[:sq]Sektori i shërbimeve të librit (shtypshkronjë dhe e/book)[:]

[:sq]Përbërja e Sektori i Shërbimeve të Librit:

 

  1. Përgjegjës i  Sektorit
  2. Specialist biblioteke
  3. Specialist biblioteke

 

Përgjegjës Sektori: MSc. Albert HABAZAJ

Email: albert.habazaj@univlora.edu.al

Specialist: Msc Elton Brakaj

Email: elton.brakaj@univlora.edu.al

Specialist: Msc. Gent Zejno

Email: gent.zejno@univlora.edu.al

 

Detyrat funksionale të Sektorit të Shërbimeve të Librit (shtypshkronjë dhe e/book):

             

Përgjegjësi i sektorit

Harton rregulloren e brendshme të Sektorit të Shërbimeve të Librit (shtypshkronjë dhe e/book) ku përfshihen dhe dy bibliotekat e Universitetit (BUV), të etikës dhe mbarëvajtjes në punë, si pjesë organike e universitetit në ndihmë të programit mësimor dhe edukativ.

  • Përgatit raporte, informacione mbi veprimtarinë e Sektorit të Shërbimeve të Librit (SSHL) dhe BUV në funksion të studentëve dhe pedagogëve të Universitetit, sipas vartësisë hierarkike, eprorët e linjës dhe titullarin, sipas rastit.
  • 4- Organizon punën në dy bibliotekat ekzistuese dhe asiston tek studentët e pedagogët sipas kërkesave të marra nga departamentet.
  • Hulumton dhe kontrollon bazën e të dhënave fizike, shkencore e teknologjike dhe përgatit raporte informuese, si dhe punën e specialistit për bibliotekën online mbi digjitalizimin e literaturës së duhur për studentët e pegagogët.
  • Kontrollon dhe, sipas programit të punës, merr pjesë në kryerjen e të gjitha punëve të regjistrimit të librave, broshurave dhe revistave në SSHL dhe BUV si edhe punë të tjera të ngjashme sipas urdhërave të eprorëve të sistemit zinxhir komandues.
  • Organizon, drejton e moderon aktivitete ku promovohen libra, autorë dhe tendenca bashkëkohore kulturore, shkencore e letrare.
  • Koordinon me zyrat e tjera të administratës, fakultetet e departamentet përkatës, në kuadër të objektivave për faktorizimin e UV dhe ndërkombëtarizimin e tij, sipas veçorive specifike që ka SSHL DHE BUV për këtë mision.
  • Këshillohet dhe përgatit preventivat vjetore për pasurimin e fondit të Bibliotekës Universitare, në bashkëpunim me 4 dekanët e fakulteteve, përgjegjësit e departamenteve e studiuesit e UV, sipas kritereve e specifikimeve teknike për blerjen e librit.
  • Përgatit programin vjetor dhe planin mujor të punës për sektorin dhe paraqet te eprori sipas organigramës.
  • Bën vlerësimin e specialistëve, personel ndihmësakademik me karakter administrativ që ka në varësi.
  • Kryen përshkrimin bibliografik të njësive libra dhe jolibra, katalogimin e tyre sipas Standartit Ndërkombëtar të Përshkrimit Bibliografik.
  • Për sigurimin e informacionit ndaj studentëve me literaturën e duhur studimore, si dhe për ndërkombëtarizimin e punës kërkimore-shkencore të pedagogëve, mbledh, klasifikon, kryen katalogimin dhe regjistrimin bibliografik të disertacioneve (doktoraturave) të pedagogëve të UV, sipas Standardit Ndërkombëtar të Përshkrimit Bibliografik, mbështetur në teknologjinë bashkëkohore të informacionit dhe të komunikimit, sipas rrjetit rajonal Cobiss. Net, bazuar në vendimin nr. 77, datë 13.07.2017 të Senatit Akademik “Për të drejtën e kopjes së detyruar (të disertacioneve, teksteve mësimore dhe/ose të teksteve me ushtrime të pedagogëve të Universitetit “Ismail Qemali”, Vlorë”.
  • Përgatit procedurën dhe dokumentacionin e nevojshëm ligjor me qëllim regjistrimin në bibliotekën digjitale, së bashku me Zv/ Rektorin për Zhvillim Institucional dhe Komunikim, Administratoren e Universitetit “Ismail Qemali”, Vlorë”, Zyrën Juridike, Drejtorinë e Prokurimeve dhe Shërbimeve, në koordinim me katër dekanët e fakulteteve dhe përgjegjësit e departamenteve të UV, mbështetur në vendimin nr. 83, datë 18.07.2017 të Senatit Akademik “Për miratimin në parim të regjistrimit të Universitetit “Ismail Qemali”, Vlorë në një bibliotekë online”.

