PARATHENIE
Departamenti i Fizikës (DF) është department i konsoliduar në mësimdhënie dhe kërkim shkencor në fushën e fizikës në nivel kombëtar. DF është një nga departamentet bazë të Universitetit “Ismail Qemali” Vlorë. Stafi akademik i departamentit përbëhet nga 1 Prof.Dr,1 Prof. Asoc, 1 Dr, 3 kandidat për doktor dhe 1 master shkencor.
Ky plan strategjik është përpunuar që të përcaktojë dhe formulojë qëllimet afatmesme e afatgjata të DF dhe të cilësojë mënyrat dhe mjetet për realizimin e tyre në kushtet e një mjedisi rrethues dinamik dhe konkurent. Ai është përgatitur pas një studimi të dokumentave vendore e europiane për zhvillimin e arsimit të lartë dhe kërkimit shkencor. Kryesore mes tyre janë:
- Strategjia për rritje të qëndrueshme dhe gjithëperfshirëse “Europa 2020”;
- Strategjia kombëtare për zhvillimin e arsimit dhe kërkimit shkencor në Institucionet e Arsimit të Lartë.
MISIONI I DEPARTAMENTIT TË FIZIKËS
Misioni i DF është jo vetëm të përgatisë mësues të fizikës dhe matematikë-fizike, fizikan, specialiste të shkencës së fizikës me kualifikim të lartë dhe aftësi konkuruese për nevojat e tregut, të aftë të kapërcejnë sfidat e zhvillimeve të shpejta dhe të gjenerojnë inovacione, por njëkohësisht kërkimi shkencor brenda departamentit të jetë konkurues në treg.
VIZIONI I DEPARTAMENTIT TË FIZIKËS
DF do të synojë të jetë qendër kombëtare e arsimit bashkëkohor, kërkimit shkencor fundamental dhe të aplikuar në fushën e fizikës. Ndihmojmë shoqerinë, duke e pasuruar me përparimin në dije dhe kuptimin e botës, duke aplikuar standarde të larta në kërkimin shkencor.
Bazuar në objektivat strategjik të MAS për kërkimin shkencor dhe inovacionin, për të përballuar sfidat e kohës, duke e vlerësuar arsimin e lartë si përgjegjësi publike, duke e konsideruar departamentin si njësia bazë që mbështetet në dy drejtime të së njëjtës peshë e rëndësi: mësimdhënie dhe kërkim shkencor; për t’iu përgjigjur kërkesave të ligjit “Për Arsimin e lartë e kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në RSH”, duke e konsideruar kërkimin shkencor si kriter i vlerësimit, rankimit e financimit; për ta shndërruar Depatamentin e Fizikës – në një qendër kryesore, e cila do të japë ndihmesën e vet në zhvillimin e Universitetit dhe atë rajonal vendosim këto objektiva:
- Shndërrimi i Departamentit të Fizikës në një department ku aktiviteti i tij të bazohet në kërkimin shkencor (Research-based Departament); hartimi, në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare të Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit (AKKSHI), i kritereve të vlerësimit të një njësie bazë të bazuar në kërkimin shkencor dhe orientimi i gjithë punës mësimore e kërkimore-shkencore të jetë në përmbushjen e tyre.
- Krijimi i një grupi akademik (në nivel departamenti), bazuar në parimet e barazisë në të drejta, detyrime e përgjegjësi, ku çdonjeri është në qendër dhe të gjithë janë bashkëpunues me të gjithë. Ky grup ka per mision nxitjen e projekteve kërkimore dhe botuese (individuale e në grupe, bashkë-autorësi), si dhe organizimi i planifikuar i veprimtarive shkencore duke nisur me ato për njohjen dhe promovimin e krijimtarisë shkencore të njëri-tjetrit.
Kjo do të realizohet me anë të organizimit të seminareve shkencore brenda departamentit si dhe ne konferenca të organizuara nga Fakulteti.
- Integrimi real i mësimdhënies me kërkimin shkencor duke e konsideruar këtë si domosdoshmëri për të përballuar sfidat e shkollimit universitar, në kushtet kur shkolla (duke përfshirë universitet), e ka humbur monopolin e të qenit informuesi i vetëm dhe kur studentët kanë akses informativ aq sa edhe vetë pedagogët e tyre. Sfida e sotme nuk lidhet me informimin e studentit të painformuar, por me formimin e studentit të informuar. Kjo kushtëzon: (a) leksione që dalin edhe nga kërkimi i drejtpërdrejtë; (b) përfshirjen e studentit në projekte kërkimore të përbashkëta me pedagogun e të drejtuara prej tij; (c) shndërrimin shkallë-shkallë të raportit “pedagog-student” në “udhëheqës-kërkues”, sidomos në nivelin master; (d) rivlerësim të lëndëve që lidhen drejtpërdrejt me kërkimin (siç janë: Metodat e kërkimit shkencor etj.)
- Vendosja e veprimtarisë kërkimore-shkencore në qendër të aktivitetit të njësisë bazë si dhe renditja e Departamentit – mbi bazën e vlerësimit të jashtëm periodik të veprimtarisë kërkimore-shkencore – ndër departamentet më të mira me të ngjashmit e vet në rajon e më gjerë.
- Përcaktimi i prioriteteve të kërkimit shkencor nga departamenti; përcaktimi i objektivave të veprimtarisë kërkimore të çdo anëtari të stafit akademik, të përshkallëzuara (vjetore e për periudhën 2017-2022), duke synuar përputhjen e objektivave të kualifikimit shkencor vetjak me objektivat kërkimore-shkencore të departamentit, njëkohësisht duke realizuar kërkimin shkencor me departamentet e tjera të Fakultetit të Shkencave Teknike.
