[:sq]SPECIALIST I QENDRËS KËRKIMORE SHKENCORE, FAKULTETI I EKONOMISË[:]

[:sq]Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë, bazuar në Urdhërin Nr. 55, datë 22.06.2018 të Rektorit, shpall njoftimin për konkurim të hapur, për vendin e lirë të punës në Universitetin “Ismail Qemali“, Vlorë:

 

  1. SPECIALIST I QENDRËS KËRKIMORE SHKENCORE, FAKULTETI I EKONOMISË

 

Kandidati i interesuar duhet të plotësojë kriteret e përgjithshme të mëposhtme (neni 41 i Statutit dhe neni 28 i Rregullores):

  • Të zotërojë aftësitë e nevojshme profesionale për vendin e punës për të cilin konkuron;
  • Të ketë aftësinë e punës në grup dhe të komunikimit profesional me kolegët dhe studentët;
  • Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë të Gjykatës për kryerjen e një krimi;
  • Të mos jetë marrë ndaj tij masë disiplinore e largimit nga puna apo zgjidhjes së kontratës nga Universiteti “Isamil Qemali”, Vlorë;
  • Të mos ketë vepruar ose propaganduar në drejtim të prishjes së imazhit të universitetit dhe autoriteteve drejtuese, në median vizive dhe/apo të shkruar, rrjetet sociale etj.

 

Kandidatët duhet të plotësojnë kriteret specifike si vijon:

  • Të  zotrojë diplomë të ciklit të parë në fushën e ekonomisë, preferohet diplomë në Administrim Biznesi.
  • Të zotrojë diplomë të ciklit të dytë me profil administrimi.
  • Të ketë eksperiencë pune në administrim, menaxhim dhe asistencë zyre.
  • Të ketë njohuri të mira të gjuhës angleze dhe gjuhës italiane.
  • Të ketë aftësi të mira komunikuese, të jetë i motivuar për të punuar në grup.
  • Të jetë i aftë të garantojë standard cilësie dhe efikasitet në punë.
  • Të mos ketë vepruar apo propaganduar për cënimin e imazhit të Universitetit dhe të plotësojë kërkesat për punësim sipas Statutit të Universitetit “Ismail Qemali “ , Vlorë.
  • Të mos ketë konflikte interesi në njësinë përkatëse ku do të punësohet.
  • Të mos jetë marrë më parë ndaj tij masa disiplinore e largimit nga puna.
  • Të zotrojë aftësi të mira menaxhuese dhe integritet në vendin e punës. Një precedent i mëparshëm negativ në eksperiencën e punës së kandidatit do të sillte skualifikimin e tij për në fazat e tjera të intervistimit.
  • Në kuadër dhe të politikave të ALUMN-it preferohen kandidatë të cilët kanë përfunduar studimet në Fakultetin e Ekonomisë pranë Universitetit “Ismail Qemali” Vlorë.

 

DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT

 

  1. Kandidatët dueht të dorëzojnë dokumentacionin si më poshtë:
  • Kerkese per kete pozicion;
  • Jeteshkrimi (CV);
  • Formularin e aplikimit të shkarkueshëm nga faqja zyrtare e Universitetit univlora.edu.al .
  • Fotokopje e kartes se identitetit ID;
  • Kopje e noterizar e diplomës/diplomave dhe listës/listave të notave të studimeve universitare;
  • Kopje e noterizuar e librezës së punës;
  • Kopje e noterizuar e certifikatave ose diplomave të kualifikimeve apo specializimeve;
  • Vërtetim i gjendjes gjyqësore/vetëdeklarim sipas formës së kërkuar nga ligji;
  • Vërtetim i gjendjes shëndetësore ;
  • Kopje e noterizuar e dëshmive të mbrojtjes së gjuhëve të huaja;
  • Referenca nga punëdhënës të mëparshëm që provojnë vlerësimet pozitive në punë.

 

Nuk lejohet dorëzimi i dokumentacionit dorazi.

Kandidati që paraqet mangësi në dokumentacionin e dorëzuar nuk do të merret në konsideratë nga Komisioni ad hoc.

  1. Afati i aplikimit përfundon dy javë kalendarike pas ditës së publikimit të njoftimit në faqen zyrtare të internetit të Universitetit “Ismail Qemali”, Vlorë.
  2. Konkurimi do të shtrihet në dy faza: me vlerësim dosjeje dhe me intervistë të drejtpërdrejtë. Vlerësimi i kandidatëve do të kryhet sipas një sistemi pikëzimi i cili do të hartohet nga një komision ad hoc dhe do të publikohet edhe në faqen zyrtare të internetit të Universitetit, përpara përfundimit të afatit të pranimit të aplikimeve, sipas parashikimeve të Vendimit të Senatit Akademik të UV-së nr. 31, datë 31.07.2017 “Për miratimin e rregullave dhe procedurave për punësimin personelit ndihmësakademik”.

Kandidati i cili kalon fazën e parë të vlerësimit të dosjes por që nuk paraqitet në fazën e dytë, të intervistës me gojë, skualifikohet nga konkurimi.

 

Afati që u lihet kandidatëve për të aplikuar është 2 javë kalendarike  nga dita e publikimit të njoftimit në faqen zyrtare të internetit të Universitetit “Ismail Qemali” Vlorë.

Afati i fundit i dorezimit te zarfave eshte data 09.07.2018.

ZARFAT E ARDHUR PAS KËTIJ AFATI NUK DO T’I KALOHEN KOMISIONIT PËR VLERËSIM.


SKEMA E VLERËSIMIT TË  KANDIDATËVE PËR PUNONJËS  NDIHMËS AKADEMIK ME KARAKTER MËSIMOR

Komisioni Ad-hoc i ngritur me Urdhër Nr. 56, datë 27.06.2018 të Rektorit, në zbatim të Vendimit Nr. 31, datë 01.03.2017 të Senatit Akademik, pas mbledhjes së datës 29.06.2018, propozon për miratim skemën e vlerësimit të kandidatëve për punonjës ndihmës akademik me karakter mësimor në pozicionin Specialist i Qendrës Kërkimore Shkencore, Fakulteti i Ekonomisë, në bazë të kritereve të përcaktuara në shkresën Nr. 198 Prot.  datë 14.06.2018 të Përgjegjësit të QKSH në Fakultetin e Ekonomisë :

 

Diplomë Universitare (Max 30 pikë)

Master profesional 20 pikë

Masteri i shkencave 30 pikë

Eksperienca në punë (max 10 pikë)

2 pikë për çdo vit

Dëshmi të njohjes së gjuhës së huaj(max 20 pikë)

Gjuha Angleze 10 pike

Gjuha Italiane 10 pikë

Vlerësime pozitive të përvojave të mëparshëme të punës ( max 10 pikë)

5 pikë për çdo vlerësim

Intervista

30 pikë

 

Komisioni Ad-Hoc

  • Rezarta Brokaj        – Kryetar
  • Xhiliola Agaraj (Shehu)    – Anëtar
  • Erdeta Breshanaj              – Anëtar

[:]