• +355 33 222288
  • info@univlora.edu.al

Njoftime ne UniVlora

Njoftim punësimi për pozicionin "Mirëmbajtës" në sektorin e shërbimeve

UniVlora

NJOFTIM PUNESIMI PËR POZICIONIN E  PUNËS “MIRËMBAJTËS” NË SEKTORIN E SHËRBIMEVE NË UNIVERSITETIN  “ISMAIL QEMALI”, VLORË

Detyrat dhe përgjegjësitë 

  • Mirëmban ambjentet mësimore dhe jo mësimore.
  • Konstaton dhe riparon dëmet për mirëfunksionimin e punës në institucion. 


Kritere të përgjithshme që duhet të plotësojë/në kandidati/ët

  • Të jetë shtetas/e shqiptar/e.
  • Të zotrojë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur.
  • Të ketë zotësi të plotë për të vepruar.
  • Të jetë i aftë nga ana shëndetësore për të kryer detyrën përkatëse.
  • Të zotërojë aftësitë e nevojshme profesionale për vendin e punës për të cilin konkuron;
  • Të ketë aftësinë e punës në grup dhe të  komunikimit  etiko-profesional me kolegët dhe eprorët;
  • Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë të Gjykatës për kryerjen e një vepre penale si dhe të mos jetë person nën hetim për vepra të rënda penale;
  • Kandidati nuk duhet të ketë patur background negativ në eksperiencat e mëparshme në punë dhe të mos jenë marrë ndaj tij masë disiplinore “largim nga puna”;
  • Të mos jetë në proces gjyqësor me Universitetin “Isamil Qemali” Vlorë;
  • Të mos ketë vepruar ose propaganduar në drejtim të prishjes së imazhit të Universitetit “Ismail Qemali” Vlorë dhe autoriteteve drejtuese , në median vizive dhe/apo të shkruar, rrjetet sociale etj.


Kriteret të veçanta që duhet të plotësoj/në kandidati/ët

  • Të ketë mbaruar minimalisht arsimin e mesëm
  • Dëshmi kualifikimi nga Qendra e Formimit Profesional me profil, ose Elektriçist, ose Hidraulik, ose Mobilier” - (Sipas nevojave dhe prioriteteve të Institucionit).
  • Eksperienca të mëparshme të punës në fushën e kërkuar përbën avantazh.
  • Preferohet të jetë banor në qytetin e Vlorës.

Dokumentacioni i kërkuar

  • Formulari i aplikimit i plotësuar nga aplikanti, gjendet në adresën (www.univlora.edu.al),
  • Jetëshkrim/Curriculum Vitae,
  • Diploma e shkollës së mesme (kopje e noterizuar),
  • Kopje e noterizuar e dëshmisë përkatëse të kualifikimit nga Qendra e Formimit Profesional.
  • Libreza e punës ose vërtetim zyrtar për periudhën kohore të punësimit nga organi tatimor (origjinal ose kopje të noterizuar),
  • Raport mjekësor për aftësinë në punë, lëshuar 3 muajt e fundit (origjinal),
  • Vendim i gjendjes gjyqësore (dokument i lëshuar nga Ministria e Drejtësisë, Gjykata e Rrethit Gjyqësor dhe Prokuroria e Rrethit Gjyqësor ku kandidati ka vendbanimin),
  • Letërnjoftimi ID (fotokopje)


Shënim: Diplomat, çertifikatat, gradat dhe titujt e fituar në institucione të huaja arsimore, të shoqërohen me çertifikatën e njehsimit, bazuar në nenin 92 të Ligjit nr/ 80/2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në Institucionet e Arsimit të Lartë në Republikën e Shqipërisë”

Mënyra e aplikimit 

Dokumentat duhet të dorëzohen vetëm nëpërmjet shërbimit postar në adresën:

                                                             Universiteti “Ismail Qemali”, Vlorë. 

                                                             Sektori i Burimeve Njerëzore dhe Protokoll-Arkivës.  

                                                             Aplikim për punësim/pozicioni i punës: 

“Për personel administrativ  me angazhim me kohë të plotë në pozicionin “Mirëmbajtës” pranë Sektorit të shërbimeve”.

                                                          Lagja: “Pavarsia”, Rr: “Kosova” 9400 Vlorë, Shqipëri

Afati për aplikim 

✓ Afati për të aplikuar është 10 (dhjetë) kalendarike. Ky afat fillon nga dita e parë e shpalljes në faqen zyrtare të internetit të UV-së. 


Formulari i aplikimit

UniVlora
Trajnim për pajisjen e monitorimit të ajrit KUNAK!
UniVlora
Dita Botërore e Dhurimit të Gjakut
UniVlora
Takim me Z. Scott Miller – Ekspert Ndërkombëtar në Politikë Fiskale dhe Zhvillim Ekonomik

Programet Tona

Scroll to top