Takim i rektorit të Universitetit “Ismail Qemali”, Prof. Dr. Roland Zisi dhe rektorit të Kolegjit Universitar “Bedër”, Prof. Dr. Ferdinand Gjana.

Aktivitete njoftime

Më datë 06.03.2018, në mjediset e Universitetit “Ismail  Qemali”, u mbajt takimi midis rektorit të Universitetit “Ismail Qemali”, Prof. Dr. Roland Zisi dhe rektorit të Kolegjit Universitar “Bedër”, Prof. Dr. Ferdinand Gjana. I pranishëm në takim ishte edhe  Aleksandër Çipa, Kryetar i Unionit të Gazetarëve Shqiptarë. Takimi u fokusua në paraqitjen e profilit të dy institucioneve në funksion të ngritjes së urave të bashkëpunimit  mes tyre,  me qëllim ndarjen e praktikave më të mira e plotësimin e Standarteve Bashkëkohore Europiane të Cilësisë përmes:   organizimit të konferencave të përbashkëta shkencore, krijimit të mundësive për shkëmbim midis studentëve, organizimit të programeve e shkollave verore etj.