Njësia e Vlerësimit dhe Sigurimit të Brendshëm të Cilësisë së Institucionit u fut në strukturën e Universitetit si një njësi e re, pas miratimit që bëri Senati Akademik i Universitetit “Ismail Qemali” Vlorë me Vendimin Nr.84, datë 12.12.2016 dhe në zbatim të shkronjës j të Nenit 38 dhe Nenit 116 të Ligjit 18/20 “Për Arsimin e Lartë dhe Kërkimin Shkencor në Republikën e Shqipërisë”. Misioni i Njësisë së Cilësisë është që të përcaktoj pritshmëritë, të rrisë standartet e punës dhe të garantojë se gjithçka është kryer me efikasitet. Roli kryesor i Njesisë është përmirësimi i cilësisë dhe ndërkombëtarizimi.
Përbërja e Njësisë
Përgjegjësi i Njësisë:
Specialist:
Specialist: Xhoana Nasufi
Detyrat e Njësisë
Veprimtaritë kryesore të njësisë janë:
- Të verifikojë, të masë dhe vlerësojë, krahasuar me standartet e kërkuara realizimin e objektivave kryesorë të programeve të studimeve dhe cilësinë e programeve të ofruara.
- Të verifikojë, të masë dhe të vlerësojë, krahasuar me standartet e kërkuara, cilësinë e organizimit të programeve të studimeve të ofruara.
- Të verifikojë, të masë dhe të vlerësojë, krahasuar me standartet e kërkuara objektivat kryesore të kërkimit dhe cilesine e veprimtarise shkencore.
- Të verifikojë, të masë dhe vlerësojë rezultatet e kërkimit, përhapjen, vlerësimin dhe transferimi i tyre.
- Të verifikojë, të masë dhe vlerësojë objektivat kryesore të menaxhimit Institucional.
- Të verifikojë, të masë dhe vlerësojë cilësitë e menaxhimit të shprehura në termat përmbledhë si: autonomia, organizimi i Institucioneve të Arsimit të Lartë, partneriteteve te realizuar ne kuader te nderkombetarizimit te institucionit, menaxhimi i Burimeve Njerëzore, menaxhimi financiar i institucionit dhe menaxhimin i sistemeve të informacionit.
Standarde të Cilësisë
Standarde Shtetërore të Cilësisë për:
Vlerësimin dhe Akreditimin Institucional të Institucioneve të Arsimit të Lartë
Vlerësimin dhe Akreditimin e Programeve të Studimeve të Ciklit të Parë të IAL.
Vlerësimin dhe Akreditimin e Programeve të Studimeve të Ciklit të Dytë të IAL.
Vlerësimin dhe Akreditimin e Programeve të Studimeve të Ciklit të Tretë të IAL.
Standarde Evropiane të Cilësisë
Standarde dhe Udhëzime për Sigurimin e Cilësisë në Hapësirën Europiane të Arsimit të Lartë
Raporte Vlerësimi
Vendimi i Akreditimit (2017-2020)
Linke të Rëndësishme
– MASH www.mash.gov.al
– APAAL www.aaal.edu.al
Na Kontaktoni:
njesiasigurimitcilesise@univlora.edu.al