• +355 33 222288
  • info@univlora.edu.al

Njoftime ne UniVlora

Takim me Z. Scott Miller – Ekspert Ndërkombëtar në Politikë Fiskale dhe Zhvillim Ekonomik

UniVlora

Në Fakultetin e Ekonomisë të Universitetit “Ismail Qemali” Vlorë u zhvillua një forum i hapur me praninë e Z. Scott Miller, ekspert amerikan me një karrierë të gjatë në politikë fiskale, zhvillim ekonomik dhe investime publike. Aktiviteti u organizua në bashkëpunim me organizatën Leader Impact dhe synoi të ofrojë një perspektivë ndërkombëtare mbi sfidat ekonomike dhe menaxhimin fiskal për studentët e ciklit të parë dhe të dytë.

I pranishëm në këtë aktivitet ishte gjithashtu edhe z. Hiro Isogawa, pronar i “Two Miles” dhe konsulent kontabiliteti nga Kalifornia, SHBA. Ai ndau eksperiencën e tij mbi praktikat ndërkombëtare të kontabilitetit dhe edukimit financiar, duke nxitur reflektim dhe interesim nga të rinjtë për menaxhimin efikas të financave.

Zv. Dekania e Fakultetit të Ekonomisë, Dr. Blerina Dervishaj, përshëndeti të ftuarit dhe theksoi rëndësinë e ndërlidhjes së teorisë me përvojën praktike ndërkombëtare: “Mr. Miller, we’re very happy to have you here with us today at the University of Vlora. Thank you for taking the time to be with our students and to share your experience and ideas. We hope you enjoy your time in our city and feel warmly welcomed by our academic community.”

UniVlora
Trajnim për pajisjen e monitorimit të ajrit KUNAK!
UniVlora
Dita Botërore e Dhurimit të Gjakut
UniVlora
Takim me Z. Scott Miller – Ekspert Ndërkombëtar në Politikë Fiskale dhe Zhvillim Ekonomik

Programet Tona

Scroll to top