Sektori i Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë

Kontakt: international@univlora.edu.al

  1. Roli dhe Misioni i Sektorit:
  • Të ndihmojë Zëvendës Rektorin për Zhvillimin Institucional dhe Komunikim në realizimin e detyrave të fushës së tij.
  • Sektori është i rëndësishëm në strukturën e Universitetit “Ismail Qemali” Vlorë, nëpërmjet aktivitetit të tij synon ndërkombëtarizimin e UV-së, shkrimin dhe realizimin e projekteve të zhvillimit dhe asistimin e njësive akademike dhe administrative të universitetit për përmbushjen e objektivave afatshkurtra dhe afatgjata të institucionit. Kjo nëpërmjet bashkëpunimeve kombetare, ndërkombëtare dhe partneriteteve të UV në projekte me fokus zhvillimin dhe kërkimin shkencor.
  • Ky sektor është autoriteti i vetëm ligjor i autorizuar nga Rektori për implementimin e projekteve të zhvillimit nën monitorimin e zëvendës Rektorit për Zhvillimin Institucional dhe Komunikim.
  • Sektori është autoriteti i vetëm administrativ i autorizuar nga Rektori dhe Senati për asistencën, mbështetjen dhe koordinimin e projekteve të kërkimit universitar nën monitorimin e zv. Rektorit për Zhvillim dhe Komunikim.
  • Sektori do të synojë të jetë një pikë kontakti dhe një dritare informuese për stafet akademike dhe studentet. Ata do të gjejnë informacionet e nevojshmë në kohë reale në lidhje me mundësitë e njohjes dhe përdorimit të fondeve të financimit nga projekte të ndryshme me financues ndërkombëtarë dhe kombëtarë.
  • Sektori do të jetë në bashkëpunim të ngushtë me sektorin e Komunikimit për promovimin e aktiviteteve në kuadër të projekteve dhe marrëveshjeve të bashkëpunimit.

2. Qëllimi:

Sektori synon asistimin, koordinimin dhe menaxhimin administrativ të veprimtarisë së njësive të tjera brenda UV, në mënyrë që ato të jenë partnerë aktiv në bashkëpunime dhe në projekte kombëtare dhe ndërkombëtara në mënyrë direktë të ndikojë në;

  • Përmirësimin e imazhit të Universitetit “Ismail Qemali” Vlorë, si një partner i besueshëm strategjik në bashkëpunimet ndërkombëtare me partnerë akademik dhe jo akademik.
  • Përmirësimin e imazhit të Universitetit “Ismail Qemali” Vlorë, si një partner i besueshëm strategjik në bashkëpunimet kombëtare me partnere akademik dhe jo akademik.
  • Përmirësimin e ofertës didaktike dhe kërkimit shkencor të Universitetit “Ismail Qemali” Vlorë.
  • Përmirësimin e shërbimeve të ofruara nga Universitetit “Ismail Qemali” Vlorë për zgjidhjen e problemeve të ndryshme të komunitetit në nivel rajonal dhe kombëtar.
  • Kthimin e Universitetit “Ismail Qemali” Vlorë në një sistem referimi për studimet social – ekonomike të Rajonit të Vlorës përmes forcimit të partneriteti publik dhe privat.

3. Kompetencat dhe veprimtaria e Sektorit të Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë.

          Komponenti Projekte

  • Identifikimi në kohë reale të informacioneve rreth programeve të ndryshme të financimit nga Programet e Komunitetit Evropian dhe donatorëve të tjerë si, (Programi IPA, ERASMUS, Intereg, Macro – Adriatico Ionico, Med Balkan, Horizont 2020, Europe for Citisens, Programet IPA ndërkufitare Shqiperi-Greqi, Shqiperi – Itali – Mali i Zi, COSME etj).
  • Koordinim të personelit akademik dhe studentëve për pjesëmarrje aktive në aplikimet e projekteve të ndryshme.
  • Mbështetje teknike të personelit akademik dhe studentëve gjatë procesit të shkrimit të projekt – propozimeve, si dhe plotësimin e dokumentacionit të nevojshëm për aplikime në projekte.
  • Të kryejë menaxhimin teknik dhe financiar të projekteve të zhvillimit dhe kërkimit përmes pjesëmarrjes (në bazë të ligjit të prokurimeve) së punonjësve të zyrës dhe përfaqësuesve të departamenteve.
  • Të lehtesojë mundësine e vendosjes së kontakteve të bashkëpunimit, në nivel institucional.
  • Të lehtësojë vendosjen e kontakteve individuale të bashkëpunimit të stafeve akademike, me homologët e tyre brenda dhe jashtë vendit.
  • Të informojë personelet akademike në lidhje me fushat prioritare të programeve të ndryshme të financimit dhe bashkëpunimit në projekte ndërkombëtare, kriteret e aplikimit dhe të vlerësimit të tyre.
  • Zyra mbështet dhe ndihmon gjenerimin në mënyre të vazhdueshme të ideve dhe projekt – propozimeve nga personelet akademike brenda UV, shkrimin e kornizave rutinë në projekte apo redaktimin dhe në paraqitjen sa më mirë të projekt – propozimeve.
  • Të materializojë në koordinim të plotë me strukturat bërthamë për shkrimin e projekteve në departamente, kthimin e këtyre ideve në projekt – propozime dhe prezantimin dhe diskutimin e tyre me partner potencialë.
  • Të promovojë aktivitetet e partneritetit të UV në takime të ndryshme, brenda dhe jashte vendit.

