Burimet e pasurimit të fondit të BUV realizohet me tri forma:
- Me blerje,
- Kopje e detyruar,
- Blerje nga persona privatë,
- Shkëmbimi i materialeve midis bibliotekave [fondi për shkëmbimi, me marrëveshje shkëmbimi (për shtypin periodik, sidomos për serialet, të cilat ne i kemi respektuar me Bibliotekat e Universitetit të Elbasanit, Korçës, Shkodrës, Fakultetit të Shkencave të Natyrës, Tiranë e më gjerë do t’i shtrijmë këto marrëveshje shkëmbimi)].
- Dhuratat, sipas profilit të bibliotekës sonë universitare.
Blerja është burimi kryesor për pasurimin e fondit të bibliotekës. Sipas detyrës së ngarkuar nga rektori i Universitetit, prof. dr. Roland Zisi, në bashkëpunim me 4 dekanët e fakulteteve dhe shefat e departamenteve, kemi hartuar në kohën e duhur “Listën e Librave për UV për vitin akademik 2017-2018” me literaturën e nevojshme bashkëkohore manuale dhe online, sipas kritereve të duhura me autor, titull, botues, datë botimi, çmim dhe ISBN për librat, si dhe ISSN për revistat shkencore. Preventivin me objekt blerjen e librave për pasurimin e BUV për këtë vit akademik me listimin e titujve të duhur për pasurimin e fondit të bibliotekës, hartuar me Specifikimet teknike për blerjen e librave për pasurimin e Bibliotekës së Universitetit, ia kemi drejtuar Entit të Prokurimit të Universitetit “Ismail Qemali”, Vlorë (Drejtorisë së Prokurimeve dhe Shërbimit) dhe Administratores. Biblioteka e Universitetit përgatit, harton , dërgon dhe kërkon blerjen në kohë të librave të duhur, me titullin e kërkuar, me autorin përkatës, me shtëpi botuese (ent botues, botues) të përcaktuar, me sasinë e shënuar në Listën e Librave, me ISBN për librat, (me ISSN për revistat e buletinet), si dhe përgatit e paraqet titujt e kërkuar për librat që blihen jashtë shtetit, duke respektuar veçoritë dhe specifikimet teknike.
Specifikime teknike:
- Librat të jenë në përputhje me kërkesat, sipas tabelës, listës bashkëngjitur, e cila përbën kusht kryesor për marrjen në dorëzim të librave.
- Titulli i kërkuar
- Autori përkatës
- Shtëpia botuese (enti botues, botuesi) e përcaktuar
- Sasia e shënuar
- Çdo libër (titull) të ketë ISNB – në përkatëse (Revistat – ISSN – në e shënuar në preventiv)
- Titujt e librave në gjuhë të huaj, që janë fond për Bibliotekën, e blihen jashtë shtetit, duhen vetëm në 1 (një) kopje
- Titujt e librave në gjuhën shqipe, që janë fond për Bibliotekën, duhen në 5 (pesë) kopje
- Liçensa për tregtimin e librit
- Vërtetim nga Agjensia e të Drejtave të Autorit.