Takim senibilizues për sistemin zgjedhor me Komisionin Qendror Zgjedhor

Aktivitete njoftime

Në ambientet e sallës Rilindja të Universitetit “Ismail Qemali” Vlorë, u zhvillua takimi midis përfaqësuesve të KQZ dhe studentëve të Universitetit tonë.

Bashkëbisedimi u hap prej; Prof. Dr. Bilal Shkurtaj, Zëvëndës Rektor i Universitetit “Ismail Qemali” Vlorë; Z. Ylli Merkaj, Sekretar i Përgjithshëm i Komisionit Qëndror Zgjedhor; Znj. Ana Tenolli, Drejtore e Komisioneve Zgjedhore, Trajnimi dhe Edukimi i Zgjedhësve, KQZ; Znj. Etleva Numani, Shefe e Trajnimit të Komisionerëve, KQZ.

Takimi i cili u zhvillua në formën e bashkëbisedimit, kishte prioritet informimin dhe ndërgjegjësimin e brezit të ri për çështje zgjedhore, ndërgjegjësimit për rëndësinë e votës së lirë dhe demokratike, informimit dhe sensibilizimit për të dënuar veprat penale që prekin zgjedhjet e lira.