          Komponenti Marrëdheniet me jashtë

  • Të mbajë kontakte të vazhdueshme me zyrat e marrëdhënieve me jashtë me Universitete me të cilat UV ka marrëveshje bashkëpunimi, për mundesitë e bashkëpunimit dhe aksesimit të fondeve të BE, si dhe bashkëpunime të tjera bilaterale.
  • Të vendosë kontakte bashkëpunimi me zyra të marrëdhenieve me jashtë të Universiteteve të tjera jashtë vendit, për të rritur spektrin e partneritetit të UV në bashkëpunime ndërkombëtare.
  • Të hartojë në bashkëpunim me Rektoratin e UV-së, marrëveshjet protokollare të bashkëpunimit me Universitete të tjera brenda dhe jashtë vendit.

4. Struktura e Sektorit të Projekteve dhe Marrëdhënieve me jashtë:

  • Specialist për SHKRIM PROJEKTESH ZHVILLIMI

Specialist: MsC. Aulona HYSENAJ
Kompetencat dhe përgjegjësitë:

  • Shndërron projekt idetë e ardhura nga bërthamat e projekteve pranë njësive bazë, në projekt propozime konkrete, në përputhje me prioritete të programit dhe të thirrjeve specifike për aplikim.
  • Plotëson formatin e aplikimit, si dhe të gjitha dokumentat institucionale të lidhura me aplikimet përkatëse.
  • Përcakton plan kalendarin e aktiviteteve dhe ia kalon specialistit për buxhetin, për hartimin e tij.
  • Koordinon me partneret ndërkombëtare detajimin e aktiviteteve dhe përshkrimin e implementimit të tyre në territorin respektiv.
  • Është pjesë organike e implementimit dhe menaxhimit të projekteve.
  • Ndihmon drejtuesin në hartimin e  raporteve përfundimtare.
  • Specialist për HARTIM DHE MENAXHIM TË BUXHETEVE TË PROJEKTEVE

Specialist: MsC. Edlira LATI
Kompetencat dhe përgjegjësitë:

  • Harton buxhetet e projekteve ndërkombëtare në përputhje me planin e aktiviteteve dhe Guidën për Hartimin e Buxhetit të përcaktuar nga thirrja përkatës për aplikime.
  • Të analizoje saktësisht zërat e buxhetit që do të përfshihen në përqindjen e co –financimit si të ardhura nga granti apo fondet e UV-së.
  • Të llogarisë kostot orare të stafit, që do të përfshihet në projektet që do të hartohen në përputhje me strukturën e pagave të tyre.
  • Të menaxhojë financiarisht projektin, duke përpiluar dokumentat financiare, në përputhje me Manualin e  Menaxhimit dhe Regulloren e BE-së dhe t’ia kalojë ato për aprovim Rektorit dhe Administratorit.
  • Të mbajë të dhënat financiare të projektit, si dhe të dokumentojë të gjitha dokumentat justifikues financiare.
  • Të hartojë raportet financiare në përputhje me Manualin e  Menaxhimit në periudhat përkatëse të raportimit.
  • Të raportojë shpenzimet në MIS – Management Informaton System of EU, në përputhje të plotë me Rregulloren e BE-së.
  •  Të koordinojë me Zyrën e Financës për ekzekutimin e titujve ekzekutive financiarë të firmosura nga Rektori dhe Administratori i UV-së.

 

  • Specialist për ADMINISTRIMIN E DOKUMENTACIONIT TЁ MARRЁVESHJEVE DHE MARRËDHENIEVE ME JASHTЁ

Specialist: MsC. Ajola ÇOBANI
Kompetencat dhe përgjegjësitë:

