Njoftim punësimi

njoftim pune njoftim punesim

NJOFTIM

 

Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë, bazuar në vendimet  e Bordit të Administrimit Nr.19 datë 14.07.2017, “ Për përcaktimin e kritereve dhe procedurave për punësimin  e personelit administrativ në vendet e lira të punës në Universitetin “Ismail Qemali”, Vlorë“ si dhe në Vendimin Nr. 28 datë 28.09.2017 “Për përcaktimin e kritereve dhe procedurave për punësimin e sanitares në Universitetin “Ismail Qemali“ Vlorë“ shpall njoftimin për konkurim të hapur, për vendet e lira të punës në Universitetin “Ismail Qemali“, Vlorë:

 

 

  1. SPECIALIST FINANCE NË DREJTORINË E SHËRBIMEVE MBËSHTETËSE (NJË VEND I LIRË) SI MË POSHTË:

Lloji i diplomës “Arsim i Lartë” niveli minimal i diplomës “Master Shkencor”

– Kategoria e pagës  IV-a.

Përshkrimi përgjithësues i punës për pozicionin si më sipër është:

  1. Kontabilizon të ardhurat mujore sipas fakulteteve.
  2. Kryen Kontabilizimin e bankës, të shpenzimeve, të situacioneve, të të ardhurave.
  3. Ndihmon Drejtorinë në mbylljen e pasqyrave financiare.
  4. Kryen punë administrative të natyrave të ndryshme, sipas problematikave që dalin.
  5. Ndihmon Drejtorin dhe Administratorin për hartimin e planit buxhetor afatmesëm dhe atij vjetor.
  6. Kontrollon të gjithë praktikat që vijnë për likujdimin për saktësinë e dokumentacionit dhe të fondit të përdorur, duke ballafaquar me buxhetin e planifikuar.
  7. Kontabilizon magazinën dhe e rakordon atë çdo tre muaj me magazinierin.

 

 

KRITERET E VEÇANTA

 

Kandidatët duhet të plotësojnë kriteret e veçanta si vijon:

  • Të zotërojnë diplomë të nivelit “Master Shkencor”, Fakulteti i Ekonomisë. (Diplomat të cilat janë marrë jashtë vendit, duhet të jenë të njohura paraprakisht pranë institucionit përgjegjës për njehsimin e diplomave sipas legjislacionit në fuqi).
  • Të kenë eksperiencë pune jo më pak se 3 vjet.
  • Të kenë aftësi të mira komunikuese dhe të punës në grup.

 

 

DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT

Kandidatët duhet të dorëzojnë pranë njësisë së burimeve njerëzore të Universitetit ”Ismail Qemali” Vlorë ku ndodhet pozicioni për të cilin ata dëshirojnë të aplikojnë, dokumentet si më poshtë:

  • Kërkesë për ketë pozicion;
  • Jetëshkrim;
  • Kopje të diplomës dhe të listës së notave (noterizuar)
  • Kopje e librezës së punës;
  • Fotokopje të kartës së identitetit ID;
  • Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
  • Referenca nga punëdhënës të mëparshëm,
  • Dëshmi të kualifikimeve;
  • Dëshmi të njohjes së gjuhës së huaj dhe përdorimit të kompjuterit (të noterizuar)
  • Deklaratë e kandidatit për mos pasjen e konfliktit të interesit dhe nepotizëm me personelin e Universitetit “Ismail Qemali” Vlorë, që shkarkohet në faqen e U.V;
  • Vërtetim e gjendjes gjyqësore
  • Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj;

 

Aplikantët të cilët i dorëzojnë dokumentat të pa noterizuara, ose kanë mangësi në dokumentacion skualifikohen menjëherë dhe nuk i nënshtrohen fazës së dytë.

