Komisioni i Apelimit








Në zbatim të nenit 39 në Rregulloren nr. 2459/1, datë 15.03.2016 “Për organizmin e zgjedhjeve të para për autoritetet dhe organet drejtuese në institucionet publike të arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë” ftohen të gjithë anëtarët e personelit akademik, të cilët nuk kandidojnë për autoritet drejtues dhe/ose për anëtar në organet drejtuese të çdo niveli, të kandidojnë për anëtar të Komisionit të Apelimit.

Regjistrimi i kandidatëve do të kryhet pranë sekretarisë së Senatit Akademik të Universitetit “Ismail Qemali” Vlorë, kati i tretë, godina A, deri në datën 21.03.2016, ora 8:00-16:00.

Kandidatët fitues do të zgjidhen me short nga Senati Akademik. Numri i anëtarëve të zgjedhur nga Senati Akademik do të jetë tre.

Për më shumë informacion mbi Komisionin e Apelimit, detyrat dhe mënyrën e funksionimit të tij si dhe regjistrimin e kandidatëve për anëtar të këtij komisioni, lutemi t’i referoheni Rregullores nr. 2459/1, datë 15.03.2016.