Receta për zhvillimin e aftësive (soft skills) për mundësi punësimi më të lartë

Aktivitete njoftime seminare

Receta për zhvillimin e aftësive (soft skills) për mundësi punësimi më të lartë

Zyra e Marrëdhënieve me Jashtë dhe Zyrat e Karrierës të Universitetit Mesdhetar Helen (Hellenic Mediterranean University) dhe Universitetit Europian ATHINA (European University ATHENA) organizojnë aktivitetin (në Zoom) mbi rritjen e aftësimeve për mundësi më të larta punësimi.

Kategoritë për rritjen e aftësive janë në:

  • Cilësitë personale dhe etika në punë.
  • Zgjidhja e problemeve dhe aftësi të tjera konjiktive.
  • Aftësi të komunikimit verbal.
  • Aftësi ndërpersonale dhe puna në grup.

Prezantuesit e panelit janë nga fusha akademike dhe industria, të cilët do të paraqesin perspektivën e tyre mbi zhvillimin e aftësive (soft skills) që duhet të ketë një i punësuar.

Aktiviteti do të zhvillohet në gjuhën angleze në datë 11 Dhjetor 2020, ora 18.00 (ora e Athinës) dhe do të jetë falas për çdo student nga e gjithë bota.

Më shumë informacion gjendet në linkun:

http://athenaeuropeanuniversity.eu/the-most-wanted-labor-soft-skills-for-high-employability/

Regjistrimi duhet të kryhet brenda datës 9 Dhjetor 2020 nëpërmjet linkut:

https://forms.gle/vXqwb3Do7knScE6j9

Gjithashtu, për cdo paqartësi jeni të lutur të kontaktoni me Sektorin e Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë  në adresën elektronike: international@univlora.edu.al.