njoftime

[:sq]Miratim unanimisht i Përkufizimit të Përdorshëm për Antisemitizmin të Përcaktuar nga Aleanca Ndërkombëtare për Përkujtimin e Holokaustit[:]

[:sq]

Nën cilësinë e Rektorit të Universitetit “Ismail Qemali”, Vlorë kam kënaqësinë tju bëj me dije se, më datë 07.12.2020 Senati Akademik, si organi kolegjial më i lartë i Institucionit, me Vendim Numër 111, miratoi unanimisht Përkufizimin e Përdorshëm për Antisemitizmin të Përcaktuar nga Aleanca Ndërkombëtare për Përkujtimin e Holokaustit në seancën plenare zhvilluar në Bukuresht në datën 26 maj 2016 sipas të cilit: “Antisemitizmi është një perceptim i caktuar për hebrenjtë, i cili mund të shprehet si urrejtje ndaj hebrenjve. Manifestimet retorike dhe fizike të antisemitizmit drejtohen ndaj individëve hebrenj ose jo hebrenj dhe/ose ndaj pronës së tyre, ndaj institucioneve dhe objekteve fetare të komunitetit hebraik”.

Miratimi i këtij përkufizimi vjen në vazhdën e traditës së mbështetjes dhe rolit të veçantë të qytetit të Vlorës në krijimin e dimensioneve dhe hapsirave për hebrenjtë, duke i mbrojtur dhe strehuar specifikisht gjatë holokaustit, si dhe të parimeve të Universitetit “Ismail Qemali”, Vlorë, në edukimin dhe orientimin e brezave të rinj drejt vlerave të bashkëjetesës, tolerancës dhe të drejtave të  njeriut.

Universiteti “ Ismail Qemali” e cilëson përdorimin e këtij përkufizimi, si një instrument orientues gjatë veprimtarisë së tij, një hap të rëndësishëm në luftën globale kundër antisemitizmit dhe kërcënimeve ndaj vlerave liberale demokratike.

Ndihemi të nderuar, që mund të cilësohemi Institucioni i Parë i Arsimit të Lartë në Republikën e Shqipërisë, si dhe të renditemi në krahë të Universiteteve Ndërkombëtare të 24 vendeve të Europës që kanë adaptuar tanimë këtë përkufizim jetësor dhe mirëkuptues, duke dëshmuar edhe një herë angazhimin e UV-së në ndëmarrjen dhe rritjen e masave sensiblizuese dhe edukative kundër ekstremizmit të dhunshëm, manifestimit të intolerancës dhe diskriminimit duke përfshirë edhe antisemitizmin.

Rektori

Prof. Dr. Roland ZISI

[:]