 

Dokumentat duhet të dorëzohen vetëm nëpërmjet shërbimit postar në adresën: Universiteti “Ismail Qemali”, Vlorë, Zyra e protokollit me shënimin Për procedurën e konkurrimit për Specialist Finance në Universitetit “Ismail Qemali”, Vlorë. Afati i fundit i dorëzimit 02.05.2018:

 

FUSHAT E NJOHURIVE, AFTËSITË DHE CILËSITË MBI TË CILAT DO TË ZHVILLOHET INTERVISTA

 

Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me:

  1. Njohuritë mbi financat publike dhe legjislacionin financiar’
  2. Ligjin nr.10296, datë 08.07.2010, “Për Menaxhimin Financiar dhe Kontrollin
  3. Njohuritë mbi ligjin nr. 9936, datë 26.06.2008 ”Për Menaxhimin e Sistemit Buxhetor në Republikën e Shqipërisë” ;
  4. Udhëzimi Nr. 2 datë 06.02.2012”Për procedurat standarte të zbatimit të buxhetit”
  5. Udhezimit nr. 30 datë 27.12.2011 ”Për Menaxhimin e aktiveve në njësitë e sektorit publik”;
  6. Njohuritë mbi Ligjin për kontabilitetin dhe pasqyrat financiare;
  7. Njohuritë mbi Kodin e Procedurave Administrative;
  8. Ligjin nr. 80/2015 ”Për Arsimin e Lartë dhe Kërkimin Shkencor në Republikën e Shqipërisë”.

 

MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE

 Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar:

Kandidatët do të vlerësohen për përvojën, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën, si dhe certifikimin pozitiv. Totali i pikëve për këtë vlerësim është 60 pikë.

Kandidatët gjatë intervistës së strukturuar me gojë do të vlerësohen në lidhje me:

  • Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin e pozicionit të punës;
  • Eksperiencën e tyre të mëparshme;
  • Motivimin, aspiratat dhe pritshmërinë e tyre për karrierën.

Totali i pikëve për këtë vlerësim është 40 pikë.

 

Afati që u lihet kandidatëve për të aplikuar është 2 javë kalendarike  nga dita e publikimit të njoftimit në faqen zyrtare të internetit të Universitetit “Ismail Qemali” Vlorë. Njoftimi publikohet dhe në Buletinin e Njoftimeve Publike.

 

ZARFAT E ARDHUR PAS KËTIJ AFATI NUK DO T’I KALOHEN KOMISIONIT PËR VLERËSIM.

 

 

  1. PUNONJËS PASTRIMI/SANITAR (NJË VEND I LIRË) SI MË POSHTË:

 

Përshkrimi përgjithësues i punës për pozicionin si më sipër është:

 

  • Të pastrojë dhe mirëmbajë nga ana higjeno-sanitare dhe funksionale e ambjenteve të brendshme, të jashtme dhe te ambjenteve hido-sanitare (tualeteve) që janë në administrim të universitetit “Ismail Qemali“, Vlorë.

 

KRITERET QË DUHET TË PLOTËSOJË APLIKANTI

  • Të ketë eksperiencë pune
  • Të ketë aftësi të mira komunikimi dhe koordinimi
  • Të zotërojë minimalisht diplomë të arsimit bazë .

 

DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATET E DORËZIMIT

Kandidatët duhet të dorëzojnë pranë Zyrës së Burimeve Njerëzore të Universitetit “Ismail Qemali” Vlorë, dokumentet si më poshtë:

  • Leter interesi që shpjegon përshtatshmërinë për pozicionin
  • Jetëshkrimin
  • Kopje të diplomës dhe të Listës së notave (noterizuar)
  • Kopje të librezës së punës.(e noterizuar)
  • Fotokopje te kartës së identitetit ID
  • Vërtetim të gjendjes shëndetësore
  • Deklaratë e kandidatit për mos pasjen e konfliktit të interesit me Universitetit “Ismail Qemali” Vlore
  • Vërtetimin e gjendjes gjyqësore.
  • Aplikantët të cilët i dorezojne dokumentat te pa noterizuar ose kane mangesi ne dokumentacion s’kualifikohen menjehere.
  • Dokumentat duhet të dorëzohen vetëm nëpërmjet shërbimit postar në adresën: Universiteti “Ismail Qemali”, Vlorë, Zyra e Protokollit.
  • Afati i aplikimit dhe dorëzimit të dokumentave është 14 ditë, nga dita e publikimit të njoftimit në A.P.P, Tiranë