[:sq]Sektorit i Këshillimit të Studentëve dhe Alumn-i[:]

[:sq]Sektori i Këshillimit të Studentëve dhe  Alumn-it ka në përbërjen e tij :

Përgjegjës i Sektorit: Junilda Liçaj

Specialist pranë zyrës së studentit: Miranda Mitro

Specialist: Vasil Ruci

 

Misioni i sektorit:

Informimi i studentëve të ardhshëm realizohet përmes Sektorit të Këshillimit të Studentëve dhe Alumn-it i cili çdo vit organizon “Dita e dyerve të hapura” (open day) me maturantët.

Menjëherë sapo studenti merr një status të tillë në UV, ai konsiderohet si student me të drejta të plota, integrohen nga Sektori i Këshillimit të Studentëve, në  dhënien e mendimit për ndryshimin e kurrikulave si dhe në aktivitete dhe shërbime të tjera që Universiteti ofron për studentët.

Sektori i Këshillimit të Studentëve dhe Alumn-it shërben si urë lidhëse midis studentëve dhe tregut të punës, duke krijuar kontaktet e duhura me punëdhënësit potencial, me qëllim promovimin e studentëve  dhe kërkimin e mundësive të reja të punësimit. Sfida jonë është të vendosnim bashkëpunime me subjekte të ndryshme që operojnë në tregun shqiptar, ky sektor  organizon një sërë aktivitetesh gjatë vitit akademik, të cilat janë të lidhura në mënyrë të drejtpërdrejtë me studentët e UV-së.

 

Funksionet (e përgjegjësit të sektorit)

  • Harton rregulloren e etikës dhe mbarrëvajtjes në punë .
  • Ndjek procedurën e pranimit të dokumentacionit sipas kritereve , shqyrton dhe miraton aplikimet e studenteve për  përfitimin e bursave të studimit, si dhe shqyrton dokumentacionin e përcaktuar për kategoritë e individëve për  përjashtimin nga  tarifa vjetore e shkollimit duke ja percjell më pas ato bordit të administrimit.
  • Identifikon, sensibilizon dhe këshillon nxënësit e vitit të fundit të AML të shkollave të rajonit e në nivel kombëtar duke i orientuar në programe studimi të UV-së së bashku me grupin e koordinatorëve.
  • Ofron këshillim dhe udhëzim në lidhje me orientimin dhe zhvillimin e karrierës profesionale të studentëve; bashkëpunon ngushtë me departamentet për mundësitë e akomodimit të studentëve në institucione/kompani/organizata në funksion të praktikave profesionale të studentëve.
  • Kujdeset për zhvillimin e aktiviteteve të përvitshme për të afruar studentët në prag të diplomimit me punëdhënësit e mundshëm.
  • Krijon dhe mban kontakte me institucione të ndryshme për të krijuar marrëdhënie bashkëpunimi me interes reciprok. Identifikon dhe mbёshtet planet e karrieres studentore të përfshira në programin e ALUMN-it.
  • Eshtë përgjegjës për bashkëpunimin me njësitë periferike të universitetit në një mënyre aktive për mbështetjen përmes informacionit, orientimit dhe trajnimit.
  • Krijojnё, mbёshtesin dhe organizojnё Shoqatёn e tё Diplomuarve nё UV.
  • Eshtë përgjegjës për proceset e administrimit të studentëve dhe punën me konceptet e reja bashkëkohore dhe zhvillimin e tyre.
  • Zyra koordinon edhe aktivitetet e zyrave të tjera në kuadër të objektivave për pranimin e studentëve në të tre ciklet e studimit në UV.
  • Krijon dhe plotëson në vazhdimësi një database me listën e të diplomuarëve pranë UV-së  si dhe kontaktet dhe punësimet e tyre pranë institucioneve.
  • Koordinon punën me zyrat e tjera për organizimin dhe përfshirjen e studenteve në aktivitete të ndryshme.
  • Organizon, drejton, koordinon dhe kontrollon punën e specialistëve që ka në varësi.
  • Bën vlerësimin e  specialistëve që ka në varësi.
  • Organizon në bashkëpunim edhe me sektorët e tjerë aktivitete  të ndryshme  si, “Ceremonia e diplomimit”, “Open Day”, “Studenti Ekselent”, “Panairi i punes”, “Takim me Alumnin”etj.
  • Zyra ndodhet pranë Rektoratit të universitetit në katin e dytë dhe orari zyrtar është 0800-1600.

 

Detyrat  (përshkrimi i pozicionit të punës të specialistëve të kësaj zyre):

  1. Specialisti i zyrës së studentit.
  • Specialistët  këshillojnë studentët në procesin e regjistrimit dhe fillimit të shkollimit.
  • Asistojnë studentët përmes njohjes së legjislacionit, për mundësinë e përzgjedhjes së kurrikulave, pjesëmarrjen në organizime studentore, mundësinë e përfitimeve financiare etj.
  • I këshillojnë studentёt në procesin e aplikimit, konkurimit, regjistrimit dhe fillimit të shkollimit. Asistojnë tek ata gjatë gjithë periudhës së studimit për tu njohur me legjislacionin universitar (Ligji, Statuti, Rregulloret e programeve të studimit, Udhëzimet e MAS si dhe Urdhërat e Rektorit)
  • Asistojnë dhe këshillojnë studentin për përfitimin e bursave dhe kredive studentore (neni 11/b e c), organizimeve studentore etj.
  • Janë ofruesit kryesor të shërbimeve per studentet lidhur me studimin dhe mesimin, aplikimin dhe pranimin në programe për të studiuar, kurse akademike, progresin akademik dhe përfundimin e studimeve.
  • Zyra ndodhet pranë Fakultetit Ekonomik  në katin e parë ku bëhet pritja e studentëve dhe orari zyrtar është 0800-1600.
  1. Specialisti i dytë 
  • Zyra e Shërbimeve (specialistët) ndaj studentit përgjigjen për jetën studentore, për këshillimin e karrierës dhe veprimtarinë e klubeve, organizimeve e aktiviteteve studentore, ndjekin dhe organizojnë çështjet e karrierës të studentëve në UV.
  • Zyra e Shërbimeve (specialistët) ndaj studentëve është përgjegjëse për lidhjen e universitetit me studentët potencialë.
  • Mbёshtet, inkurajon dhe asiston jetёn kulturore, artistike, kulturore e sportive tё studentёve dhe organizimeve tё tyre nё kёtё fushё. Nё funksion tё kёsaj pёrgjegjёsie hartojnё projekte tё pёrbashkёta me studentёt dhe realizojnё veprimtaritё e parashikuara.
  • Janë mbështetësit në dispozicion të studentëve për çështjet sociale, kulturore, artistike.
  • Zyra ndodhet pranë Fakultetit Ekonomik  në katin e parë dhe orari zyrtar i pritjes është 0800-1600.

 

Kontakt

email: keshillimistudentit@univlora.edu.al[:]