Thirrje mobiliteti për studentët e UV-së në “Isparta University of Applied Sciences” në Turqi.
Universiteti “Ismail Qemali”, Vlorë në bashkëpunim me “Isparta University of Applied Sciences” hap thirrjen për mobilitete studenti në kuadër të Programit Erasmus+ KA171 ICM.
Mobiliteti përfshin:
- Lloji i mobilitetit: Studim.
- Kohëzgjatja: 5 muaj.
- Numri i kuotave: 2 (dy).
- Periudha e mobilitetit: Semestri vjeshtë 2025.
- Bursa: 800 Euro/muaj.
- Shpenzime udhëtimi: 275 Euro. Shpenzimet e udhëtimit përllogariten në bazë të largësisë sipas linkut: distance-calculator_en
Aplikantët duhet të plotësojnë kriteret si vijon:
- Të jenë studentë të UV-së në “Bachelor” dhe Master të UV-së.
- Të jenë studentë në programin e studimit sipas kodeve ISCED në marrëveshjen ndërinstitucionale: “1013 Hotel, restaurants and catering”; “1015 Travel, tourism and leisure”; “041 Business Administration”
- Të jenë studentë, të cilët nuk e kanë përmbushur periudhën e lejuar të realizimit të mobilitetit brenda një cikli studimi (prej 12 muajsh në total).
- Njohja e gjuhës angleze ose turke të jetë minimumi niveli B1.
Kriteret e përzgjedhjes:
Studentët do të përzgjidhet në bazë të kritereve të përcaktuara prej Universitetit të Shkencave të Aplikuara të Spartës, Turqi si më poshtë:
- Nota mesatare 50% (Studentët bachelor duhet të kenë minimumin mesataren 6 sipas GPA 2.2/4.00, ndërsa studentët master/doktoraturë duhet të kenë minimumin mesataren 7 sipas GPA 2.5/4.00).
- Kompetenca e gjuhës së huaj, e cila duhet të jetë të paktën niveli B1 sipas standardeve CEFR. (+50 pikë).
- Studentët që i përkasin grupeve me diversitete sociale ekonomike, gjinore, racore, ngjyre, aftësi të veçanta, nga familje që trajtohen me ndihmë ekonomike ose bursë nga shteti etj. (+5 pikë)
- Studentët, të cilët kanë një pjesëmarrje të mëparëshme në mobilitet Erasmus (-10 pikë).
Dokumentet e nevojshme për aplikim:
- Formular aplikimi.
- Kopje ID / pasaportë.
- Vërtetim studenti.
- Lista e notave.
- Letër motivimi në anglisht.
- Certifikata e gjuhës së huaj që vërteton nivelin e njohjes së gjuhës së kërkuar, përjashtim nga ky detyrim bëjnë studentët e diplomuar për gjuhë angleze.
- Jetëshkrimi (CV) në gjuhën angleze.
- Dokument që vërteton që studenti u përket grupeve me diversitete sociale ekonomike, gjinore, racore, ngjyre, aftësi të veçanta, nga familje që trajtohen me ndihmë ekonomike ose bursë nga shteti etj, (nëse e dispononi).
Dokumentet duhet të dorëzohen pranë Sektorit të Marrëdhënieve me Jashtë pranë Rektoratit, Kati i II-të brenda datës 12/06/2025.
Më shumë informacion mbi universitetin pritës dhe katalogun e kurseve e gjeni në linket:
- Website: isparta.edu.tr
- Katalogu i kurseve: Erasmus Courses
Për më shumë informacion rreth mobilitetit mund të kontaktoni me koordinatoren e marrëveshjes Prof. Asoc. Fioralba Vela (fioralba.vela@univlora.edu.al) ose me Sektorin e Marrëdhënieve me Jashtë (international@univlora.edu.al).
You need to be sure there isn't anything embarrassing hidden in the repeat predefined chunks as nessing hidden in the repeat predefined chunks as necessary, making this the first true generator on the Internet.