv përfshihet në aktivitete të brendshme dhe në aktivitete të jashtme, gjithmonë në funksion të detyrës së punës me librin, në shërbim të studentëve.