“Për Vlerësimin e Performancës në Mësimdhënie në IAL, edhe Nëpërmjet Sondazhit Kombëtar të Studentëve”, Universiteti i Vlorës  “Ismail Qemali“ ka ngritur në nivel fakulteti Grupet e Punës

njoftime

NJOFTIM

 

Për mbarëvajtjen e Sondazhit Kombëtar të Studentëve i cili do të realizohet në zbatim të VKM nr.783, datë 26.12.2018 “Për Vlerësimin e Performancës në Mësimdhënie në IAL, edhe Nëpërmjet Sondazhit Kombëtar të Studentëve”, Universiteti i Vlorës  “Ismail Qemali“ ka ngritur në nivel fakulteti Grupet e Punës me përbërje sipas urdhërit të Rektorit bashkëlidhur.

Me qëllim informimin dhe trajnimin e studentëve më datë 27 mars përfaqësues të Agjensisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e lartë (ASCAL) do të zhvillojnë një takim me studentët e UV-së.

Janë të lutur të gjithë studentët të të dy cikleve të studimit të jenë të pranishëm në ambjentet e sallës “Rilindja“ sipas axhendës si më poshtë:

 

Universiteti “Ismail Qemali”, Vlorë
Data e vizites Institucioni Ora e vizites Grupi qe do trajnohet
27 Mars Fakulteti i Ekonomisë

Fakulteti i Shkencave Teknike

10.00 – 11.00 Studentet
Fakulteti i Shëndetit Publik

Fakulteti i Shkencave Humane

12.30 – 13.30 Studentet

 

 

Urdheri Nr. 18, date 11.03.2019