Thirrje mobiliteti për studentët e UV-së në “University of Cantabria” në Spanjë.
Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë në bashkëpunim me “University of Cantabria” hap thirrjen për mobilitete studenti në kuadër të Programit Erasmus+KA171 ICM.
Mobiliteti përfshin:
- Lloji i mobilitetit: Studim.
- Kohëzgjatja: 5 muaj.
- Numri i kuotave: 3 (tre).
- Periudha e mobilitetit: Semestri vjeshtë 2025.
- Bursa: 850 Euro/muaj.
- Shpenzime udhëtimi: 309 Euro. Shpenzimet e udhëtimit përllogariten në bazë të largësisë sipas linkut: https://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/resources/distance-calculator_en
Aplikantët duhet të plotësojnë kriteret si vijon:
- Të jenë studentë në vitin e tretë në "Bachelor" ose në "Master".
- Të jenë studentë, i cili lidhet me fushat sipas kodeve ISCED në marrëveshjen ndër-institucionale: 0110 Education, 0222 History, 0311 Economics dhe 041 Business Administration.
- Të jenë student, të cilët nuk e kanë përmbushur periudhën e lejuar të realizimit të mobilitetit brenda një cikli studimi (prej 12 muajsh në total).
- Njohja e gjuhës spanjolle minimumi niveli B1 ose njohja e gjuhës angleze minimumi niveli B2.
Kriteret e përzgjedhjes:
Studentët do të përzgjidhen në bazë të skemës së publikuar prej “University of Cantabria” në linkun: https://web.unican.es/en/Studying/Documents/KA171-2023-2024-SMS-IN-20032025.signed.Imprimible.pdf
Në rast të kandidatëve me pikë të barabarta:
- Prioritet do t’u jepet studentëve që u përkasin grupeve me diversitete sociale ekonomike, gjinore, racore, ngjyre, aftësi të veçanta, etj.
- Barazia gjinore (aty ku është e mundur, të përzgjidhen kandidatë të barabartë në numër për nga gjinia).
- Prioritet do t’u jepet studentëve që nuk kanë përfituar më parë nga programi Erasmus+ KA1.
Dokumentet e nevojshme për aplikim:
- Formular aplikimi.
- Kopje ID / pasaportë.
- Vërtetim studenti.
- Lista e notave.
- Letër motivimi në anglisht.
- Çertifikata e gjuhës së huaj që vërteton nivelin e njohjes së gjuhës së kërkuar, përjashtim nga ky detyrim bëjnë studentët e diplomuar për gjuhë angleze.
- CV sipas modelit Europass.
- Marrëveshja lëndore sipas modelit bashkëlidhur kësaj thirrje.
- Dokument që vërteton që studenti u përket grupeve me diversitete sociale ekonomike, gjinore, racore, ngjyre, aftësi të veçanta, nga familje që trajtohen me ndihmë ekonomike ose bursë nga shteti etj, (nëse e dispononi).
Dokumentet duhet të dorëzohen pranë Sektorit të Marrëdhënieve me Jashtë pranë Rektoratit, Kati i II-të brenda datës 25/04/2025.
Më shumë informacion mbi universitetin pritës dhe katalogun e kurseve e gjeni në linket:
- Website: https://web.unican.es/en/Pages/default.aspx
- Kurse në anglisht: https://web.unican.es/en/Studying/academic-offer/courses-taught-in-english
- Kurse në spanjisht (Bachelor): https://web.unican.es/estudios/estudios-de-grado
- Kurse në spanjisht (Master): https://web.unican.es/estudios/estudios-de-masteroficial
- Kurse në anglishte miqësore: https://web.unican.es/en/Studying/academic-offer/englishfriendly-courses
Formularin e aplikimit mund ta shkarkoni këtu. Për më shumë informacion rreth skemës së mobilitetit dhe mënyrës së aplikimit mund të kontaktoni me:
- Koordinatoren e marrëveshjes, Dr. Eliona Lici (eliona.lici@univlora.edu.al)
- Sektorin e Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë (international@univlora.edu.al).
You need to be sure there isn't anything embarrassing hidden in the repeat predefined chunks as nessing hidden in the repeat predefined chunks as necessary, making this the first true generator on the Internet.