Sektori i Kërkimit Shkencor
Kontakt: kerkimishkencor@univlora.edu.al
Përbërja;
Specialist: Gentjana BELULAJ
Specialist: Jonida MICI
Misioni: Të ndihmojë Zv. Rektorin për Kërkimin Shkencor në realizimin e detyrave të fushës së tij.
Detyrat: (përshkrimi i pozicionit të punës të specialistëve të kësaj zyre):
- Kryejnë bashkëpunimin midis Universitetit “Ismail Qemali” Vlorë, Agjencisë Kombëtare e Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit (AKKSHI) dhe Agjencia Kombëtare e Financimit (AKF) për fondet e kërkimit shkencor.
- Sigurojnë dhe administrojnë informacionin e duhur nga kjo agjenci dhe ua shpërndajnë atë njësive kryesore dhe bazë.
- Identifikojnë dhe evidentojnë tek njësitë bazë prioritetet e kërkimit shkencor, teknologjisë dhe inovacionit, mundësitë dhe arritjet e tyre në këtë fushë dhe mbi bazën e të dhënave përgatitin dokumente në nivel institucional.
- Konsultojnë dhe ndihmojnë në koordinim me njësitë bazë dhe njësitë kryesore problematikën e kësaj fushe duke përcjellë nevojat dhe përmbushur kërkesat e ardhura nga dekanët, shefat e departamenteve.
- Asistojnë departamentet në projektet në fushat e përmendura dhe ndihmojnë për aplikimet në AKKSHI. Ndjek ecurinë e projekteve të kërkimit shkencor në AKKSHI dhe njoftojnë njësitë bazë për mangësitë e identifikuara nga ky autoritet.
- Mbledhin dhe administrojnë informacionin lidhur me veprimtarinë dhe produktet e Qendrave kërkimore-shencore të fakulteteve dhe Qendrave të formimit profesional.
- Japin asistencën dhe ndihmën e duhur pranë departamenteve në fushë të kërkimit shkencor bazë dhe të aplikuar.
- Janë përgjegjës për mbarëvajtjen e programeve të studimeve ekzistuese dhe çeljen e programeve të reja të ciklit të III-të.
- Asistojnë dhe ndihmojnë punën e fakulteteve të cilat kanë mundësi për çelje të programeve të studimit cikli i tretë (Doktoratë) dhe i raportojnë Zv. Rektorit përkatës.
- Përgatisin relacionin me kërkesa për fonde për studimet e doktoraturës në AKKSHI mbi bazën e kërkesave të departamenteve dhe fakulteteve.
- Përgatisin të dhënat për projekt-raportin vjetor të kërkimit shkencor në nivel institucional dhe ua paraqesin ato instancave më të larta.
- Administrojnë bazën e të dhënave për kërkimin shkencor për gjithë personelin akademik mbi bazën e informacionit të mbledhur nga Sektori Karrierës Akademike, departamentet dhe njësitë përbërëse të Institucionit.
- Të tjera të ndryshme.