Personel ndihmësakademik në Departamentin e Gjuhëve të Huaja

njoftim punesim

Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë, bazuar në Urdhërin Nr.75, datë 10.10.2018 të Rektorit, shpall njoftimin për konkurim të hapur, për vendin e lirë të punës në Universitetin “Ismail Qemali“, Vlorë:

 

  1. Për personel ndihmësakademik Laborant 1 (një ) në Departamentin e Gjuhëve të Huaja, Fakulteti i Shkencave Humane

Shkarko njoftimin e plotë

Formular-aplikimi-per-personel-akademik

Formular-aplikimi-per-personel-administrativ

SKEMA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE PËR PUNONJËS NDIHMËSAKADEMIK ME KARAKTER MËSIMOR

Komisioni Ad-hoc i ngritur me Urdhër Nr. 79, datë 15.10.2018 të Rektorit, në zbatim të Vendimit Nr. 31, datë 01.03.2017 të Senatit Akademik, pas mbledhjes së datës 17.10.2018, propozon për miratim skemën e vlerësimit të kandidatëve për punonjës ndihmës akademik me karakter mësimor në pozicionin Laborant në Departamentin e Gjuhëve të Huaja, Fakulteti i Shkencave Humane, në bazë të kritereve të përcaktuara në shkresën Nr. 211/2 Prot., datë 03.10.2018 të Përgjegjësit të Departamentit të Gjuhëve të  Huaja  në Fakultetin e Shkencave Humane:

Nr. Emërtimi Kriteret e vlerësimit
1. Studime universitare “Master” në studime gjuhësore, letrare dhe kulturore në gjuhë të huaj 20 pikë studime master

30 pike studime master në studime gjuhësore, letrare dhe kulturore në gjuhë të huaj

(Max 30 pike)

2. Notë mesatare e përgjithshmee ciklit të parë të studimeve 0,5 pikë për çdo notë në intervalin 7.5-10

Max 2.5 pikë

3. Trajnime/kualifikime

Vleresohen me pike trajnime/kualifikime mbi 3 muaj

5 pikë për trajnim

 

Max 20 pikë

 

4. Dëshmi të aftësive kompjuterike 5 pikë
5. Përvojë pune e mëparshme pranë UV-së (në veçanti pranë Departamentit të Gjuhëve të Huaja) 1 pikë për çdo vit pune pranë UV-së (2 në rastin e përvojës pranë DGJH-së).

Max 10 pikë

6. Eksperiencë pune administrative 1 pikë për çdo vit pune

Max 10 pikë

7. Aftësi komunikuese dhe për të punuar në grup ( dëshmi, trajnimesh afatshkurtra, workshop-esh, aktivitetesh të tjera, pjesemarrje në projekte) 1.5  pikë për çdo trajnim, projekt ose aktivitet/workshop ku është angazhuar

Max 7.5 pikë

8. Intervista 15 pikë

Komisioni Ad-Hoc
• Armela Panajoti – Kryetar
• Suela Balilaj – Anëtar
• Erdeta Breshanaj – Anëtar