njoftime Njoftime FSHP

[:sq]SEMINAR TRAINUES I FAKULTETIT TE SHENDETIT PUBLIK[:]

[:sq] 

Fakulteti i Shëndetit Publik, Departamenti i Infermierisë organizoi në datë 26 Maj 2018 në Spitalin Rajonal të Vlorës, pranë ambienteve  të Telemedicinës seminarin trajnues me temë :

“Menaxhimi i mbetjeve spitalore dhe ndikimi i rreziqeve profesionale në mirëqënie” me koordinator Denada Selfo dhe grup pune Vitori Hasani, Majlinda Zahaj, Brunilda Subashi, Rozeta Luci .
Në këtë organizim ishin të pranishëm  zv/rektori i Universitetit të Vlorës, Z.Enkelejd Mëhilli, drejtoresha  e spitalit rajonal Vlorë Dr. Brunilda Mersini si dhe miq pjesëmarrës  nga Kosova Z.Shaban Osmanaj dhe Z. Rifat Muriqi, drejtor dhe shef të Inspektoriatit të Farmaceutikës në Ministrinë e Shëndetësisë Kosovë.

Qëllimi dhe objektiva te seminarit ishin:

  • Rritja e njohurive të profesionistëve të shëndetit lidhur me menaxhimet e mbetjeve spitalore, faktorët e rrezikut në punë, sigurinë dhe aspektin ligjor, me qëllim reduktimin e aksidenteve, incidenteve, parandalimin e infeksioneve spitalore dhe si rrjedhojë rritjen e mirëqënies.
  • Promocioni i sigurisë dhe shëndetit në punë, mbrojtja e punëmarrësve, mbrojtja e shoqërisë dhe e mjedisit kundrejt efekteve të pafavorshme të punës.
  • Njohja e pjesëmarrësve me kategoritë e ndarjes së mbetjeve spitalore dhe ambulatore dhe menaxhimet e tyre.
  • Njohja me rreziqet profesional dhe përdorimin e masave mbrojtëse individuale.
  • Evidentimi i prevalencës së aksidenteve dhe incidenteve në vendin e punës.
  • Informimin lidhur me parandalimin e infeksioneve spitalore.
  • Njohja me aspektin ligjor lidhur me sigurinë në punë dhe protokollet përkatëse.

Politikat e menaxhimit të mbetjeve spitalore mund të jenë të suksesshme vetëm në rastet kur aplikohen me kujdes, vazhdimisht dhe në mënyrë të njëtrajtshme.

Pjesë e këtij plani trajnues nuk duhet të jenë vetëm infermierët por edhe mjekët, sanitaret dhe çdo person tjetët që në njëfarë mënyre ka kontakt me mbetjet spitalore.
Përsëritja e vazhdueshme e seminareve trajnuese do të mundësonte një trajnim efikas për stafin egzistues, si dhe për stafin e ri shëndetsor. Gjithashtu përsëritja e trajnimit ndihmon stafin të njihet vazhdimisht me fjalën e fundit të zbulimeve të reja të kësaj fushe.

Aktiviteti u akreditua nga Qendra Kombëtare e Edukimit në Vazhdimësi me 6 kredite.

 

 [:]