• +355 33 222288
  • info@univlora.edu.al

Njoftime ne UniVlora

Miratohet programi i ri i studimit me karakter profesional “Asistencë në Geriatri”

UniVlora

Ministira e Arsimit dhe Sportit me Urdhërin Nr. 233 të datës 05.06.2025 ka miratuar hapjen e programit të studimit me karakter profesional Asistencë në Geriatri. Ky program studimi do të ofrohet nga Departamenti i Infermierisë pranë Fakultetit të Shëndetit, Universiteti “Ismail Qemali”, Vlorë.

Programi me kohëzgjatje 2 vite akademik (4 semestra) u jep mundësinë studentëve të marrin një diplomë të nivelit 5, referuar Kornizës Kombëtare të Kualifikimeve. Hapja e këtij programi të ri studimi është një tjetër mundësi për maturantët për të ndjekur studimet e tyre në Fakultetin e Shëndetit.
Ky sukses i fundit tregon qartazi punën e vazhdueshme dhe të palodhur të autoriteteve drejtuese, stafit akademik, ndihmës akademik dhe administrative të Universitetit “Ismail QemalI”, Vlorë.

UniVlora
Trajnim për pajisjen e monitorimit të ajrit KUNAK!
UniVlora
Dita Botërore e Dhurimit të Gjakut
UniVlora
Takim me Z. Scott Miller – Ekspert Ndërkombëtar në Politikë Fiskale dhe Zhvillim Ekonomik

Programet Tona

Scroll to top