 

  • Përgatit të dhënat për marrjen e kodit të kërkuesit shkencor në bazën ECRIS.AL
  • Përgatit procesin e bibliografive online të pedagogëve të UV, së pari ata me titullin akademik “Profesor”, duke e nisur me bibliografitë online të prof.dr. Bardhosh Gaçe, prof. dr. Bilal Shkurtaj dhe dr. Evis (a) Çelo, si model i procesit, sipas platformës “Bibliografitë shkencore – një shërbim i ri për afrimin e kërkimit shkencor më pranë përdoruesve”, për të vijuar me prof.dr. Roland Zisi, prof. dr. Nexhip Mërkuri, prof.dr. Albert Qarri, në perspektivë me pedagogët e tjerë, që kanë botime monografike, të klasifikuara si studime (punime shkencore) dhe kanë titullin akademik “Profesor”, si dhe pedagogët me titullin shkencor “Profesor i asocuar”: Aleks Trushaj, Aurela Saliaj, Hajdar Kiçaj, Kristofor Lapa, Alba Dumi, me dr. Ermir Xhindi, Ilirjan Lipi – proces që do të vijojë sipas hierarkisë vertikale të gradave shkencore, që kanë realizuar botime universitare. Për tre autorët e parë, kemi plotësuar të dhënat e duhura për kërkuesin shkencor, sipas udhëzimeve të vertikalitetit të linjës dhe, kemi marrë për të tre kodin e kërkuesit shkencor në bazën E/ CRIS.AL

 

Detyrat  (përshkrimi i pozicionit të punës të specialistëve të kësaj zyre):

 

  1. Specialisti i parë
  • Specialisti kryen detyrën mbi bazën e vendimit nr. 10, datë 27.01. 2017 të Senatit Akademik të UV.
  • Përgjigjet për mbarëvajtjen e punës së përditshme me librin në Bibliotekën Nr. 1 (Godina A), sipas rregullores së brendshme të BUV.
  • Jep sugjerime përdoruesve studentë e pedagogë) mbi bibliotekën online.
  • Ndjek procedurën me pedagogët, për secilën lëndë, të ekzistojë një sektor i veçantë online në të cilin të paraqiten:

a-         Cikli i leksioneve me të cilin punon pedagogu.

b-         Emërtimet e teksteve ndihmës, (titull, autor, tema për t’u parë).

c-         Detyra ose punime të tjera të studentëve.

  • Për secilin tekst me të cilin punon pedagogu, të ekzistojë të paktën një kopje (hard copy) në bibliotekë dhe mundësisht, dhe në atë dixhitale.
  • Realizon punën që të ekzistojë dhe vijojë një sektor i veçantë online në të cilin të paraqiten punimet e studentëve, temat e doktoraturave të pedagogëve, artikuj, konferenca etj sipas fakulteteve. Kjo mënyrë ka avantazh sepse me një kërkim më të thjeshtuar, e ndihmojmë studentin të mbërrijë më shpejt tek materialet që dëshiron.
  • Ndjek procedurën që të gjitha blerjet, brenda mundësive, të bëhen dhe në format dixhital.
  • Ndihmon sipas specifikave përkatëse të funksionit, në rrafshin e hierakisë së vartësisë vertikale për procedurën dhe dokumentacionin e nevojshëm ligjor me qëllim regjistrimin në bibliotekën digjitale, sipas detyrave që i ngarkon përgjegjësi i Sektorit, mbështetur në vendimin nr. 83, datë 18.07.2017 të Senatit Akademik “Për miratimin në parim të regjistrimit të Universitetit “Ismail Qemali”, Vlorë në një bibliotekë online”.

 

* p.s: Aksesi online tek librat apo materialet e tjera do të jetë i ruajtur, pra i paprintueshëm.

 

  1. Specialisti i dytë
  • Përgjigjet për mbarëvajtjen e punës së përditshme me librin në Bibliotekën Nr. 2 (Godina B), sipas rregullores së brendshme të BUV.
  • Organizon punën në bibliotekë dhe asiston tek studentët e pedagogët sipas kërkesave të marra nga departamentet e dy fakulteteve (FSHH dhe FSHP).
  • Hulumton bazën e të dhënave fizike, shkencore e teknologjike dhe përgatit raporte informuese për përgjegjësin.
  • Kryen të gjitha punët e regjistrimit të librave, broshurave dhe revistave në Bibliotekë si edhe punë të tjera të ngjashme sipas urdhërave të eprorëve të sistemit zinxhir komandues.
  • Organizon aktivitete ku promovohen libra, autorë dhe tendenca bashkëkohore kulturore, shkencore e letrare në Bibliotekën e Godinës B.

 

Vendndodhja e zyrës:

 Adresa:

Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë

L. Pavarësia, 9400 Vlorë, Shqipëri

 

Godina A, Rektorati, Kati II,

mbi Auditoriumin “Rilindja”

 

 

Oraret e pritjes për përdoruesit (studentë, pedagogë, staf):

 08:00-16:00 (e hënë – e premte)

E shtunë, e diel, ditë festash – pushim

 

Katalogu i Bibliotekës

 

 [:]