Njësi Bazë pranë Fakultetit të Shëndetit Publik

 

Prezantim dhe Përshkrim i Qendra e Kërkimit Shkencor:

 

Qendra e Kërkimit Shkencor është Njësi Bazë e Fakultetit të Shëndetit Publik. Qendra kryen veprimtari kërkimore – shkencore dhe zhvillimi në fushën e shëndetit në përgjithësi dhe atë të shëndetit publik në vecanti. Kjo qendër si objektiv të saj do të ketë mbrojtjen e shëndetit, edukimin shëndetëor dhe promocionin shëndetësor të gjithë komunitetit nëpërmjet studimeve të:

Shkaktarëve dhe faktorëve të rrezikut të sëmundjeve,

  • Faktorëve përcaktues në shëndet (psiko-social dhe mjedisor),
  • Metodave efektive të parandalimit të sëmundjeve kronike (kancer, diabet, sëmundjet kardiovaskulare)
  • Promocionit shëndetësor.
  • Ushqyerjes, aktivitetit fizik dhe obezitetit
  • Shëndetit mendor të popullatës
  • Tipit të shërbimeve shëndetësore (studime analitike me bazë check-up)
  • Metodave të avancuara të sigurimit të shërbimeve shëndetësore në popullatë
  • Ngritjes së politikave shëndetësore të shëndetit publik në fuksion të arritjes së standarteve bashkëkohore në këtë fushë:
  • Të individëve që janë dhe do të jenë pjesë e kujdesit shëndetësor (personelit shëndetësor në komunitet) dhe anëtarët e komunitetit që të marrin vendime në lidhje me shëndetin e tyre, në funksion të përmirësimit të shëndetit të popullatës, nëpërmjet angazhimit të pedagogeve dhe studentëve të FSHP.