  • Asiston njësite akademike dhe administrative të universitetit, për përnbushjen e objektivave afatshkurtra dhe afatgjata të institucionit, në drejtim të bashkëpunimit ndërkombëtar dhe partneritet të UV në projekte kombëtare dhe ndërkombëtare, me fokus zhvillimin e territorit dhe kërkimin shkencor, në funksion të këtij zhvillimi.
  • Zyra është një pikë kontakti dhe një dritare informuese për stafet akademike dhe studentët, ku ata do të gjejnë informacionet e nevojshme në kohë reale, në lidhje me mundësitë e aksesimit të fondeve të financimit nga projekte të ndryshme me donatorë ndërkombëtarë dhe vendas.
  • Zyra do të jetë në bashkëpunim të ngushtë me zyrën e promocionit, për promovimin e aktiviteteve që implementohen në kuadër të projekteve.
  • Të mbajë kontakte të vazhdueshme me zyrat e marrëdhënieve me jashtë me Universitete, me të cilat UV ka marrëveshje bashkëpunimi, për mundësitë e bashkëpunimit dhe aksesimit të fondeve të BE, si dhe bashkëpunime të tjera bilaterale.
  • Të vendosë kontakte bashkëpunimi me zyra të marrëdhenieve me jashtë të Universiteteve të tjera jashtë vendit, për të rritur spektrin e partneritetit të UV në bashkëpunime ndërkombëtare.
  • Harton, në bashkëpunim me Rektoratin e UV, marrëveshjet protokollare të bashkëpunimit me Universitete të tjera brenda dhe jashtë vendit.
  • Administron zyrën, dokumenatimin dhe aktivitetet e përditshme të saj.
  • Është përgjegjës për dokumentimin e çdo aktiviteti të zhvilluar në kuadër të projekteve apo marrëveshjeve të bashkëpunimit me jashtë.
  • Është përgjegjës për krijimin e arshivës se çdo projekti të KE-së, në përputhje me guidën për krijimin e kësaj arshive dhe afatet kohore të përcaktuara në kontratë.
  • Është përgjegjës për rnbajtjen e protokollit të çdo takimi të zhvilluar në kuadër të projekteve, zbardhjen e tyre në një raport përmbledhës.
  • Mbështet aktivitetin e anëtarëve të tjerë të stafit, në përputhje me implementimin e projekteve dhe marrëveshjeve të bashkëpunimit me Universitete vendase dhe të huaja.

Marrëveshje:

  • Kërkim dhe komunikim për marrje informacioni nëpërmjet ëebsite, email për:
    • Adresat e sakta
    • Emërtimet
    • Kontaktet
    • Nenet e marrëveshjes
    • Etj.

Të Universiteteve për të përpiluar korrektësisht marrëveshjen.

  • Përpunim i informacionit të mbledhur për shkrimin e marrëveshjes.
  • Përshtatje sipas draft marrëveshje të UV.
  • Përkthim i marrëveshjes në Shqip dhe në Anglisht.
  • Ndjekje e proçedurës deri në finalizimin e marrëveshjes.
  • Dokumentim shkresor dhe elektronik i marrëveshjes në arkivën qëndrore të UV dhe në arkivën e zyrës.

Mobilitete, shkëmbime student dhe personel akademik dhe administrativ hyrës dhe dalës:

         Mobilitete Hyrëse ( të huaj):

  • Komunikim parapërgatitor me e-mail me mobilitetet dhe universitetet për dokumentacionin e nevojshëm, që duhet në bazë të kohëzgjatjes së qendrimit në Shqipëri.
  • Pritje, akomodim.
  • Plotësim i dokumentacionit për secilin prej mobiliteteve sipas ligjeve në fuqime universitetin dhe me institucionet shqiptare: si Policia Kufitare, Konsullata etj.
  • Informim dhe shoqërim i mobiliteteve në aktivitete jashtë universitare: si qendra sportive, muzeume, ekskursione në qytete të ndryshme të Shqipërisë etj.
  • Plotësim i dokumentacionit përmbyllës së mobilitetit në universitetet e tyre.
  • Dokumentim shkresor dhe elektronik i informacionit të marrë nga koordinatorët në arkivën e universitetit dhe zyrës.

         Mobilitete dalëse (UV)

  • Komunikim parapërgatitor me universitetet për dokumentacionin e nevojshëm që duhet në bazë të kohëzgjatjes së qendrimit të studentit të UV.
  • Komunikim për pritje dhe akomodim.
  • Plotësimi i dokumentacionit për secilin prej mobiliteteve sipas ligjeve në fuqi me Universitetin dhe me Institucionet e vendit ku shkon.
  • Plotësim i dokumentacionit përmbyllës së mobilitetit.
  • Dokumentim shkresor dhe elektronik i informacionit të marrë nga koordinatorët në arkivën e universitetit dhe zyrës.

Projektet:

  • Kërkim, identifikim i thirrjeve të projekteve dhe shpërndarja e tyre drejt personeli të UV.
  • Mbledhje informacioni nga fakultetet dhe përkthim për plotësimin e tabelave dhe formularëve për aplikime për projekte dhe ato në vazhdimësi.
  • Mbajtja e komunikimit me zyrat dhe fakultetet e UV për informacionin që i nevojitet zyrës së projekteve.
  • Përpilimi dhe dokumentimi i dokumentacionit të gjithë projekteve që nga momenti I hapjes së thirrjes deri në përfundim të tyre.

Anëtarësime në rrjete: 

  • Evidentimi i rrjeteve dhe plotësim i formularëve për aplikim.
  • Ndjekja e proçedurave të pagesave nga zyra e financës.
  • Shpërndarja e informacionit kundrejt personelit të UV.