Fushat e kërkimit shkencor mbi të cilat do të mbështetet puna kërkimore shkencore në Departamentin e Fizikës janë:
- Monitorimi i ekosistemeve ujorë në Qarkun e Vlorës në lidhje me shkallën e ndotjes
- Monitorimi ndotjeve akustike dhe elektormagnetike
- Monitorimi i ndotjeve të ajrit
- Studimi i materialeve me anë të metodave fizike
- Përmirësimi i kurrikulave të programeve të studimit në lidhje me integrimin e kërkimit shkencor në mësimdhënie.
- Kategorizimi (mbi bazën e një pyetësori) i personelit akademik në përputhje me kërkesat e nenit 59 të ligjit 80/2015 në personel akadmik “me orientim mësimor” dhe “me orientim kërkimor-shkencor”, bazuar në intersat vetjake akademike të çdo anëtari të personelit akademik; krijimi i mundësive për harmonizimin e interesave për kualifikim shkencor vetjak, me realizimin e projekteve kërkimore të Departamentit, në përputhje me prioritetet e Universitetit ‘Ismail Qemali” Vlorë për kërkimin shkencor dhe kërkesat e tregut.
- Përzgjedhja e Drejtuesit të Kërkimit të Departamentit të Fizikës, nga personeli akademik “me orientim kërkimor-shkencor”, bazuar në kriteret e të qenit bashkëpuniues (1), ndër pedagogët me titullin më të lartë akademik (2), me përvojë në kërkimin shkencor (3) dhe mundësisht me përvojë në promovimin e personelit akademikë (4).
- Vlerësimi me pikë/kredite e me kritere unike i veprimtarisë kërkimore-shkencore e botuese, për çdo vit akademik e për çdo pjesëtar të personelit akademik, për:
- monografi e tekste mësimore universitare, të bazuara në standarde akademike, të diferencuar për autorët e parë e bashkautorët;
- artikuj shkencorë të botuar në revista shkencore në tre nivele (a) kombëtare, (b) ndërkombëtare, (c) me faktor impakti – të diferencuar për autorët e parë e bashkautorët;
- kongrese e konferenca shkencore në tre nivele (a) kongrese periodike ndërkombëtare; (b) konferenca ndërkombëtare, (c) konferenca të tjera, simpoziume, forume etj., të diferencuar për autorët e parë e bashkautorët;
- pjesëmarrje në aktvitete shkencore e botuese, si: pjesëmarrja në projekte kërkimore (e diferencuar për drejtues kërkimi e pjesëmarrës në nivele të tjera), drejtimi i periodikëve shkencorë (si kryetar apo anëtar i Bordit Botues), drejtimi i aktiviteteve shkencore (si kryetar apo anëtar i komisioneve organizatore);
- referime shkencore, prezantime, leksone të hapura etj., të zhvilluara në departament, apo në nivele të tjera të universitetit dhe në universitete të tjera;
- çdo aktivitet i ideuar dhe shpallur nga Rektorati apo organe të tjera drejtuese për të cilat, bashkë me thirrjen apo ftesën e hapur për pjesëmarrje, shpallen edhe kreditet respektive që parashikohen për pjesëmarrësit
- çdo aktivitet tjetër që vlerësohet – në nivel departamenti e në përputhje me specifikat e tij – si aktivitet shkencor apo krijues e që pasuron dosjen personale të veprimtarisë kërkimore shkencore e botuese të personelit akademik e ndikon në vlerësimin (e brendshëm e të jashtëm) të departamentit dhe rankimin e tij;
- Përfshirja e studentëve në kërkimin shkencor, e konsideruar si mundësi “e artë” për të realizuar objektivat të kërkimit shkencor (1), si kërkesë për formimin e tyre profesional dhe qytetar (2), si rrugë për të rritur shkallën e përvetësimit të programeve mësimore (3), si një mënyrë për pasurimin e CV-në e tyre që në kohën e studimeve universitare (4) dhe orientimin e tyre në tregun e punës (5).
- Rritja e vëmendjes mbi metodologjinë (metodat e kërkimit shkencor), vendosja e një raporti të drejtë midis dijes teorike dhe dijes metodologjike; respektimi i kërkesave etike të kërkimit shkencor, në mënyrë të veçantë shmangia e plagjaturës; hartimi i “Kodit të etikës së kërkimit shkencor” dhe “Sistemit të referencave të kërkimit shkencor” dhe publikimi i tyre në faqen zyrtare të Universitetit “Ismail Qemali” Vlorë.
- Duke e konsideruar partneritetin si çelësin e suksesit, Departamenti I Fizikës synon zgjerimin e partneritetit me çdo institucion që mund të ndihmojë në përmbushjen e misionit të tij, që nga organizgatat lokale e më gjerë, duke përfshirë partnerë strategjikë (1), partnerë institucionalë (2), partnerë sipërmarrës (3) etj. Vendosja e marrëdhënieve të partneritetit të qëndrueshëm me institucionet vendore të juridiksionit të Bashkisë së Vlorës, sipas fushave të kërkimit shkencor të departamentit dhe prioriteteve të zhvillimit të rajonit.
- Vazhdimi i partneritetit (të bazuar në marrëveshje) sidomos me institucionet arsimore; Drejtorinë Arsimore Rajonale (DAR) të Vlorës, me shkollat e niveleve të ndryshme, sidomos me shkollat e mesme – ku formohen studentët potencialë të Departamentit të Fizikës.
KONTROLLI I EKZEKUTIMIT
Kontrolli i realizimit të këtij plani strategjik zhvillimi i caktohet Përgjegjësit të Departamentit
Vlerësimi i realizimit kryhet çdo vit dhe në fund të periudhes së planit. Relatohet përpara Dekanit të Fakultetit.