• +355 33 222288
  • info@univlora.edu.al

Njoftime ne UniVlora

Bursa Erasmus+ për staf akademik në “Jan Kochanowski University of Kielce”, Poloni

UniVlora

Thirrje mobiliteti për stafin e UV-së në “Jan Kochanowski University of Kielce” në Poloni

Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë në bashkëpunim me “Jan Kochanowski University of Kielce” hap thirrjen për mobilitete stafi në kuadër të Programit Erasmus+KA171 ICM.

Mobiliteti përfshin:
  • Lloji i mobilitetit: Mësimdhënie
  • Numri i kuotave: 3 (tre).
  • Periudha e mobilitetit: 7 ditë (5+2) gjatë semestrit pranverë 2025.
  • Dieta ditore: 140 Euro/ditë.
  • Shpenzime udhëtimi: 275 Euro. Shpenzimet e udhëtimit përllogariten në bazë të largësisë sipas linkut: https://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/resources/distance-calculator_en
Kriteret për aplikim:
  • Personel akademik i punësuar me kontratë me angazhim me kohë të plotë me afat të pacaktuar në UV, i cili lidhet me fushat sipas kodeve ISCED në marrëveshjen ndër-institucionale: 0230 Languages not further defined, 0110 Education not further defined dhe 0421 Law.
  • Njohja e gjuhës angleze ose polake minimumi niveli B2.
Kriteret dhe procedura e përzgjedhjes:

Stafi do të përzgjidhet në bazë të skemës së miratuar në rregulloren “Për Implementimin e Marrëveshjeve Ndër-institucionale në Kuadër të Programit Erasmus+ KA171 International Credit Mobility’’(https://univlora.edu.al/wp-content/uploads/2019/05/Vendim-Senati-nr.-19.pdf)

Dokumentet e nevojshme për aplikim:
  • Formular i aplikimit.
  • Kopje të pasaportës.
  • Vërtetim punësimi.
  • CV në gjuhën angleze.
  • Certifikata e gjuhës së huaj që vërteton njohjen e gjuhës së huaj të kërkuar sipas marrëveshjes së mobilitetit. Përjashtim nga ky detyrim bëjnë stafi që është i diplomuar për gjuhë angleze.
  • Vërtetim nga Rektori / Dekani i Fakultetit tuaj që ju lejon të shkëputeni për të kryer mobilitetin.

Dokumentet duhet të dorëzohen pranë Sektorit të Marrëdhënieve me Jashtë pranë Rektoratit, Kati i II-të brenda datës 21/04/2025.

Më shumë informacion mbi universitetin pritës gjendet në linkun en.ujk.edu.pl

Formularin e aplikimit mund ta shkarkoni këtu. Për më shumë informacion rreth skemës së mobilitetit dhe mënyrës së aplikimit mund të kontaktoni me:

  • Dr. Armela Panajoti, Koordinatoren e marrëveshjes (armela.panajoti@univlora.edu.al).
  • Asoc. Kozeta Hyso, Drejtuese e Departamentit të Gjuhëve të Huaja (kozeta.hyso@univlora.edu.al ).
  • Sektorin e Marrëdhënieve me Jashtë (international@univlora.edu.al ).

Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë ju uron suksese!

UniVlora
Bursa Erasmus+ për studentë në “Romanian Naval Academy Mircea cel Batran”, Rumani
UniVlora
Leksion i hapur me pjesëmarrjen e Akademisë së Forcave të Armatosura
UniVlora
Raporti i analizës së rezultateve të pyetësorit të Alumni-t

Programet Tona

Scroll to top