Ky sektor ka në përbërjen e tij:
Përgjegjësi i Sektorit: Deliana Proj
Specialist Publikimesh: Roksana Nowak
Specialist Marketing: Gjergj Iliadhi
Specialist Informacioni: Egli Ramaj
Përgjegjësi i Sektorit
Ky pozicion ka këto detyra:
- Harton Strategjinë e Komunikimit dhe Promovimit të Universitetit.
- Harton Planin e aktiviteteve promovuese të Universitetit si dhe të aktiviteteve të tjera që Universiteti organizon në bashkëpunim me partnere të tjerë publike dhe private.
- Harton termat e referencës për të gjitha publikimet dhe materialet promocionale të domosdoshme për promovimin e Universitetit.
- Harton në bashkëpunim me dhe specialistët e zyrës Strategjinë Marketing të Universitetit, si dhe Planin e veprimit për implementimin e kësaj strategjie.
- Ndjek me përparësi organizimin dhe bashkërendimin e të gjitha aktiviteteve në bazë të kërkesave për bashkëpunim që vijnë nga partnerë publikë dhe privatë.
- Në bashkëpunim me Specialistin e Marketingut harton strukturën e materialeve promovuese për faqen zyrtare të internetit univlora.edu.al
- Bashkërendon me specialistin për informacionin promovimin e të gjitha aktiviteteve në mediat sociale të Universitetit.
Specialist per administrimin e publikimeve universitare
Specialist për administrimin e publikimeve luan një rol të rëndësishëm në promovimin e ekspertizës shkencore të Universitetit si dhe në implementimin e Strategjisë Marketing të tij.
Funksionet kryesore të Specialistit për Publikimet janë:
- Përgatitjen e Buletinit shkencor, publikimin e tij online në faqen e web-it.
- Mbledh administron artikuj, studime, vepra të plota shkencore dhe ia paraqet ato për gjykim Bordit shkencor të UV-së.
- Shpërndarjen e Buletinit në gjithë biblotekat e Shqipërisë si dhe jashtë saj.
- Realizimin e fletë palosjeve për promovimin e çdo fakulteti të Universitetit “Ismail Qemali” Vlorë.
- Përgatitjen e Posterave promovuese për Universitetin.
- Përditësimi i të dhënave për 4 guidat studentore.
- Botimin e cikleve të leksioneve nga çdo departament i UV-së për të prezantuar dhe shpërndarë cilësinë e punës së bërë nga pedagogët tanë.
Specialist i Marketingut
Objektivi kryesor i Specialistit së Marketingut është promovimi i imazhit të Universitetit tek publiku ne menyre te vecante tek te rinjte kandidate potenciale per te qene studente te Universitetit “Ismail Qemali”. Promovimi i institucionit tonë brenda dhe jashtë vendit .
Funksionet kryesore të Specialistit te Marketingut janë:
- Merr përsipër organizimin e aktiviteteve promovuese për Universitetin “Ismail Qemali” Vlorë
- Bashkëpunon me specialistin e publikimeve per hartimin e materialeve promovuese si: fletepalosje, broshura, material të tjera promocionale.
- Organizimin e fushatave promovuese, marketing, të strukturuara në mënyrë efektive në përputhje me interesat e target grupeve.
- Hartimi i një Strategjie Marketing ku të përcaktohen qartësisht, aktorët, roli dhe detyrat e gjithsecilit.
- Promovimi i një universiteti të hapur për publikun përmes organizimit të aktiviteteve të hapura, Open Day – Ditë të hapura, Maratona dhe aktivitete sportive, aktivitete kulturore.
- Paqyrimin e aktiveteve në faqen zyrtare të Universitetit, rrjetet sociale, organet mediatike lokale, rajonale dhe kombëtare. (ilustrime me foto)
- Prodhimi i artikujve të ndryshëm promocional, stilolapsa me logon e UV-së, flamuj të vegjël etj.
Specialist i Informacionit (Recepsioni)
Specialisti i Informacionit shërben si urë lidhëse midis komunitetit të pedagogëve, studentëve dhe qytetarëve me Rektoratin.
Funksionet kryesore të Specialistit të Informacionit:
- Informon të interesuarit në lidhje me Universitetin , kurset e studimit si dhe çështje të tjera në interes të publikut
- Dokumenton kërkesat e paraqitura për informacion në bazë të Ligjit për të Drejtën e Informimit bazuar në templat-et tip të aprovuara nga institucioni.
- Mban regjistrin dhe organizon takimet e të interesuarve me Rektorin, Zv/Rektorin dhe Zyrat përkatëse në bazë të interesit të shprehur prej tyre.
- Lehtëson komunikimin midis studentëve, Zyrës së Këshillimit dhe Karrierës së Studentëve, përmes bashkëpunimit me specialistët përkatës.
- Administron faqen face-book, Twitter dhe përditëson informacionin në to në bashkëpunim me specialistin e marketingu-t.
- Koordinon me Përgjegjësen e Zyrës së Promocionit, Fakultetet apo Departamentet përkatëse për organizimin e aktiviteteve të ndryshme me karakter promovus, bashkëpunimin me institucione lokale publike dhe jo publike, OJF, organizata kulturore dhe individë sipas Planit Kalendarik të Aktiviteteve.
Vendndodhja e zyrës:
Sektori i Komunikimit ndodhet në katin e parë pranë Rektoratit.
Zyra e Informacionit është në çdo kohë në dispozicion të çdo studenti i cili kërkon informacion.
Kontakt
email: komunikimepublikime@univlora.edu.al