KLINIKA E LIGJIT

Aktivitete njoftime Njoftime FSHH

Në datën 04 Tetor 2018  në sallën “Rilindja”, pranë Rektoratit është zhvilluar Ceremonia e Promovimit për Klinikën e Ligjit”

Folës kryesorë në këtë takim ishin Z.Sokol Bana – Zv/Rektor Për Kërkimin Shkencor dhe Zhvillimin Institucional, Znj. Ina Xhepa –Drejtore Ekzekutive Qendra Europiane, Z. Erjon Hitaj,–Shef i Departamentit të Drejtësisë UV, Z. Ilir Kanaj – avokat i Klinikes dhe Znj. Dorjana Canaliaj – studente Departamentit te Drejtësisë.

Klinika e Ligjit pranë Departamentit te Drejtësisë, Fakulteti të Shkencave Humane të Universitetit „Ismail Qemali” Vlorë është pjesë e një projekti të mbështetur nga Fondacioni Shoqeria e Hapur për Shqipërinë dhe zbatuar nga Fondacioni Qendra Europiane.

Nepermjet Klinikës së Ligjit synohet ofrimi i edukimit ligjor dhe i ndihmës juridike falas për qytetarët dhe komunitetet në nevojë, si dhe aftësimi në praktikë i studentëve. Klinika përbëhet nga staf i kualifikuar, avokatë dhe juristë me përvojë në trajtimin e çështjeve administrative dhe civile

.