Thirrje mobiliteti për stafin e UV-së në “Aurel Vlaicu University of Arad” në Rumani.
Universiteti “Ismail Qemali”, Vlorë në bashkëpunim me “Aurel Vlaicu University” hap thirrjen për mobilitete stafi në kuadër të Programit Erasmus+KA171 ICM.
Mobiliteti përfshin:
- Lloji i mobilitetit: Mësimdhënie ose Trajnim.
- Numri i kuotave: 4 për mësimdhënie dhe 2 për trajnim.
- Periudha e mobilitetit: 07 – 11/07/2025 në javën Erasmus.
- Dieta ditore: 140 Euro/ditë.
- Shpenzime udhëtimi: 275 Euro. Shpenzimet e udhëtimit përllogariten në bazë të largësisë sipas linkut ketu
Kriteret për aplikantët:
- Personel akademik i punësuar me kontratë me angazhim me kohë të plotë me afat të pacaktuar në UV, i cili lidhet me fushat sipas kodit ISCED në marrëveshjen ndër-institucionale: 011 Education; 023 Languages; 041 Business and administration; 061 Information and Communication Technologies; 071 Engineering and engineering trades.
- Personel ndihmës akademik me karakter administrativ me kontratë me angazhim me kohë të plotë me afat të pacaktuar në UV.
- Personel me kontratë me angazhim me kohë të plotë me afat të pacaktuar në UV, i cili është student doktorate.
- Njohja e gjuhës angleze ose rumune të jetë minimumi niveli B2.
Kriteret dhe procedura e përzgjedhjes:
Stafi do të përzgjidhet në bazë të rregullores së Universitetit “Ismail Qemali” për implementimin e marrëveshjeve ndër-institucionale në kuadër të programit Erasmus+ KA1 International Credit Mobility.
Dokumentet e nevojshme për aplikim:
- Formular i aplikimit.
- Kopje të pasaportës.
- Vërtetim punësimi.
- CV në gjuhën angleze.
- Certifikata e gjuhës së huaj që vërteton njohjen e gjuhës së huaj të kërkuar sipas marrëveshjes së mobilitetit. Përjashtim nga ky detyrim bëjnë stafi që është i diplomuar për gjuhë angleze.
- Vërtetim nga Rektori / Dekani i Fakultetit tuaj që ju lejon të shkëputeni për të kryer mobilitetin.
Dokumentet duhet të dorëzohen pranë Sektorit të Marrëdhënieve me Jashtë pranë Rektoratit, Kati i II-të brenda datës 12/06/2025.
Më shumë informacion mbi universitetin pritës gjendet në linkun https://www.uav.ro/en/university
Për më shumë informacion rreth mobilitetit mund të kontaktoni me Sektorin e Marrëdhënieve me Jashtë (international@univlora.edu.al ).
Universiteti “Ismail Qemali”, Vlorë ju uron suksese!
You need to be sure there isn't anything embarrassing hidden in the repeat predefined chunks as nessing hidden in the repeat predefined chunks as necessary, making this the first true generator on the Internet.