Në kuadrin e “Ditës botërore kundër HIV dhe AIDS”, më dt. 03.12.2018 Fakulteti i Shëndetit Publik organizoi dy aktivitete të promocionit shëndetësor për jetën e shëndetshme në komunitet

njoftime Sherbime per komunitetin Promocion shendetsor

Në kuadrin e “Ditës botërore kundër HIV dhe AIDS”, më dt. 03.12.2018 Fakulteti i Shëndetit Publik organizoi dy aktivitete të promocionit shëndetësor për jetën e shëndetshme në komunitet.

Qendra Studimore për Shëndetin Publik në bashkëpunim me Kolegjin Universitar Pavarësia Vlorë dhe me pjesëmarrjen e studentëve të FSHP në Master Shkencor organizoi aktivitetin promocional informues dhe sensibilizues me temë: Vepro kundër HIV-AIDS. “Forcohu në Njohuri. Testohu. Informohu & Përfshihu.

Njëkohësisht ishte Departamenti i Kujdesit Shëndetësor ai që organizoni aktivitetin me temë: “Ti dhe ne mund ta ndalojmë HIV” me maturantët e Gjimnazit Ali Demi, Vlorë.

Edukimi i bazuar në  shkollë i HIV / AIDS është një strategji e përbashkët dhe e provuar për të siguruar informata për HIV / AIDS tek të rinjtë. Sensibilizimi dhe informimi i të rinjve u realizua nëpërmjet fletëpalosjeve të ndryshme, posterave, si dhe materialeve të prezantuara nga stafi akademik i FSHP. Për realizimin e aktivitetit u angazhuan edhe disa studentë të FSHP në Master Shkencor, të cilët kishin përgatitur përgjigjet për pyetjet më të shpeshta ndaj HIV dhe AIDS.

HIV (Virusi i Imunodeficiencës Njerëzore) është virusi i cili prek dhe dobëson sistemin imunitar të organizmit të njeriut duke e lënë atë të pambrojtur nga infeksionet dhe nga disa lloje kanceri. Shkatërrimi dhe dëmtimi gradual i funksionit të qelizave të imunitetit i bën gradualisht individët e infektuar pacientë imunodeficient, të ndjeshëm për një gamë të gjerë infeksionesh, lloje kanceri dhe sëmundjesh të tjera që njerëzit me sisteme të shëndetshme të imunitetit mund të luftojnë. Funksioni imun i organizmit matet nëpërmjet numërimit të qelizave të quajtura CD4. Faza më e avancuar e infeksionit HIV është AIDS, i cili mund të zgjasë nga 2 deri në 15 vjet për t’u zhvilluar, në varësi të individit. AIDS është përcaktuar si zhvillimi i llojeve të ndryshme të  kancerit, infeksioneve apo manifestimeve të tjera të rënda klinike.

Testimi është i rëndësishëm. Testimi i rregullt i HIV duhet të jetë pjesë e rutinës shëndetësore. Nuk duhet harruar, HIV nuk është një dënim me vdekje – njerëzit që jetojnë me HIV mund të jenë dhe të shëndetshëm!