Ky sektor ka në përbërjen e tij:
Përgjegjësi i Sektorit: Ledja Çelaj
Specialist: Ina Çobani
Specialist: Sonila Bështika
1 (konsulentë) me kohë të pjesshme
Detyrat e përgjegjësit të sektorit
- Harton rregulloren e etikës në veprimtarinë kërkimore- shkencore.
- Harton bazën e të dhënave të të dhënave në nivel institucional në Master Shkencor dhe Doktoraturë.
- Ndjek proçedurën e programit të studimit të Doktoraturës në Matematikë duke i arshivuar në dosje.
- Krijon dhe administron rregjistrin e titujve akademikë të miratuar me vendim nga Senati Akademik i Universitetit “ Ismail Qemali” Vlorë.
- Ndjek proçedurën e promovimit për Titujt Akademik.
- Zhvillon takime mujore për problematika dhe sugjerime të ndryshme në fushën e gjithë veprimtarisë Kërkimore-Shkencore të stafit Akademik.
- Organizon, drejton, koordinon dhe kontrollon punën e specialistëve që ka në varësi.
- Përgatit planin mujor të punës për sektorin dhe paraqet te eprori më i afërt.
- Bën vlerësimin individual të specialistëve që ka në varësi .
Detyrat e Specialistit për Karrierën Akademike në FSHH dhe FSHP.
- Mbledh, klasifikon dhe administron materiale me fakte e produkte të karrierës akademike të personelit Akademik.
- Mbledh dhe administron kopje të kontributit shkencor të secilit fakultet në formë shkresore si dhe elektronike.
- Asiston dhe ndihmon personelin Akademik gjatë proçedurave të kualifikimit shkencor, aktivitetit kërkues, botues e publikues duke ju dhënë mbështetje, prezantim në hapësira dhe ente kombëtare dhe ndërkombëtare.
- Bashkëveprojnë me konsulentin e jashtëm dhe stafin Akademik të të fakulteteve.
- Plotëson rregjistrin për çdo personel të stafit Akademik me punën e tyre kërkimore shkencore.
- Krijon dhe plotëson në vazhdimësi një database me listën e punimeve të diplomave të Ciklit të II (MSH) dhe të III (DR) duke e dorëzuar te eprori më i afërt.
- Koordinon punën me zyrat e tjera për proçedurën e dhënies së Titujve të Nderit.
Detyrat e Specialistit për Karrierën Akademike në FE dhe FSHT.
- Mbledh, klasifikon dhe administron materiale me fakte e produkte të karrierës akademike të personelit Akademik.
- Mbledh dhe administron kopje të kontributit shkencor të secilit fakultet në formë shkresore si dhe elektronike.
- Asiston dhe ndihmon personelin Akademik gjatë proçedurave të kualifikimit shkencor, aktivitetit kërkues, botues e publikues duke ju dhëne mbështetje, prezantim në hapësira dhe ente kombëtare dhe ndërkombëtare.
- Bashkëveprojnë me konsulentin e jashtëm dhe stafin Akademik të fakulteteve.
- Plotëson rregjistrin për çdo personel të stafit Akademik me punën e tyre kërkimore shkencore.
- Krijon dhe plotëson në vazhdimësi një data base me listën e punimeve të diplomave të Ciklit të II (MSH) dhe të III (DR) duke e dorëzuar te eprori më i afërt.
- Koordinon punën me zyrat e tjera për proçedurën e dhënies së Titujve të Nderit.
Vendndodhja e zyrës:
Kati i II-të pranë Rektoratit.
Kontakt:
sektorikarrieres@univlora.edu.al